LIVE UPDATES
Bota

Rusi – Ukrainë, kriza në 5 pyetje: a jemi vërtet në prag të luftës?

14 Shkurt 2022, 10:52 Nga DOSJA
Rusi – Ukrainë, kriza në 5 pyetje: a jemi vërtet në

Nga Corriere della Sera

UASHINGTON– Është koha për vendime. Por kriza e Ukrainës karakterizohet nga pasiguri të thella dhe shqetësuese. Dy protagonistë në skenë: Presidenti amerikan Joe Biden dhe Presidenti rus Vladimir Putin.

Përse ndodhi ky përshkallëzim? 

Në orët e fundit, qeveria amerikane është bindur se Putini është vërtet gati të sulmojë Ukrainën. Shtëpia e Bardhë mund të mbështetet në thelb në dy burime informacioni: pamjet satelitore dhe raportet e shërbimeve të fshehta në terren (CIA dhe shërbimi i fshehtë i ushtrisë). Pamjet janë konsideruar të pangatërrueshme: Moska po vazhdon të grumbullojë jo vetëm ushtarë, por edhe raketa, avionë dhe helikopterë. Sipas Pentagonit, forcat ruse janë tashmë në gjendje të godasin në fronte të ndryshme. Këshilltari për Sigurinë Kombëtare, Jake SUllivan dy ditë më parë ishte i qartë: nuk mund të përjashtohet bombardimi i Kievit. 

Çfarë llogarish politike bën Putini? 

Sipas amerikanëve, frenuesi i vetëm mund të jetë vetëm ekonomik. Shtëpia e Bardhë po bind ende aleatët evropianë që të godasin eksportet ruse të gazit, në rast pushtimi. Zyrtarisht, SHBA dhe BE thonë se janë në një linjë. Por shumëkush mendon që nuk është kështu. Mes këtyre janë sigurisht rusët. Prej këtu buron llogaria politike e Putinit: vende të ndryshme, si Gjermania dhe Italia, nuk do të ishin të gatshme të përballonin një “black out” energjetik rus. Udhëheqësi i Kremlinit, mendon se mund ta mbajë të lartë tensionin, deri kur të mund të arrihet një marrëveshje për një lloj neutraliteti, ose “finlandizimi të Ukrainës”. Ose do të zgjedhë “opsionin ushtarak”, ndoshta me sulme të kufizuara, ose bllokime detare, duke shpresuar që të çarat e sotme në bllokun perëndimor të zgjerohen nesër, në momentin kur do do të duhet të vendosen konkretisht sanksione. Eshtë një operacion shumë i rrezikshëm. Por jo pa logjikë, siç do të ishte pushtimi total i Ukrainës. 

Dhe llogaritë e Bidenit? 

Një gjë është e sigurt: presidenti amerikan nuk ka kërkuar përplasjen me rusët. Agjenda e tij ishte një tjetër. Biden është i bindur se kriza ukrainase është e mbushur me risqe edhe në politikën e brendshme. Arsyeja është shumë e thjeshtë. Nëse Putini bën bllof ose në fund mbërrihet në një marrëveshje, do të jenë shumë që do të marrin meritat. Por nëse udhëheqësi rus sulmon dhe paralizon gjysmën e Perëndimit, atëherë të gjithë do të nxjerrin në pah përgjegjësitë, “dobësinë” e Bidenit. Në fillim të vitit 2021 Administrata e SHBA mendonte se mund të “stabilizonte” marrëdhëniet me KRemlinin, duke ofruar bashkëpunim mbi terrorizmin dhe një plan gradual çarmatimi. Sot është e detyruar të përshtasë linjën politike, duke u përgatitur për një përplasje me Moskën si ato të viteve gjashtëdhjetë. Shtëpia e Bardhë nuk do që të gjendet e papërgatitur në asnjë nivel, kjo me koston që të shfaqet edhe alarmiste. Ja përse po u bën thirrje qytetarëve amerikanë që të largohen nga Kievi: nuk duhet të përsëriten skenat poshtëruese të panikut që u panë në Kabul vitin e kaluar. 

Cili është roli i Kinës? 

Këshilltarët e Bidenit përsërisin shpesh: “SHBA nuk kanë luksin që të përqëndrohen vetëm në një rajon të botës”. Në Uashington konsiderojnë “kontigjent” aksin mes Putinit dhe Xi Jinpingut. Departamenti i Shtetit mendon se dy vendet kanë interesa ekonomike dhe strategjike shumë të ndryshme, për të farkëtuar një koalicion të vërtetë antiperëndimor. Megjithatë ka edhe sinjale që bien ndesh prej disa vitesh. Stërvitja e parë e përbashkët ushtarake mes Rusisë dhe Kinës ndodhi në 2017, në Detin Balltik. Në krizën ukrainase, Pekini po i rreh shpatullat Moskës. Në Uashington është e qartë tashmë se ndeshja është e dyfishtë. Zëvendës Sekretarja e Shtetit, Uendi Shelman e ka thënë në mënyrë eksplicite: nëse i hapim rrugë Putinit, praktikisht jemi duke dorëzuar Taivanin tek Xi Jinping.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota joe biden konflikti rusi-ukraine vladimir putin joe biden konflikti rusi-ukraine vladimir putin

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet