LIVE UPDATES
Bota

Shembja në Florida, 4 të vdekur dhe 159 të pagjetur nën rrënoja

25 Qershor 2021, 14:30 Nga DOSJA
Shembja në Florida, 4 të vdekur dhe 159 të pagjetur nën

SHBA- Të paktën katër persona humbën jetën pas shembjes së një godine 12 katëshe në periferi të Majamit ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimin për 159 të pagjetur. Kryebashkiakja e qarkut Majami-Dejd tha se numri i të zhdukurve është rritur nga 99 sa ishte në fillim dhe se tre trupa të tjerë pa shenja jete u nxorrën nga rrënojat gjatë natës. Vdekja e një personi tjetër ishte raportuar të enjten. 110 persona tjerë, vendndodhja e të cilëve fillimisht nuk dihej, janë gjetur dhe janë shpallur të sigurt.

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet për të mbijetuarit e mundshëm nën rrënojat e ndërtesës 12 katëshe në periferi të Majamit, ndërsa numri i viktimave vazhdon të rritet.

“Për fat të keq, kjo ishte një natë tragjike. Kemi arritur të gjejmë dhe shpallim të sigurt 120 persona, që është një lajm shumë i mire, por numri i të pagjeturve ka shkuar në 159. Po ashtu, ju njoftojmë se numri i viktimave ka arritur në katër. Dua të jem e qartë lidhur me numrat. Ata mund të ndryshojnë vazhdimisht. Ne do të vazhdojmë t’ju inforojmë lidhur me ta. Tani mund të konfirmojmë se kemi katër vdekje”, njoftoi kryebashkiakja e Majami-Dejd, Daniella Levine Cava.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për shtetin e Floridës dhe urdhëroi ndihma federale për të përforcuar përpjekjet e autoriteteve shtetërore dhe atyre lokale në tejkalimin e kësaj situate.

Të enjten ekipet e specializuara të kërkim-shpëtimit arritën të dëgjojnë disa goditje dhe zhurma tjera, por jo zëra njerëzish, që vinin nga nën rrënojat e godinës së shembur në qytezën Sërfsajd pranë Majamit. Në disa filmime nga kamerat e sigurisë në orët e para të së enjtes, shihet se si ndërtesa ndahet në dysh, duke krijuar një re të madhe pluhuri që mbështjell gjithë zonën.

Ende nuk dihet shkaku i rrëzimit të ndërtesës së vjetër 40 vjeçare, megjithëse zyrtarët lokalë thanë se objekti po kryente punime në çati dhe disa riparime tjera. Zyrtarët thanë se kompleksi i ndërtuar në vitin 1981 po kalonte në një proces të riçertifikimit që kërkonte riparime, ndërsa ngjitur me të po punohej për ndërtimin e një blloku të ri.

80 nga rreth 130 apartamentet që ka gjithesj kompleksi kishin banorë. Pothuajse gjysma e tyre u dëmtuan ose shkatërruan nga shembja. Ekipet emergjente sollën pajisje të rënda për të stabilizuar pjesën e paprekur të ndërtesës.

Kompleksi përbëhej nga apartamente me dy dhoma gjumi me një vlerë 600 deri 700 mijë dollarë. Në këtë zonë gjenden apartamente të vjetra që jepen me qera, shtëpi dhe komplekse banimi, restorante e dyqane që frekuentohen nga banorë të përhershëm dhe turistë. Në zonë jetojnë shumë imigrantë rusë, familje hebraike dhe banorë që jetojnë për disa muaj të vitit në Florida, kur duan të largohen nga zonat e ftohta në veri të vendit.

Autoritetet lokale njoftuan se disa hotele kanë ofruar strehimin e banorëve të zhvendosur dhe se po organizohen operacione për t’u dërguar ushqime e ilaçe sipas nevojave.

VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota daniella levine cava joe biden daniella levine cava joe biden

Sondazh

Poll
Bota 25 Qershor 2021, 14:11

BRUKSEL- I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar ditën e sotme me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterre...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës