LIVE UPDATES
Aktualitet

Rriten çmimet e shtrenjtohet jetesa në Tiranë, as studentët nuk shpëtojnë

7 Prill 2022, 15:00 Nga DOSJA
Rriten çmimet e shtrenjtohet jetesa në Tiranë, as

TIRANË– Këshilli Bashkiak i Tiranës ka vënë dorë sërish në sistemin e taksave e tarifave vendore duke bërë disa ndryshime. Konkretisht, për të marrë kartën e studentit, parkuar në çdo cep kryeqyteti, për të hyrë në kopsht zoologjik a fusha sportive, si edhe për të marrë një shërbim taksi do të duhet të paguajmë më shumë. Dhe kjo nuk ka të bëjë aspak me luftën në Ukrainë apo krizën globale ekonomike.

PARKIMET ME PAGESË

Përveç katër zonave të njohura për parkim në kryeqytet, ku për të parkuar automjetin duhet të paguash nga 40 deri në 100 lekë/orë, edhe trembëdhjetë zona të tjera do të futen në listëparkimet me para të Bashkisë. Sigurisht, të menaxhuara nga Tirana Parking. Bëhet fjalë për territorin e ish-komunave që me ndarjen territoriale kaluan nën administrimin e pushtetit vendor.

Në relacionin bashkëngjitur projektvendimit, një gjë e tillë artikulohet si kërkesë e bizneseve dhe individëve që banojnë në zonë për t’u pajisur me vendparkime. Por, nuk duhet harruar se të ardhurat nga ky zë çuan në arkën e bashkisë për vitin 2021 afro 500 milionë lekë të rinj, ndërsa projeksionet për vitet në vijim kapin kufijtë e 670 milionë lekëve.

Me miratimin e këtij vendimi që pasohet me vendosjen e sinjalistikës së duhur në ishkomunat: Dajt, Zall Bastar, Shëngjergj, Farkë, Petrelë, Bërzhitë, Kërrabë, Baldushk, Pezë Vaqar, Ndroq, Kashar, Zall Herr do të paguhet për çdo vendparkim. Kjo do të shtojë koston e jetesës së familjeve, e po ashtu edhe i hap rrugë vënies së gjobave nga policia bashkiake.

TAKSITË

Rritje e shpjegueshme me rritjen e çmendur të naftës në bursë, por nuk është kjo arsyeja përse qytetarët që zgjedhin shërbimin taksi do të duhet të nxjerrin më shumë para nga xhepi. Sipas vendimit të marrë sot në këshill, nisja nuk do të jetë më në nga 250 lekë, por 300, ndërsa kilometrat e përshkuar varen nga zona. Të trija të rritura, krahasuar me vitin 2013 kur u bë ndryshimi i fundit i tarifës për shërbimin taksi.

“Politika e ndjekur ka nxitur organizimin e strukturave të shërbimit taksi, të cilat kanë siguruar një shërbim të shpejtë, cilësor dhe të sigurt, si edhe një organizim në sistemin e kontrolluar të tarifimit, që është i prirur të kontrollojë shërbimin ndaj klientit, nëpërmjet respektimit të çmimit të shërbimit të vendosur”, argumentohet rritja e çmimit që thuhet të ketë ardhur me kërkesë të përfaqësuesve të subjektit të shërbimit taksi, të cilët kanë kërkuar të reflektohet në çmim edhe për shkak të efekteve ekonomike ndër vite që shkakton inflacioni.

KOPSHTI ZOOLOGJIK

Investimet e kryera në kopshtin zoologjik të Tiranës përgjatë tri viteve të fundit kanë bërë që Bashkia Tiranë të disafishojë çmimin e biletës me qëllim për të mbuluar kostot e mirëmbajtjes.

“Nisur nga qershori i vitit 2019, kopshti zoologjik i Tiranës është përfshirë nga një investim i ri me dyfishim të sipërfaqeve të ekspozimit dhe shtimi të shumëllojshmërisë së kafshëve që do të trajtohen me të njëjtin standard, sikurse edhe në kopshtet zoologjike të Europës. Investimi i ri ka ndikuar në ndryshimin e infrastrukturës, me hapësira të reja për trajtimin dhe ekspozimin e kafshëve, e për rrjedhojë ka ndryshuar edhe ngarkesa me kafshë të egra e të buta”, citohet në relacionin bashkëshoqërues të vendimit.

Konkretisht, bileta për të rritur është 300 lekë, ndërsa për fëmijë 200.

E njëjta gjë do të ndodhë edhe me fushat sportive në parkun e madh të liqenit artificial pas shtimit të cilësisë së shërbimeve që ato ofrojnë me investimet e fundit.

Për secilën prej tyre, në relacion është bërë një analizë e kostove të shërbimit.

As studentët s’i shpëtojnë krizës, karta me përfitime kundrejt parave

As të rinjtë që studiojnë, shumica nga rrethet të shpërngulur në tiranë nuk ia hedhin paq. Karta, që presupozohet të ketë përfitime në disa shërbime do të mund të merret në këmbim të afro 500 lekëve, nga 350 lekë më parë.

E gjitha kjo bëhet pas implementimit të një marrëveshjeje që e bën anëtare të Kartës Studentore Evropiane, koston e së cilës ia kanë ngarkuar studentëve që me shumë gjasë nuk do t’iu hyjë në punë.

Nga 60 mijë të rinj që studiojnë, numri i atyre që mund të udhëtojnë është minimalist.

“Qëllimi kryesor i kartës është t’u japë studentëve evropianë të njëjtat të drejta që ata kanë si studentë të një vendi të caktuar gjatë periudhës kur udhëtojnë jashtë vendit të tyre ose gjatë programeve të shkëmbimeve studentore (Erasmus +).

Karta Studentore Evropiane i jep akses një numri të pakufizuar shërbimesh që studentët përdorin gjatë jetës së përditshme, shërbime në kampus apo në qytet të ofruara në 26 shtete dhe 184 universitete të huaja”, argumentohet nga relatorët e çështjes.

Marrë nga Panorama

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet kriza ekonomike prej luftes tirane kriza ekonomike prej luftes tirane

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës