Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Të hënën, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron presin në Berlin krerët e qeverive të Ballkanit Perëndimor, Sllovenisë dhe Kroacisë.
Ndryshe nga ajo që thuhet në media, një marrëveshje për ndryshimin e territoreve në Ballkan nuk pritet të ketë, i tha DW-së një zyrtar i qeverisë gjermane. Madje nuk mund të pritet as edhe një marrëveshje konkrete përsa i përket normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës. Edhe zëdhënësja e qeverisë gjermane, Ulrike Demmer, tha të premten, 26 prill 2019, në Berlin se takimi synon shkëmbimin e mendimeve dhe ka karakter joformal. Demmer konfirmoi se Kosova është një nga temat kryesore. Sipas burimeve të DW, Kosova do të jetë tema kryesore gjatë darkës, pra, në pjesën e dytë të samitit.
Në pjesën e parë pritet një diskutim ku të gjithë të ftuarit do të shprehin pikëpamjet, qëndrimet, shqetësimet e tyre, hallet dhe kërkesat e tyre në lidhje me situatën në rajon. Gjermania pritet të kërkojë nga qeveria e Kosovës që ajo të heqë taksat doganore prej 100 për qind të e vendosura ndaj Serbisë dhe Bosnjës, sepse pa to nuk mund të ketë vazhdim në dialogun e normalizimit.
Pjesëmarrësit
Nga Kosova është ftuar presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, ndërsa Serbia priten të vijnë presidenti Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrja Brnabiç. Thaçi, Vuçiç, Gjukanoviç dhe Macron janë të vetmit presidentë që marrin pjesë në takim. Të tjerët janë kryeministra. Disa liderë nga rajoni, si për shembull presidenti i Republikës Serbe të Bosnjës Milorad Dodik më parë ishin shprehur të pakënaqur që nuk ishin ftuar në takim. Demmer tha në konferencën e shtypit, se nuk mund të jepte informacion për ftesat.
Angazhimi i drejtpërdrejtë i kancelares Angela Merkel në Ballkan ka qenë një dëshirë e kahershme e shumë politikanëve nga rajoni dhe nga Gjermania. Dëshira u përforcua kur dialogu i normalizimit të marrëdhënieve Serbi-Kosovë, i drejtuar nga shefja e politikës së jashtme në BE Federica Mogherini, nuk solli rezultat.
Zonja Mogherini është gjithashtu e pranishme në Berlin. Në takim nuk pritet të jetë i pranishëm kryetari i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker. Ai nuk e kish konfirmuar asnjëherë pjesëmarrjen e tij, i tha DW-së një burim.
Në takim marrin pjesë edhe Kroacia dhe Sllovenia, pra, krahas Francës dhe Gjermanisë, bëhen katër vende të BE-së të interesuara seriozisht për Ballkanin. Organizatorët Macron dhe Merkel nuk duan të zëvendësojnë në asnjë mënyrë rolin e Bashkimit Evropian. Por ata duan të dëshmojnë se edhe pse BE aktualisht ndoshta nuk flet me një zë në lidhje me Kosovën, interesimi i shteteve të BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor është i pandërprerë, mësoi DW nga qarqet diplomatike.
Zgjerimi i BE
Megjithëse takimi është joformal, pritet që të ketë një dokumet ku do të përmblidhen rezultatet përfundimtare të takimit, të cilat do të firmosen nga të gjithë pjesëmarrësit.
Franca nuk dëshiron ta zërë fare në gojë çështjen e zgjerimit të BE-se në prag të zgjedhjeve për parlamentin evropian, prandaj kjo nuk do të jetë temë e samitit vetë. Por si për kryeministrin shqiptar Edi Rama, ashtu edhe për kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, janë paraparë takime bilaterale me kancelaren Angela Merkel, para fillimit të takimit. Temë këtu do të jetë çelja e negociatave të anëtarësimit në BE. Merkel dëshiron të theksojë kështu rëndësinë që u jep Gjermania këtyre dy vendeve dhe perspektivës së tyre në BE.
Marrë nga DW
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TURQI- Futbollisti i ekipit të Superligës turke Alanyaspor, Josef Sural, ka humbur jetën në një aksident trafiku, i cili ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së dj...
Kosovë- Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi për samitin e Berlinit është shprehur se nuk është publikuar asnjë një draft ku thuhet se Kosova dhe Serbia jan...
MADRID, Spanjë – Partia Socialiste e Punëtorëve (PSOE) ka fituar zgjedhjet e përgjithshme të vendit me 123 vende pas 99.9% të votave që u numëruan. Rivali...
Angli- Gardiania Emily Watson është dënuar me burg pasi para 4 muajsh ajo u arrestua se kishte kryer marrëdhënie seksuale me një të burgosur me emrin John Macg...
Një artikull i përbashkët i tre politikanëve gjermanë, Peter Beyer (CDU), Josip Juratovic( SPD), dhe Manuel Sarrazin (Të Gjelbrit) me titull “Jo ndryshime kufij...
SRI LANKA– Policia e Sri Lankës ka bastisur selinë e një grupi islamik të vijës së ashpër të themeluar nga kryetari i dyshuar pas shpërthimeve vetëvrasëse të ki...
Tiranë- Të shtëna me armë zjarri ka pasur pasditen e djeshme pranë një kishe në Baltimore në Shtetet e Bashkuara. Mësohet se një person ka humbur jetën dhe disa...
KORFUZ– Në një shkrim të detajuar, autori Richard Pine ka përshkruar transformimin e dhimbsshëm të një vendi turistik aq të bukur si Korfuzi! Nëse më parë...
Politika po fillon të duket si një inskenim historik. Nuk bëj fjalë për ceremoni përkujtimore, vendosje kurorash dhe rivarrosje. Luftëtarët e rinj të kulturës s...
Tiranë- Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini nuk është lejuar që të jetë ndërmjetëse në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë. Sot ajo nuk do të jetë ...