LIVE UPDATES
Bota

SHBA njofton planet për një dozë të tretë kundër Covid-19, CDC: Plani ynë është të mbrojnë amerikanët

18 Gusht 2021, 20:53 Nga DOSJA
SHBA njofton planet për një dozë të tretë kundër

SHBA- Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë njoftuan të mërkurën planet për të ofruar një dozë përforcuese të vaksinës kundër COVID-19 për të gjithë amerikanët për të rritur mbrojtjen e tyre nga virusi mes rritjes së rasteve me variantin e tij më ngjitës Delta dhe shenjave se efektiviteti i vaksinave po bie.

Plani, i njoftuar nga drejtorja e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe autoritetet e tjera të larta, bënë thirrje për një dozë shtesë tetë muaj pasi njerëzit të kenë bërë dozën e dytë të vaksinës Pfizer ose Moderna. Dozat mund të fillojnë të merren më 20 shtator.

“Plani ynë është të mbrojmë amerikanët, të qëndrojmë një hap përpara këtij virusi”, tha Drejtorja e CDC-së, Dr. Rochelle Walensky.

Personat që janë imunizuar me një dozë të vaksinës Johnson & Johnson gjithashtu do të kenë nevojë për një dozë përforcuese, thanë zyrtarët shëndetësorë. Por ata thanë se janë duke pritur për më shumë të dhëna për këtë vaksinë.

Plani i përgjithshëm do t’i nënshtrohet një vlerësimi të Administratës së Ushqimit dhe Ilaçeve për sigurinë dhe efektivitetin e një doze të tretë dhe shqyrtimit të një paneli këshillues të CDC-së.

Zyrtarët thanë se është “shumë e qartë” që mbrojtja e vaksinave kundër infeksionit me Covid-19 dobësohet me kalimin e kohës, dhe ata vunë re se Izraeli ka filluar të shohë një rritje të infeksioneve mes njerëzve të vaksinuar. Ata thanë se Shtetet e Bashkuara duhet t’i paraprijnë problemit para se përhapja e tanishme e Covid-19 të bëhet vdekjeprurëse, të mbingarkojë spitalet dhe të shkaktojë vdekje midis të vaksinuarve.

Dr. Mark Mulligan, i qendrës së shëndetit Langone në Universitetin e Nju Jorkut, e përshëndeti njoftimin duke e cilësuar atë një përgjigje “proaktive” ndaj shenjave se efektshmëria vaksinës po dobësohet ndërsa varianti shumë më ngjitës delta i koronavirusit po përhapet.

Shkencëtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë e kundërshtuan ashpër planin amerikan, duke vënë në dukje se vendet e varfra ende nuk po marrin sasi të mjaftueshme të vaksinave për dozat e para.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë vunë në dukje se Shtetet e Bashkuara kanë dhuruar 115 milionë doza vaksinash për 80 vende, më shumë se të gjitha vendet e tjera së bashku. Ata thanë se Shtetet e Bashkuara kanë sasi të mjaftueshme vaksinash për të ofruar doza përfocuese për popullin amerikan.

Izraeli tashmë është duke ofruar doza përforcuese për banorët e tij mbi 50 vjeç për të kontrolluar përhapjen e variantit delta. Edhe rregullatorët evropianë të ilaçeve thanë se po bisedojnë me prodhuesit e vaksinave për çështjen e një doze të tretë përfocuese.

Javën e kaluar, zyrtarët shëndetësorë amerikanë rekomanduan një dozë përforcuese për njerëzit me sistem imunitar të dobësuar, si pacientët me kancer dhe ata që kanë bërë transplantim të organeve. Ofrimi i një doze përfocuese për të gjithë amerikanët do të ishte një zgjerim i madh fushatës tashmë më të madhe të vaskinimit në historinë e Shteteve të Bashkuara.

VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota covid vaksinimi ne shba covid vaksinimi ne shba

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen