"Burgu i Ali Demit është kthyer në burg të hapur", Manja: Ditën në punë, natën në burg! Kemi njoftu...
Aktualitet
Rregullat e reja për beqarët, ja si mund të shkoni në Gjermani tek partneri. Dokumentet që do iu kërkohen në kufi
13 Gusht 2020, 08:36Nga DOSJA
TIRANË- Qeveria e Gjermanisë ka ndryshuar rregullat për hyrjen e emigrantëve të huaj. Në një vendim qeveria federale gjermane njofton se partnerët e pamartuar mund të hyjnë në Gjermani nga vendet e treta të cilat nuk janë në listën “e sigurt” përfshihet këtu edhe Shqipëria, për vizita afatshkurtra te partneri që jeton në Gjermani.
Njoftimi për rregullat e reja është bërë nga TIA (Tirana International Airport), ku shkruan se ndryshimet vlejnë për gjermanët, shtetasit e BE-së ose shtetasit e vendeve të treta me të drejtën e qëndrimit në Gjermani.
NJOFTIMI I PLOTË
?Rregullat e reja për hyrjen ne Gjermani për partnerët e pamartuar ?❤️??????Qeveria Federale Gjermane njofton se partnerët e pamartuar mund të hyjnë në Gjermani nga vendet e treta të cilat nuk janë në listën “e sigurt” – përfshihet këtu edhe Shqipëria – për vizita afatshkurtra te partneri që jeton në Gjermani (gjermanët, shtetasit e BE-së ose shtetasit e vendeve të treta me të drejtën e qëndrimit në Gjermani). Nëse personi në fjalë nuk ka pasaportë EU apo vizë gjermane, duhet të përmbushen kushtet e mëposhtme: ?Çifti është në një marrëdhënie / partneritet afatgjatë dhe të dy partnerët janë takuar personalisht në Gjermani të paktën një here, ose çifti ka një vendbanim të mëparshëm të përbashkët në një vend tjetër deri vonë. ?Dokumentet e mëposhtme duhet të paraqiten për hyrjen në Gjermani si dëshmi:
1) Një ftesë nga personi që jeton në Gjermani, si dhe një kopje e dokumenteve të identitetit të personit që lëshon ftesën, 2) një deklaratë për ekzistencën e marrëdhënies, të nënshkruar nga të dy partnerët dhe duke përfshirë detajet e kontaktit të të dy partnerëve; 3) Dëshmi të tjera të përshtatshme për takimet e mëparshme personale, në veçanti pullat e pasaportave, dokumentet e udhëtimit / biletat e fluturimit ose një vendbanim të përbashkët në një vend tjetër; mund të sigurohen edhe dokumente shtesë siç janë fotot, postimet në media sociale, korrespondenca postare / emaili etj. ?Pavarësisht nga kriteret e theksuara më lart, vendimi nëse lejohet hyrja është në diskrecionin e Policisë Federale Gjermane në kufi, thotë njoftimi zyrtar i shtetit gjerman. ?Të gjithë udhëtarët duhet të ndjekin ende kërkesat e karantinës së shtetit përkatës federal të Gjermanisë, thuhet në njoftimin zyrtar te Qeverisë Federale Gjermane.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Avokati i Emiliani Shullazit, Vladimir Meçi ka reaguar sërish sot në lidhje me vendimin e Drejtorisë së Burgjeve dhe Ministrisë së Drejtësis...
TIRANË– Ndërron jetë një mësues nga Mirdita, i cili ishte i infektuar me COVID-19. Mësohet se mësuesi Gjon Kola prej disa ditësh ishte i shtruar në spitali...
VLORË– Mbytet një 60-vjeçar në plazhin pranë Akademisë së Marinës në Vlorë. Mësohet se Luan Mezani nga Tirana ka ndërruar jetë rrugës për në spital....
POGRADEC- Vijon operacioni “Perimetri”. Policia e Pogradecit ka arrestuar 38-vjeçarin nga Kukësi, me iniciale L.SH. Ai është arrestuar, pasi është kapur...
TIRANË- Banorët e zonës turistike të Drimadhes dhe të Dhërmiut shumë shpejt mund të ketë një furnizim më të mirë me ujë. Ministria e Infrastrukturës ka zhv...
TIRANË- Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka deklaruar se po mendohet që të ashpërsohen më tej masat, sa i përket COVID-19. Brataj gjatë një inte...
SHKODËR- Policia Kufitare e Muriqanit ka arrestuar sot Elton Isufin, i cili ishte në kërkim nga drejtësia italiane. Në një njoftim për mediat, Policia njof...
TIRANË-Detaje të reja kanë dalë 29-vjeçari, i cili u hodh sot nga kati i tretë i spitalit COVID2. Mësohet se i riu me iniciale Xh.K kishte disa ditë...