Bota

SHBA/ Robert Mueller: Nëse doni qetësi në SHBA, Hillary Clinton duhet të hetohet sërish

Prej 22 muajsh ish-drejtori i FBI-së, Robert Mueller u emërua për të udhëhequr një hetim të posaçëm për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 dhe nëse ishte përfshirë fushata nga Donald Trump. Raporti i Mueller përfundoi dhe rezultatet janë të dukshme, por këtu përfshihet edhe Hillary Clinton dhe çështja e saj me FBI-në.
Featured image of article: SHBA/ Robert Mueller: Nëse doni qetësi në SHBA, Hillary Clinton duhet të hetohet sërish Robert Mueller dhe Hilary Clinton.
Përditësuar:

Në edicionin informativ CNN, u trasmentua lajmi se raporti i Robert Mueller për Rusinë, që zgjati rreth 675 ditë ka përfunduar. Raporti udorëzua në Departamentin e Drejtësisë. Sipas rezultateve në raportin e Robert Mueller në fushatat e Donald Trump, në vitin 2016 nuk ka pasur marrëveshje të fshehtë apo pengim të drejtësisë.

Vetë Trump i ka kundërshtuar këto akuza dhe ka pranuar se nuk ka pasur dorë në asgjë të keqe dhe pas përfundimit të këtij raporti, pafajësia e tij është e garantuar.

Raporti i Mueller përfundoi dhe është koha për të kthyer përgjigje ndaj pyetjeve: A ishte vendimi fillestar për të hetuar fushatat e Trump, apo ishte një përpjekje për të manipuluar zgjedhjet në favor të Clinton?

Ndër pyetjet që duhet të mbahen nën hetim ëshët nëse ka ndonjë rol të rëndësishëm në shpërndarjen e dosjes së financuar nga Clinton tek mediat? Përveç kësaj, natyrisht, ka edhe dyshime themelore për integritetin e hetimit të FBI-së ndaj Clinton për emailet e klasifikuara.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dyshimet janë se çfarë roli ka luajtur në shkarkim të dyshuarit e Clinton, Loretta Lynch, në atë kohë Prokurore e Përgjithshme dhe të tjerët në administratën Obama-s.

Vetëm atëherë, mund të thuhet se makthi i amerikanëve ka marrë fund, raporton New York Post. 

L.K/Dosja.al

Shto Koment