Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Shtetet e Bashkuara dhe Meksika janë zotuar të premten për të ripërtërirë luftën e përbashkët kundër karteleve të drogës, gjatë një vizite të një delegacioni të lartë amerikan, pëfshirë Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Presidenti i Meksikës, Manuel Lopez Obrador, ka thënë se Meksika nuk dëshiron më helikopterë dhe armë tjera për luftim të trafikantëve të drogës, dhe u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që të investojnë në zhvillimin ekonomik rajonal. Në vizitën e tij të parë në Meksikë si diplomat i lartë i SHBA-së, Blinken, i shoqëruar nga zyrtarë tjerë, përfshirë Sekretarin amerikan për Siguri Kombëtare, Alejandro Mayorkas, kanë diskutuar me presidentin meksikan për çështje të sigurisë.
Lopez Obrador e ka përshëndetur “fazën e re” të marrëdhënieve, duke përsëritur ftesën për presidentin amerikan, Joe Biden që të vizitojë Meksikën.
Uashingtoni ka dhënë shenja se është gati që të rindërtojë një program 13 vjet të vjetër të quajtur Iniciativa Merida, përmes së cilit SHBA-ja ka ofruar trajnime për sigurinë.
“Pas 13 vjetëve të Iniciativës Merida, është koha për një qasje të re në bashkëpunimin tonë për siguri, një që do të na paraqesë si partnerë të barabartë në definimin e prioriteteve të përbashkëta për të luftuar sfidat si mungesa e barazisë, korrupsioni dhe fokusimi në fuqizim, jo vetëm të zbatimit të ligjit, por edhe të sistemit shëndetësor, sundim të ligjit dhe mundësi ekonomike për të gjithë”, ka thënë Blinken.
Ai ka thënë se duhet bërë më shumë për të luftuar trafikimin e armëve, rritjen e sigurisë kufitare, shkatërrimin e sistemeve financiare të karteleve dhe abuzimet e të drejtave të njeriut.
Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Meksikës rreth 3 miliardë dollarë prej vitit 2008 për trajnime në fushën e zbatimit të ligjit, si dhe në pajisje, përfshirë helikopterët.
Lopez Obrador ka thënë se investimi në projekte zhvillimore në rajon do ta ndihmonte këtë vend, jo vetëm për ta luftuar trafikimin e drogës, por edhe valën e migrimit – një tjetër sfidë e madhe me të cilën përballen të dyja shtetet.
Duke vënë në pah shkallën e krizës, autoritetet meksikane kanë thënë të premten se kanë ndaluar 652 migrantë pa dokumente, më shumë se gjysma fëmijë, që janë nisur drejt Shteteve të Bashkuara nëpër kamiona me frigoriferë.
Marrë nga REL
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Ministria ruse e Drejtësisë ka shtuar të premten më shumë gazetarë, përfshirë pesë gazetarë të Radios Evropa e Lirë, në listën e “agjentëve të huaj”. Legjislaci...
SHBA – Një zyrtar i lartë i administratës Biden tha të mërkurën se SHBA dhe Kina kanë rënë dakord në parim që Presidenti amerikan Joe Biden dhe Presidenti...
SHBA – Ish-Presidenti amerikan Donald Trump sulmoi edhe një herë refugjatët që kërkojnë azil në SHBA, këtë herë duke pretenduar se emigrantët nga Haiti nd...
VATIKAN– Papa Françesku nuk do të marrë pjesë në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për cështjen Klimatike. Vatikani ka njoftuar se mungesa e tij v...
KOSOVË – Një grua ka vdekur në QKUK këtë të hënë. Ajo ishte duke u trajtuar aty prej një muaji. Familja e saj po fajëson një restorant në Prishtinë, ...
KOSOVË – Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë ka zhvilluar sot takim me udhëheqësin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomash Szunyog. Pas takimit, kr...
BRAZIL– Stuhi rëre të fuqishme e të pazakonta kanë lënë të vdekur të paktën 6 persona në Sao Paulo javët e fundit. Mediat lokale shkruajnë se pjesa jug-li...
UKRAINË– Deputeti ukrainas, Anton Polyakov i cili qe përfshirë më parë në një tentativë për të rrëzuar prokurorin e përgjithshëm të vendit, ka vdekur...
RUSI – Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peshkov, ka reaguar ditën e sotme në një konferencë për shtyp lidhur me akuzat që Këshillatri i Joe Biden, Jake Sulli...
ISHUJT SOLOMON – Dy burra nga Ishujt Solomon, të cilët kaluan 29 ditë të humbur në det pasi gjurmuesi i tyre GPS ndaloi së punuari, u shpëtuan në brigjet ...