Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Rrugët me baltë / Banorët në protestë: Në zonën e Plazhit s’ka as kanalizime!
22 Dhjetor 2021, 14:57Nga DOSJA
DURRËS-Asfaltimi i disa rrugëve dytësore në qytetin e Durrësit vazhdon të nxisë reagimin e banorëve, të cilët kërkojnë jo thjesht përmirësim të rrugëve në lagjet e tyre, por rehabilitim të plotë të infrastrukturës rrugore, duke përfshirë rrjetin e kanalizimeve.
Banorë të rrugës “Mbreti i Arbrit” në zonën e Plazhit, kanë protestuar të mërkurën para bashkisë së Durrësit, pasi këto ditë po punohet për asfaltimin e rrugës së tyre.
“Këtej thonë se do e bëjmë si në Dubai e rruga nuk po bëhet as si në Irak. Atje vetëm ujë ka. tani që bëhet rruga pa kanalizime do jemi më keq. Të gjitha ujërat brenda në shtëpi”.
“Kjo është një katastrofë për ne. Tani do bëhet tmerr fare. Më mirë të mos e bëjnë se kështu. Te rajoni më thanë: Kërkove rrugë, po ta bëjmë me asfalt, për kanalizime s’kemi plan”.
“Ne kërkojmë të drejtën tonë, përderisa paguajmë taksat rruga të bëhet siç duhet”.
Një muaj më parë, banorë të një tjetër rruge në Plazh, bllokuan përkohësisht punimet e firmës fituese të tenderit për asfaltimin e rrugës së tyre.
Me një fond prej 80,5 milion lekësh nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, në Durrës po bëhet përmirësimi i shtresave asfaltike në 10 rrugë të qytetit, 4 prej të cilave kanë përfunduar javën e kaluar. Sipas bashkisë, rehabilitimi i këtyre rrugëve me trafik të rënduar do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve, ndërsa ndërhyrja për rrjetin e kanalizimeve do të bëhet në një kohë tjetër, ende të papërcaktuar nga autoritetet pasi projekti është në fazën e hartimit.
TIRANË– Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka reaguar pasi në selinë e Partisë Demokratike u instaluan kamerat e sigurisë pasi një nga m...
Një ish-deputet dhe ish-kryetar komune qëllohet për vdekje në rrugë në një mbrëmje të ftohtë vjeshte; një biznesmen i cili u zhduk dhe u gjet i vdekur në mal pa...
TIRANË– Zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari është një nga emrat që gjithashtu rezulton pjesë e listës që qarkullon në “What’sApp”. Dosja....
TIRANË- Publikimi i listës së pagave të qytetarëve ka shkaktuar debat ditën e sotme. Në listë kategorizohen disa të dhëna të qytetarëve duke nisur nga emri...
TIRANË- Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka sekuestruar 7 pasuri të ish-gjyqtarit të Lartë, Guxim Zenelaj. Mësohet se ish-gjyqtarit Guxim Zenelajt i ësht...
TIRANË– Një ditë pas incidentit te selia blu, ku një mbështetës i ish-kryeministrit Sali Berisha shkelmoi një derë, duket se kryedemokrati Basha ka m...
TIRANË- Bledar Selmanaj, i dyshuari kryesor për vrasjen e 25-vjeçarit Xhuljano Bullari në Babicë të Vlorës, ka tentuar arratisjen nga ambientet e sp...
SHKODËR – Policia e Shkodrës ka sekuestruar një sasi të madhe kapsollash dhe fishekzjarrësh, një pjesë e mirë e të cilave, me fuqi të lartë shpërthyese, nd...