"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
SHBA shpalli Sali Berishën non-grata, reagon Tritan Shehu: Miku më pro-amerikan që kam njohur, ka kontribuar në 30-vite demo
19 Maj 2021, 17:15Nga DOSJA
TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar pas vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit për shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shehu shkruan se Berisha është miku më pro-amerikan që ai ka njohur. Ai shton se Berisha ka kontribuar gjatë përiudhës 30-vjeçare të demokracisë në Shqipëri, teksa krahas shkrimit ka vendosur foto të hershme të ish-kryeministrit.
Postimi i plotë i Tritan Shehut:
Gjate gjithe periudhes 30 vjecare te demokracise ne vendin tone, merita dhe kontributi i mikut tim Sali Berisha, njeriu dhe udheheqesi me pro amerikan dhe pro perendimor qe kam njohur, kane qene e do te jene thelbesore dhe te padiskutueshme. Ky vizion properendimor i tij na ka qartesuar ne perpjekjet tona per integrim, shoqeri te lire, drejtesi e mireqenie. Dhe do te jete e vlefshme deri ne arritjen e aspirates sone “e duam Shqiperine si gjithe Europa”….
Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall non-grata sot nga Departamenti Amerikan i Shtetit bashkë me familjen e tij. Lajmi u dha nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i cili njoftoi sot zyrtarisht se Berisha ka minuar demokracinë dhe se gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit është përfshirë në afera korruptive dhe ka pasuruar aleatët e tij politikë. Edhe pse nuk jep emra, DASH thekson se ka nevojë për një hetim të plotë në Shqipëri. Gruaja Liria, vajza Argita dhe djali, Shkëlzeni janë të prekur nga vendimi DASH, si persona të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA. Vetë Berisha e ka konsideruar të pabazë këtë vendim duke kërkuar që SHBA-të të bëjnë publike çdo provë që kanë kundër tij.
TIRANË– Julian Deda është shprehur i zhgënjyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi ish-kryeministri Sali Berisha u shpall non-grata dhe ufut në ...
TIRANË– Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj e ka përshëndetur vendimin e DASH për të futur ish-kryeministrin Sali Berisha në listën e zezë. Në një...
TIRANË– Mediat ndërkombëtare kanë pasqyruar vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të shpallur ‘non-grata’ ish kryeministrin Sali Berisha. ...
TIRANË– Kandidati për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Beratit, Ardit Çela, ka reaguar pas vendimit të KAS-it për rrëzimin e k...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për herë të parë pasi u shpall non-grata nga htetet e Bashkuara të Amerikës dhe DASH e futi në listën e ze...
TIRANË– Mbesa e ish-kryeministrit Sali Berisha ka bërë reagimin e parë nga familja pas futjes së tyre në ‘listën e zezë’ të Departamentit Amerikan të...
TIRANË– Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve, ka rrëzuar pasditen e sotme kërkesën e PD-së dhe LSI-së për përsëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Beratit. Ank...
TIRANË– Ish-kandidati për kryetar i Partisë Demokratike Eduard Selami ka falenderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për futjen e ish-kryeministrit Sali Be...
KOSOVË– Shpallja non-grata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ish-kryeministrit Sali Berisha ka sjellë reagime edhe në Kosovë. Gazetari Berat Buzhala i k...
TIRANË– Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka e ka konsideruar ‘një ndëshkim’ nga Shtetet e Bashkuara të ish-kryeministrit Sali Berisha shpalljen n...