LIVE UPDATES
Ekonomi

Rritet preferenca e bizneseve për t’u kredituar nga burime alternative

1 Qershor 2021, 06:38 Nga DOSJA
Rritet preferenca e bizneseve për t’u kredituar nga burime

TIRANË– Shqipëria mbart një histori të trishtë sa u takon zhvillimeve në tregjet jo të ligjshme financiare (fajdet).

Kriza pandemike e ka forcuar së fundmi këtë tendencë, teksa shihet se të gjitha kategoritë e biznesit (të mëdha, të mesme dhe të vogla) po rrisnin prirjen për t’u kredituar nga tregu i zi i huasë. Një anketë e Bankës së Shqipërisë në më shumë se 1200 biznese në të gjithë vendin në 6-mujorin e dytë të vitit 2020 ka vërejtur se përqindja e bizneseve që planifikon të marrë hua nga tregu i zi ka shënuar rritje.

Sipas anketës 40% e bizneseve të mëdha pohuan se, planifikonin të kreditoheshin nga burime alternative në krahasim me 37.8% që kishin qëllime të tilla në të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Tendenca për t’u kredituar nga tregjet informale ka shënuar rritjen më të madhe në kategorinë e bizneseve të mesme. Në 6-mujorin e dytë të vitit te kaluar, 51.5% e tyre kanë pohuar se do të financoheshin nga burimet alternative, duke mos marrë në konsideratë bankat dhe institucionet jo banka të mikrokredisë, në raport me 35.7% që mendonin në këtë mënyrë në të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Sipas rezultateve të anketës 46.8% e bizneseve të vogla planifikojnë të financohen nga burime alternative në 6-mujorin e dytë të vitit 2020, në raport me 41% që kishin të tilla në plane në gjysmën e dytë të vitit 2019.

Kreditimi nga tregu i zi po ushqehet nga qarkullimi i madh i parave jashtë sistemit bankar. Në fund të vitit 2020, jashtë sistemit bankar qarkullonin 344 miliardë lekë (2.8 miliardë euro). Të dhënat historike tregojnë se në 2020-n, është shënuar rritja më e fortë vjetore, me 53 miliardë lekë, ose +18% . Në raport me paranë gjithsej, jashtë sistemit bankar qarkullonte në fund të dhjetorit 23.6% e totalit, (nga 22.1% në dhjetor 2019). Ky është niveli më i lartë që nga dhjetori 2008, kur u shënua një valë tërheqjesh të depozitave në atë kohë, si rrjedhojë e frikës së shkaktuar nga kriza financiare globale.

Por kreditimi jashtë kanaleve bankare është mjaft rriskoze dhe me kosto. Afatet e kthimit të borxhit në tregun e zi zakonisht janë të shkurtra deri në 6 muaj ose 1 vit. Madje për shuma të vogla, afatet nisin nga 1 javë, 10 ditë ose disa javë. Përdorimi masiv i rrjeteve sociale dhe internetit e kanë bërë edhe më të lehtë këtë treg. Shumë persona që kërkojnë të financohen nga tregu i zi i gjejnë burimet lehtësisht në internet. Ka faqe në Facebook dhe në njoftimet për punë që ofrojnë para me interes, gjithashtu ka plot informacion për ata që kërkojnë para me fajde.

Financimet nisin nga 10 mijë lekë deri në mijëra euro. Zakonisht interesat janë me një këst në fund të periudhës për shumat e vogla. interesi për shumat e vogla është i lartë dhe në disa raste, i kalon të 60%. Shumat më të mëdha zakonisht jepen për afat 3-6 muaj, 1 vit dhe në pak raste edhe për më shumë. interesi për këto lloj huash paguhet në intervale një, tre, ose edhe në fund të periudhës bashkë me borxhin. Për huatë e mëdha, përfituesit, sidomos bizneset, lënë kolateral sende të vlefshme materiale të tilla si prona, automjete dhe banesa./ B.Hoxha/Monitor.al

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi tregjet financiare tregjet financiare


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet