LIVE UPDATES
Bota

Rruga kineze e mëndafshit nuk i tremb italianët

27 Prill 2019, 08:40 Nga DOSJA
Rruga kineze e mëndafshit nuk i tremb italianët

“Pamja që shihet nga dritarja ime nuk është shumë e bukur, por sjell vende pune, prandaj po i japim një plus!” thotë Marco Maietta për tregun në qytetin e vogël italiano-verior, Vado Ligure. Më pak se 100 metra më tutje ndodhet plazhi. Është mesi i prillit dhe kërkush nuk del në plazh, të notojë në ujë ose të shtrihet nën diell. Nga larg vijnë zhurmat e vinçave të mëdhenj që shkojnë e vijnë. Ato marrin pjesë në ndërtimin e një terminali për kontenierët.

Vittorio Boccalate, duket që është i entuziazmuar me përparimet që po bëhen në projektin e ndërtimit. Inxhinieri shpjegon para një vinçi blu se ky që po ndërtohet është terminali i parë gjysmëautomatik në Itali. “Sapo të fillojë nga puna, të gjitha kontenierët mund të transportohen dhe seleksionohen automatikisht nga ura deri në vendin e magazinimit dhe anasjelltas. Në fakt shkarkimi dhe ngarkimi i anijeve, trenave ose kamionëve duhet bërë ende në mënyrë manuale, i thotë ai reporterëve të DW.

Puna fillon në fund të vitit

Nëse çdo gjë shkon sipas planit, anija e parë me kontenierë do të zbrazet në terminalin e ri që këtë vit. “Që furnizimi në afat është bërë i mundur, ka ndodhur falë furnizuesve të ZPMC nga Shangai,” thotë Boccalate. Nuk kemi të bëjmë me vinça të veçantë por me një sistem të tërë. “Firma kineze është e rëndësishme për projektin tonë”.

Krah ZPMC në ndërtimin e portit merr pjesë edhe një kompani tjetër kineze. Cosco Shipping administron së bashku me APM, një sipërmarrje hollandeze bijë e kompanisë daneze Reederei Maersk, ndërtimin dhe vënien në përdorim të portit. Manaxheri i APM, Paolo Cornetto thotë në bisedë me DW se firma e tij ka bashkëpunuar me sukses me Cosco-n kineze që në vitin 2016. Mbas vënies në punë  Vado Ligure do të ngarkojë-shkarkojë më shumë se një milionë kontenierë në vit dhe do të hapë 400 vende pune.

Ne nuk kemi frikë nga kinezët

Për një qytet të vogël me 8 mijë banorë 400 vende pune nuk janë pak. Vado Ligure, që ndodhet vetëm 50 kilometra larg qytetit të madh Gjenova, ndodhet në një rajon me traditë industriale. Por vitet e vështira ekonomike në Itali kanë eliminuar shumë vende pune. Kryetarja e Bashkisë, Monica Giuliano i shpjegon Deutsche Welles se qytetit i duhen investime, sidomos në port. “Kjo nuk është vetëm porta drejt Mesdheut, por edhe një portë e madhe për ngarkesat nga e gjithë bota.”

Kryetarja 46 vjeçare e bashkisë është rritur në Vado Ligore. Ajo gëzohet për pjesëmarrjen e Kinës në zhvillimin e portit të saj. “Një partner i fortë” sjell shance të reja dhe para. Me ndihmën e kontratave dhe ligjeve nuk është e nevojshme që të krijohet shqetësim për rënien e madhe në borxhe ose për kushtet e punës, kritika këto që bëhen kundër investimeve kineze jashtë vendit. “Ne nuk kemi frikë nga kinezët. Dëshira jonë është zbatimi i planit.”

Edhe vetë sindikatat lokale nuk kanë frikë nga kinezët. Ato shqetësohen më shumë se si mund të hapen sa më shpejt të jetë e mundur vendet e reja të punës, shpjegon Danilo Causa nga sindikata CISL. “Jo, nuk kemi fare frikë nga Kina. Ata vijnë këtu, investojnë paratë e tyre, fitojnë paratë e veta. Për ne vendet e punës janë shumë të rëndësishme. Dhe ata duhet të respektojnë ligjet e punës këtu në vend.”

Në një letërkëmbim me Deutsche Wellen, Cosco thekson: “Nëpërmjet investimeve tona rajonet do të sigurojnë shance më të mira zhvillimi. Atje duhet zhvilluar i gjithë zinxhiri industrial dhe duhen hapur vende të reja pune. Në këtë mënyrë bëhet e mundur që të dyja palët të përfitojnë bashkë me shoqërinë e atjeshme. Ne jemi të sigurt se bashkëpunimi kinezo- italian do të arrijë suksese edhe më të mëdha në kuadër të projektit “Rruga e re e mëndafshit” dhe do të bëhet gjithnjë e më i dashur për popullsinë kineze.”

Kritika nga Brukseli dhe Berlini

Kur kryetari kinez i shtetit, Xi Jinping vizitoi në fund të muajit mars Romën, Italia nënshkroi një deklaratë të përbashkët me Kinën që shpjegonte synimet e bashkëpunimit. Kështu, Italia, ky vend i Europës Jugore kthehet në vendin e parë që bën pjesë në G-7, që lidhet me nismën ambicioze kineze, Rrugën e mëndafshit. Këtë javë, kryeministri italian Giuseppe Conte do të shkojë në Pekin për të marrë pjesë atje në takimin e nivelit të lartë për Rrugën e mëndafshit.

Në BE shumë vetë e shohin me sy kritik këtë hap të hedhur pa folur me partnerët. Brukseli ka treguar shqetësim se Roma do të bëhet e varur ekonomikisht nga Kina dhe kështu mund të dëmtohet sovraniteti i Europës, paralajmëroi Komisari i BE për ekonominë, Günter Oettinger. Ministri i Jashtëm Heiko Maas paralajmëroi se marrëveshje që në afat të shkurtër duken fitimprurëse mund të lenë shije të hidhur në afat të gjatë.

Por në Itali duket se kërkush nuk shqetësohet për të ardhmen e përbashkët me Kinën. Gian Enzo Duci, kryetar i shoqatës së lundrimit  Federagenti, thotë në intervistë me DW, se firmat e lundrimit shohin një potencial të madh zhvillimi tek investimet kineze. “Kina ka interes të madh tek rajonet rreth Gjenovës dhe Triestes. Kjo do të thotë se nëse ne investojmë si duhet në rrjetin hekurudhor, atëherë porti ynë nuk do të jetë vetëm port për kinezët që të shkojnë në Italinë e Veriut, por edhe për të shkuar në Europën Qendrore, Zvicër ose Gjermaninë e Jugut.”

Në Vado Ligure, ku prej vitesh rrjedh para kineze, ndërtimi i portit mund të kthehet në shembull pozitiv për ambicjet italiane të Rrugës së mëndafshit. Njerëzit si Vilma Calvini janë të sigurt: “Ne nuk kemi problem me kinezët. Ata, me paratë e tyre janë të mirëseardhur.”

Marrë nga DW 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota italia rruga kineze tregëtimi i mëndafshit italia rruga kineze tregëtimi i mëndafshit

Sondazh

Poll
Bota 27 Prill 2019, 06:48

Çfarë mund të pritet nga takimi i Berlinit?

Të hënën e ardhshme, më 29 prill,  kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron do të presin në Berlin krerët e qeverive të Ballkani...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës