Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TURQI– Një nga “vështirësitë” për arritjen e një mirëkuptimi të qëndrueshëm midis BE-së dhe Turqisë është çështja e operacioneve të Turqisë për të nxjerrë naftë dhe gaz përpara Qipros dhe ishullit grek të Kretës. Ato kanë nisur në vitin 2019 dhe pritet të vazhdojnë në vjeshtë.
Sfondi i kësaj mosmarrëveshjeje janë pretendimet turke për zonat detare në Mesdheun Lindor. Për dekada të tëra Ankaraja e ka halë në sy faktin, se ishujt e shumtë grekë në brigjet e Egjeut nuk i lejojnë asaj të krijojë një Zonë Ekonomike Ekskluzive të rëndësishme.
Në një intervistë me gazetën “Süddeutsche Zeitung” ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu e quajti kohët e fundit “të papranueshëm” faktin që ishulli i vogël grek i Kastelorizos, i cili gjendet më shumë se 500 kilometra larg Athinës dhe jo larg brigjeve të Turqisë të ketë si pretendim një sipërfaqje prej 200 miljesh detare në çdo drejtim.
Parimi i “fairness”
Sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtën Detare të vitit 1982, një pretendim i tillë është i justifikuar, thotë profesorja Nele Matz-Lück, drejtore e Institutit Walther-Schücking për të Drejtën Ndërkombëtare pranë Universitetit të Kielit. Ajo i referohet Francës, e cila me disa ishuj të vegjël në Jug të oqeanit Paqësor dhe në Detin Polar Jugor pretendon zona të mëdha përkatëse prej 200 miljesh detare të detit përreth. Sidoqoftë, nëse kjo zonë mbivendoset me atë të një shteti tjetër, atëherë shtetet në fjalë duhet të bien dakord për rrjedhën e kufirit në përputhje me Konventën Ndërkombëtare të së Drejtës Detare.
Gjykatat ndërkombëtare në raste të tilla gjykojnë mbi bazën e aspektit të “fairness apo equity”, thotë prof. Matz-Lück. Pra në raste të caktuara nëse ishuj të vegjël që gjenden pranë kufijve të një shteti tjetër çojnë në shtrembërim të raporteve ato nuk merren parasysh në përcaktimin e kufirit detar nisur nga parimi i “fairness”. Një këndvështrim i tillë do të zbatohej edhe për ishujt e vegjël grekë në brigjet turke, mendon ekspertja e së drejtës detare.
Cilat marrëveshje kanë vlerë ligjore?
Edhe pse ende nuk ka ndonjë vendim gjykate, qeveria turke njoftoi se në shtator do të ndërmarrë pranë ishullit të Kretës shpime për naftë dhe gaz. Turqia iu referua një “Memorandumi Mirëkuptimi” për ndarjen e zonave detare në Mesdheun Lindor, që ka nënshkruar në nëntor 2019 me qeverinë libiane të njohur nga Kombet e Bashkuara. Jo vetëm Greqia, por edhe vendet e tjera fqinje e kanë kundërshtuar këtë marrëveshje, të cilën Ankaraja e depozitoi pranë Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së javën e kaluar. Por sipas ekspertëve “edhe nëse një marrëveshje e tillë ka hyrë në fuqi, ajo nuk mund të ketë efekt në kurriz të palëve të treta”. Një kontratë midis Turqisë dhe Libisë, e cila injoron plotësisht pretendimet e Greqisë për zonat detare, nuk ka asnjë efekt juridik të paktën kundrejt Greqisë. E njëjta gjë vlen edhe për pretendimet turke për të kryer shpime për naftë dhe gaz në Qipron Veriore.
Greqia ka nënshkruar një marrëveshje të tillë me Italinë për Detin Jon në qershor dhe kjo marrëveshje ka vlerë ligjore, sepse bëhej fjalë vetëm për një zonë detare që pretendohej vetëm prej këtyre dy vendeve.
Drejtorja e Institutit të Kielit për të Drejtën Ndërkombëtare nuk e pranon as pretendimin turk, se Turqia nuk e ka nënshkruar Konventën Ndërkombëtare për të Drejtën Detare dhe për këtë arsye nuk ka pse të respektojë atë. Shumë nga dispozitat e konventës kanë ndërkohe “efekte kanunore” dhe madje edhe Turqia bazohet ndërkohë tek këto dispozita.
Një zgjidhje e mundshme
Greqia dhe Qiproja deri tani refuzojnë të negociojnë çështjen e kufirit detar me Turqinë. Ato pretendojnë, se kjo tashmë është e rregulluar me kontrata ndërkombëtare. Por nëse ky pozicion mund të vazhdojë të mbahet edhe më gjatë kjo është me pikëpyetje. Sidoqoftë nëse Ankaraja, Athina dhe Nikosia vendosin t’i drejtohen një institucioni të pavarur për të arritur një zgjidhje, ato mund t’i drejtohen Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë ose një gjykate ndërkombëtare arbitrazhi.
Sipas mendimit të prof. Nele Matz-Lück “derisa të merret një vendim, vendet mund të merren vesh për një zgjidhje të përkohshme që parashikon një përdorim të përbashkët për zhvillim ekonomik të përbashkët të zonave të diskutuara të detit pa rezultuar prej kësaj pretendime pararendëse kundrejt marrëveshjejes së mëvonshme. Kjo do të thotë që këto vende i ndajnë fitimet deri sa një ditë arrijnë mbase të bien dakord për të përcaktuar kufirin. Në praktikë, sipas profesores, praktika e menaxhimit të përbashkët mund të shndërrohet madje në një zgjidhje të përhershme.
(Marrë nga DW)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHBA– Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina duket se nuk do të gjejnë paqe për një kohë të gjatë. Sëfundmi sërish dy palët janë në konflikt mes tyre.Mediat...
KOSOVË- Në takimin që është planifikuar të mbahet të enjten ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe të Serbisë, në Bruksel, do të hartohet drafti i marrëvesh...
KOSOVË- Qytetarët e Prishtinës janë të ndarë në lidhje me ndërtimin e xhamisë së re në qytet. Një numër qytetarësh kanë protestuar kundër ndërtimit të xham...
KOSOVË- Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike COVID-19, i cili do të mundësojë ndryshimin e disa ligjeve. Ky projektligj do ...
ITALI- Zyratarisht Italia do të nisë një fushatë për daljen e saj nga Bashkimi Evropian. Politikani italian Gianliugi Paragone, një ish-sentor i lëvizjes anti-...
BRAZIL-Një vaksinë e prodhuar nga autoritetet kineze do të futet në fazën e tretë të testimeve. Vaksina e prodhuar nga “Sinovach Biotech”, do të testohet në Bra...
SHBA-“Me gjasë për fat të keq do të kemi përkeqësim, para se të bëhet më mirë”, u shpreh presidenti amerikan, Donald Trump në komunikimin e parë me ...
KOSOVË – Koordinatori për dialogun me Serbinë, Skënder Hyseni ka përkujtuar 10 vjetorin e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagë...
SUEDI- Fondacioni Nobel, i cili administron ndarjen e çmimeve prestigjioze Nobel, thotë se për shkak të pandemisë koronavirusit, ka anuluar ceremoninë tr...
KOSOVE- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar sot 10-vjetorin e njohjes së Pavarësisë së Kosovës me vendim nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë...