Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Art&Argëtim
Rrëmbeu mijëra zemra me rolin e “Osmanit”, aktori turk vihet nën hetim
16 Tetor 2021, 10:50Nga DOSJA
TURQI- Aktori i njohur turk Burak Özçivit, i cili rrëmbet zemrat e të gjithë shqiptarëve me rolin Osmani në telenovelën me po këtë titull, ka probleme me drejtësinë turke. 4 punonjës të setit të serialit televiziv “Themelimi Osman” kanë ngritur një kallëzim penal për aktorin duke pretenduar se ky i fundit i ka ofenduar rëndë gjatë xhirimeve të serialit.
Një prej punjonjësve, emri i të cilit nuk bëhet i ditur por vetëm inicialet e tij ka treguar se punon si asistent i kamerës në xhirimet e serisë televizive, A.Ö., ka treguar për policinë se aktori ka mallkuar drejt stafit.
“Në ditën e incidentit Burak, aktori kryesor i serialit, doli nga çadra ku ishte dhe mallkoi drejt stafit të xhirimit, duke na parë në sy një nga një. Pastaj ai u largua. Ai u kthye menjëherë dhe tha përsëri të njëjtat mallkime. Kur punëtorët e grupit dëgjuan mallkimet e tij, ata u tronditën dhe askush nuk foli,”-është shprehur punonjësi.
Zyra e Kryeprokurorit ka nisur një hetim kundër Burak me akuzën e “fyerjes publike të më shumë se një personi” shkruajnë mediat turke. Ndërsa vetë Burak është shprehur në lidhje me këto, deklarata të cilat i ka quajtur mos marrëveshje dhe të ekzagjëruara nga punonjësit të cilët të tjerët nuk duhet ti besojnë.
TIRANË- Mbrëmë Teatri Kombëtar i rihapi dyert pas një mungese të gjatë që shkaktoi pandemia. Në ArTurbina u vu në skenë komedia “Edmond”, e autorit Alexis ...
BRITANI E MADHE– Këngëtarja e mirënjohur botërore Adele, ka publikuar këngën e saj të parë pas plot gjashtë vitesh pritje nga adhuruesit e saj. “Easy On M...
“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të dielën e 19 marsit 1848, në faqen n°3, letrën e Honoré de Balzac në lidhje me kandidaturën e tij pë...
Memorie.al publikon historinë e panjohur të Uran Kalakullës me origjinë nga Libohova e Gjirokastrës, pinjoll i një familje me tradita patriotike ku të parët e t...
TIRANË- Lajmi se Shqipëria do të dërgojë satelitë në hapësirë ka marrë shumë bujë. Këtë gjë e bëri të ditur kryeministri Edi Rama ditën e djeshme gjatë sea...