Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Rritja e rasteve të reja/ Serbia merr VENDIM, mbyll dyqane e restorante në fundjavë
12 Mars 2021, 17:53Nga DOSJA
SERBI– Autoritetet serbe kanë marrë vendim për mbyllje të dyqaneve jo të domosdoshme, si dhe bareve dhe restoranteve këtë fundjavë, për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus.
Kufizimet do të nisin së zbatuari nga ora 21:00 e së premtes deri më 15 mars, bazuar në njoftimet qeveritare.
Të gjitha dyqanet do të jenë të mbyllura gjatë fundjavës përveç atyre të ushqimit, barnatoret, qendrat mjekësore dhe stacionet e naftës. Të gjithë ngjarjet publike do të pezullohen po ashtu.
Nxënësit e shkollave fillore do të nisin mësimin online nga java e ardhshme, ka thënë zyrtari i lartë shëndetësor Zoran Gojkoviq.
Ministria e Shëndetësisë ka regjistruar më shumë se 4,500 raste të reja me koronavirus një ditë më parë, dhe 24 viktima të shkaktuara nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi.
Në përgjithësi, autoritetet kanë regjistruar më shumë se 507,000 raste dhe mbi 4,600 viktima prej kur ka shpërthyer pandemia.
Më shumë se 1.5 milion banorë të Serbisë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kineze, ruse, të kompanisë amerikane Pfizer, apo atë të kompanisë AstraZenenca. Serbia, vend me 7 milionë banorë, është ndër vendet me më shumti persona të vaksinuar në Evropë.
Marrë nga: REL
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
AUSTRALI- Kryeministri i Australisë, Scott Morrison u ka bërë thirrje popullit që të vijojnë të vaksinohen me vaksinën e AstraZenecës. The Guardian shkruan se M...
BRAZIL- Situata e pandemisë në Brazil është shumë shqetësuese. The Guardian shkruan se në vend duhet që të merren veprime serioze në mënyrë që të paradalohet pë...
GREQI–Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile dhe Menaxhimit të Krizave, Nikos Hardalias, njoftoi masa të reja në vendin fqinj, pas një sugjerimi përkatës nga Komi...
KINË- Kina ka lëshuar ditën e sotme raketën e saj të gjeneratës së re, Long March-7A. CNN shkruan se raketa është nisur ditën e sotme drejt orbitës. Kjo ës...
KINË- Një virus i ngjashëm me Covid-19 është gjetur të lakuriqët e natës në Kinë. Metro shkruan se virusi i ri që është gjetur është 95% i ngjashëm me Covi...
BELGJIKË– Ibrahim El Bakraoui, i cili shpërtheu veten në Zaventem në 22 Mars 2016, kreu një vrasje arbitrare në fund të vitit 2014 me ndihmën e vëlla...
ZULU- Mbreti i kombit afrikan Zulu, Goodwill Zwelithini ka humbur jetën ditën e sotme. Aljazeraa shkruan se Mbreti vdiq në moshën 72-vjeçare në spital pë...
BRUKSEL– Nëntë shtete anëtare të BE-së i kanë bërë thirrje kryediplomatit të BE-së, Joseph Borrell, të ketë një diskutim strategjik mbi vendet e Ballkanit...
SHBA- Një aksident fatal ka ndodhur ditën e djeshme në Amerikë. Clickorlando shkruan se në një përplasje automjetesh kanë mbetur të vrarë 5 persona, midis tyre ...