LIVE UPDATES
Aktualitet

Pezullohen 4 policë nga detyra, tentuan të kalonin të ëmën e Arben Bilalit me letra false drejt Anglisë… në skemë edhe

6 Shkurt 2020, 14:32 Nga DOSJA
Pezullohen 4 policë nga detyra, tentuan të kalonin të

TIRANË-Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave ka pezulluar nga detyra punonjësen e Policisë, Matilda Bilali, gruan e ish-policit të vrarë më 30 janar 2019, në zonën e Selitës. Bashkë me Bilalin, janë pezulluar nga detyra edhe: Liri Sinakoli, Aranit Dibra dhe Arta Mamani. SHÇBA njofton se të 4 efektivët e Policisë, kanë tentuar të kalojnë shtetasen K.B me pasaportë të falsifikuar jashtë vendit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se K.B është e ëma e ish-policit të vrarë. Nusja e Bilalit ka kërkuar ndihmën e kolegëve për të kaluar vjehrrën drejt Anglisë, një vit pas vrasjes së të shoqit. Specialistja e Krimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, është pezulluar nga detyra, ndërkohë që janë ende të paqarta motivet, pse e ëma e Arben Bilalit do të shkonte me letra false në Mbretërinë e Bashkuar. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Pas një hetimi pro-aktiv të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, në kuadër të një procedimi penal për veprën penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”, me vendim të Gjykatës janë caktuar masat e pezullimit të ushtrimit të detyrës për punonjësit e Policisë:  L.S., me detyrë në DPPSH; M.B., me detyrë në DPPSH; A.M., në Komisariatin e Policisë Rinas; A.D., në Komisariatin e Policisë Rinas. U vendos masa “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, për shtetasen K.B. Këta punonjës në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë konsumuar veprën penale të “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, duke dashur të mundësojnë kalimin e paligjshëm të kufirit shtetëror në Aeroportin e Rinasit, të një shtetaseje shqiptare me pasaportë të falsifikuar. Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Shkallës së Parë, Tiranë. SHÇBA fton çdo qytetar të denoncojë çdo shkelje të punonjësve të Policisë në numrin falas 0800 90 90.

 

Vrasja e Arben Bilalit dhe lirimi i Gjergji Cukalit, miku i Emiljano Shullazit që ia doli të fitonte lirinë duke bërë ping-pong me gjykatën

50-vjeçari Arben Bilali, u vra më 30 janar në zonën e Selitës, ku jetonte me familjen e tij. Ai ndodhej në një makinë bashkë me shokun e tij kur u qëllua me mbi 15 plumba breshëri nga një makinë Benz. Në harkun kohor të 20 viteve, Arben Bilali, është djali i tretë i familjes Bilali që vritet. Më herët i janë vrarë edhe dy vëllezërit, Bujar dhe Leonard Bilali. Shkak për vrasjen dyshohet se është hasmëria me familjen Xhabafti por edhe përfshirja e Bilalit në aktivitet të paligjshëm. Ai u qëllua në Selitë,  900 metra larg vendit ku 9 vite më parë u ekzekutua vëllai i tij, Leonard Bilali, ish-mundës i Dinamos.

I akuzuari kryesor për vrasjen e Arben Bilalit ishte Gjergji Cukali, miku i Emiljano Shullazit, që falë një vendimi të gjykatës së Apelit Tiranë, ia doli të rifitojë lirinë, disa muaj pas arrestimit. Ai u prangos me bujë në maj 2019, nga Forcat Shqiponja në zonën e Myslym Shyrit, pasi dyshohej si njeriu që ekzekutoi Bilalin. Ishte ADN ajo që çoi grupin hetimor drejt Cukalit, pasi pështyma që u gjet brenda në makinën e vrasësve të ish-policit, përkonte me mostra të vjetra pështyme që i janë arrestuar këtij personi kur është arrestuar disa vite më parë. Ishte kjo procedurë, që bëri që Gjykata e Apelit t’a quante të paligjshem procedurën e marrjes së ADN, dhe për rrjedhojë edhe lirimin e Cukalit. 

(A.B;F.G/ Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aranit dibra arta mamani liri sinakoli matilda bilali shçba aranit dibra arta mamani liri sinakoli matilda bilali shçba

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet