Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Sanksionet ndaj Veselinovic, Kurti: Vendimi i SHBA-së i mirëseardhur
8 Dhjetor 2021, 21:10Nga DOSJA
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka komentuar vendimin e Departamentit të Shtetit Amerikan në lidhje me sanksionet që i ka vendosur Zvonko Veselinovic. Me anë të një postimi në Facebook, Kurti shkruan se kjo ishte një vendim i mirëseardhur, ndërkohë që shtoi se grupi i tij, është përgjegjës për shumë krime në veriun e Kosovës. Ai shtoi se krimi i organizuar është rrezik për sigurinë kombëtare, duke theksuar se qeveria e Kosovës ka prioritet luftën kundër korrupsionit.
Postimi i Plotë:
Shumë i mirëseardhur vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për identifikimin e emrave të përveçshëm dhe sanksionet ndaj Zvonko Veselinovic dhe grupit të organizuar kriminal që vepron në veri të Kosovës. Përgjegjës për trafikimin e mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve në mes Kosovës dhe Serbisë, ky grup është dëshmia më e mira se krimi në veriun e Kosovës është realitet i përditshëm që cenon ligjshmërinë e të drejtat, lirinë dhe të mirat e qytetarëve.
Vendimi i sotëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës vërteton legjitimitetin e veprimeve të Policisë së Kosovës javë më parë në komunën veriore të Mitrovicës kundër kontrabanduesve të mallrave ilegale. Lidhjet e bashkëpunimit ndëretnik të grupeve kriminale dhe fushëveprimit të tyre transnacional do t’i luftojmë nëpërmjet bashkëpunimit të zyrtarëve të institucioneve tona pa dallim etnie dhe bashkëpunimit ndërkombëtar me aleatët e partnerët tanë. Krimi i organizuar është rrezik i sigurisë kombëtare. Republika e Kosovës është e të gjithë qytetarëve të saj. Qeveria e Republikës së Kosovë ka prioritet luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
RUSI – Presidenti rus Vladimir Putin e quajti provokative pyetjen nëse Rusia do të kryente sulm ushtarak ndaj Ukrainës. Pas mbylljes së bisedimeve me krye...
ARABI – Emiratet e Bashkuara Arabe sapo njoftuan disa ndryshime të mëdha në orarin e tyre të punës. Kombi i Gjirit po kalon në një javë pune me katër ditë...
BULLGARI – Bullgaria nuk ndryshon qëndrim ndaj Maqedonisë së Veriut në lidhje identitentin dhe kombin maqedonas. Këshilli i Ministrave deklaroi së fundmi ...
GJERMANI– Olaf Scholz është zgjedhur kancelari i ri i Gjermanisë. Kandidati nga Partia Socialdemokrate, SPD u zgjodh në Bundestag nga shumica e deputetëve...
RUSI – Presidenti rus Vladimir Putin tha ditën e sotme se Rusia do të dërgojë ide dhe sugjerime në Uashington brenda një jave për të ndjekur bisedimet e t...
HAGË – Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL), Hysni Gucati e ka përfunduar dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara në Hagë. Dekla...
MBRETËRI E BASHKUAR – Videoja që po bën xhiron e rrjetit në Britani, tregonte sekretarin e atëhershëm të shtypit të Kryeministrit disa ditë pasi staf...
KOSOVË – Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka reaguar ditën e sotme pas vendimit të Departamentit të Thesarit të ShBA-së për të sanksionu...