LIVE UPDATES
Bota

Sa raciste është policia gjermane?

10 Korrik 2020, 09:33 Nga DOSJA
Sa raciste është policia gjermane?

Vdekja e afro-amerikanit George Floyd ka hapur edhe në Gjermani një diskutim për çështjet e racizmit dhe të dhunës policore. Sipas shumicës së politikanëve policia në Gjermani në tërësi nuk ka asnjë problem racizmi. Por megjithatë ka raste që punonjës të organeve të rendit, ose nëpunës të tjerë të shtetit janë racistë të hapur.

Një problem është për shembull, kontrolli nga policia i njerëzve pa ndonjë arsye specifike, por vetëm për shkak të ngjyrës së tyre të lëkurës ose karakteristikave të tjera të jashtme. Vërtetë që në Gjermani është i ndaluar ky i ashtuquajtur “racial profiling”, por gjithsesi ndodh.

Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Brendshme njoftuan në qershor se do të bëjnë një studim të pavarur për rastet e “racial profiling” në organet e policisë dhe të drejtësisë, por ministri federal i Punëve të Brendshme Horst Seehofer, tha së fundi se institucioni që ai drejton nuk do të marrë pjesë në studim.

Ministri Seehofer tha se në polici nuk ka diskriminim strukturor. Në rajonet e policisë ka zyra ankimi dhe se kur ka pasur denoncime për “raste individuale diskriminimi” ato janë sqaruar në mënyrë të pamëshirshme dhe sanksionuar menjëherë”. Po ashtu sipas ministrit “profilizimi racor” është i ndaluar në praktikën e policisë.

Kritika nga opozita dhe ekspertët

Politikanë të ndryshëm të opozitës e kritikuan vendimin e ministrit Seehofer duke e quajtur një shanc të humbur. Ekspertë të çështjeve të policisë, si p.sh. Rafael Behr u shprehën se një studim i tillë do të ishte i mirë “qoftë edhe për të treguar se policia bën përpjekje për sqarimin e dyshimeve për praktikën e “racial profiling”.

Drejtuese i Zyrës Federale të Antidiskriminimit, Bernhard Franke, tha se të dhënat për raste diskriminimi janë të ulëta dhe faktet e mbledhura përmes një studimi të tillë do të hidhnin dritë mbi praktikën e punës së organeve të rendit.

Paralajmërim i ekspertëve të BE-së

Propozimi për studimin mbi profilimin racor në Gjermani erdhi nga Komisioni Evropian kundër Racizmit dhe Intolerancës (ECRI). Në raportin e tij të fundit të botuar në mes të marsit, Këshilli i Evropës kishte denoncuar racizmin e përhapur dhe institucional në Gjermani. Ekspertët e ECRI-z kanë regjistruar sipas tij mjaft të dhëna që profilizimi racor është shumë i zakonshëm në radhët e policisë gjermane.

Në Gjermani policia ka ende një reputacion relativisht të mirë. Sipas Eurobarometrit të Komisionit Evropian të vjeshtës së vitin 2019, rreth 85 përqind e gjermanëve kanë besim tek policia, dhe vetëm rreth 12 përqind nuk i besojnë asaj. Besimi është rritur paksa në krahasim me pranverën e vitit 2019, por megjithatë është më i ulët se në vitet 2017 dhe 2018. Eurobarometri publikohet dy herë në vit dhe përmban sondazhe të opinionit publik nga të gjitha vendet anëtare të BE-së për tema të ndryshme.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota gjermani policia gjermane gjermani policia gjermane

Sondazh

Poll
Bota 10 Korrik 2020, 07:37

FRANCË– Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç morën pjesë në samitin online të ndërmjetësuar nga k...

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje