Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Satelitët, Rama: E paskeni me padurim! Vonesat s’janë në dorën time, zotimit nuk i ndahem
20 Prill 2022, 08:07Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar për herë të parë pas stërkalimit të afatit se përse Shqipëria nuk ka ende satelitë në hapësirë, ashtu siç u zotua vetë se do të ndodhte. Duke përdorur “Twitter”, Rama shkruan se ka pasur një arsye për vonesën dhe kjo sipas tij nuk është në dorë e tij, por nguron që të thotë se për çfarë konkretisht bëhet fjalë; ku është ngërçi. Ndërsa nuk e harron edhe ironinë ndërsa shkruan se ai bën gjithmonë atë që thotë, por i bën përshtypje sesa shumë e kanë dashur këtë projekt.
“Padurim të madh paskan pasur disa për satelitët e sipas modës së re thonë ç’të duan pa pyetur fare more si është puna!Po një gjë cuditem si nuk duan ta kuptojnë:Unë them atë që bën e bëj atë që them dhe kur vonesat s’janë në dorën time thjesht bëj durim,po zotimit s’i ndahem jo!,”-shkruan postimin e tij.
Disa kohë më parë në Kuvend, kryeministri doli në Foltore dhe premtoi publikisht se brenda muajit mars në hapësirë do të ngrihej sateliti “Albania 1”, madje shtoi se ai nuk do të ishte i vetmi. Kaloi marsi, edhe prilli pothuajse, por asnjë shenjë e satelitëve nuk është parë ende, por sipas Ramës paska probleme. Se më kë dhe përse këtë nuk na e thotë…
(k.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
FIER– Kanë përfunduar hetimet për vrasjen e Sabrina Bengajt, nga ish-bashkëshorti i saj, Elton Bengaj (Meta). Prokuroria ka dërguar për gjykim dosjen e au...
TIRANË– Viard Kotori ka deklaruar para gjykatës se disa ditë më parë gjeti në Laprakë 8 mijë euro. Kotori shtoi se nuk e dinte se paratë që gjeti ish...
SHKODËR- Në oborrin e një 29-vjeçari në fshatin Bardhaj në Shkodër janë djegur dy automjete të cilat ishin të parkuara. Automjetet ishin në pronësi ...
LEZHË– Noteri Vasil Martini, zyra e të cilit u përfshi nga flakët në orët e vona të mbrëmjes, ka deklaruar për mediat se nuk ka konflikte me asnjë pe...
KRUJË- Një 24-vjeçar nga Kruja, që vinte me taksi dhe shpërndante kokainë në zona të ndryshme të Tiranës, u arrestua nga Policia pas disa javë hetim...
TIRANË– Personi që shihni në foton e mëposhtme është Taulant Balla, efektivi i Policisë pranë Komisariatit nr.1 në kryeqytet që u arrestua dje nga Agjensia...