LIVE UPDATES
Bota

Takimi në Shtëpinë e Bardhë/ DW: SHBA po bën presion, kërkon me detyrim zgjidhjen e konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë

3 Shtator 2020, 10:27 Nga DOSJA
Takimi në Shtëpinë e Bardhë/ DW: SHBA po bën presion,

SHBA po bën presion. Politikanët kryesorë të të dyja vendeve në konflikt, Kosovës dhe Serbisë janë ftuar në Uashington. Ata duhet të arrijnë një zgjidhje për këtë vatër të vazhdueshme të krizës. Kalkulimi amerikan është i qartë: Pasi presidentit amerikan u përball me disa dështime në politikën e jashtme, dëshiron tani të shkëlqejë edhe një herë në politikën e jashtme para zgjedhjeve presideciale, që ai shpreson t’i fitojë dhe të paraqesë një sukses historik.

Palët me qëndrime diametralisht të kundërta

Mbetet e paqartë, se çfarë do të negociohet në Uashington:

– Kreu i delegacionit të Kosovës, kryeministri Avdullah Hoti pret njohjen reciproke. Por askush nuk e beson, se Serbia do ta bëjë këtë hap, madje as partneri i koalicionit të Hotit, Ramush Haradinaj. Për këtë ka kërcënuar paraprakisht presidenti serb: Në rast të një kërkese për njohje të Kosovës, ai do të refuzojë takimin me presidentin amerikan.

– Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dëshiron të flasë si drejtues i negociatave vetëm për bashkëpunimin ekonomik të vendit të tij me fqinjen e padëshiruar, Kosovën. Këtu mund të përmendet tema aq e kontestuar mes dy vendeve, miniera e Trepçës apo pika strategjike e rëndësishme e Liqenit të Ujëmanit.

– Disa krerë politike serbë dhe ekspertë presin, që SHBA të propozojë një autonomi të zgjeruar të pakicës serbe në Veriun e Kosovës, sipas modelit të mëvetësimit pa kufi të serbëve në Bosnje-Hercegovinë. Si shpërblim për këtë Beogradi do të njohë Prishtinën.

– Politikani opozitar serb, Sasa Jankoviç para disa ditësh ka bërë një propozim: Beogradi nuk do e bllokojë më anëtarësimin e Prishtinës në organizatat ndërkombëtare, si së fundmi në Interpol dhe UNESCO. Një njohje formale e Kosovës mbetet edhe më tej e hapur. Si shpërblim, kishat serbe dhe manastiret në Kosovë gëzojnë të drejtën e ekstraterritorialitetit. Kjo do të thotë, që ato të jenë të vetëadministruara dhe të mos varen më nga sistemi i drejtësisë në Kosovë.

Richard Grenell – dora amerikane në zgjidhjen e konfliktit Kosovë-Serbi

SHBA-të duan me instrumentet e tyre të pushtetit, – ato janë fuqia kryesore prej më se dy dekadash e trupës ndërkombëtare të mbrojtjes, KFOR, – t’u tregojnë europianëve të pasuksesshëm deri më tani, se si funksionon menaxhimi i krizave në Ballkan, kur është i orientuar drejt qëllimit. Epiqendra e këtyre përpjekjeve amerikane është ambasadori i mëparshëm amerikan në Berlin, Richard Grenell. Ai u emërua si i ngarkuari personal i Trumpit për Ballkanin. Dhe menjëherë ai paraqiti brenda disa javësh disa suksese konkrete: Në janar Beogradi dhe Prishtina nënshkruan nën presionin amerikan një marrëveshje që parashikon rifillimin e fluturimeve mes Beogradit e Prishtinës, të ndërprerë që nga fundi i viteve 90-të. Si bartëse neutrale për këtë u zgjodh dega e Lufthansës, Eurowings. Një muaj më vonë të dyja vendet në konflikt ranë dakord nën drejtimin e Grenell për ndërtimin e një autostrade përtej kufijve. Në të njëjtën kohë një marrëveshje e tretë parashikoi rifillimin e transportit hekurudhor të ndërprerë mes dy vendeve.

Marrëveshje pa asnjë zbatim konkret

Por megjithëse të gjitha palët i ngritën lart marrëveshjet si “deal historik”, në zbatimin konkret të tyre nuk është bërë asnjë hap përpara, gati më shumë se një gjysmë viti më pas. Asnjë detaj në realizim nuk është bërë i njohur. Me këtë përvojë mund të kesh dyshimin, se tek raundi i ri i negociimit në Uashington më së shumti do të arrihet një marrëveshje që përmban më shumë dukje se sa ka thelb. Sepse as në Kosovë dhe as në Serbi nuk ka një shumicë që mbështet çfarëdolloj marrëveshjeje mes të dy vendeve.

Presidenti i Serbisë, megjithë fitoren e ndjeshme të zgjedhjeve të fundit parlamentare nuk e ka një shumicë dy të tretat pas vetes. Sepse opozita, që bojkoton parlamentin është më nacionaliste se vetë nacionalisti Vuçiq. Kurse në Kosovë qeveris kryeministri Hoti me shumicë vetëm të një deputeti. Edhe këtu as që bëhet fjalë për një shumicë parlamentare me dy të tretat në parlament, e cila do mund të ratifikonte një marrëveshje me Serbinë.

Dhe në fund: Politikanët kryesorë në Kosovë edhe në Serbi prej dekadash e kanë forcuar pozicionin e tyre të pushtetit me ndezjen rregullisht të konfliktit Kosovë-Serbi. Nuk të duket logjike, që ata ta lëshojnë nga dora këtë instrument të sigurimit të pushtetit të tyre përmes zgjidhjes së konfliktit./DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni takimi ne washington takimi ne washington

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet