LIVE UPDATES
Bota

Rrëfimi mes lotëve i babait të vajzës që shkoi në Siri: Më gënjyen se po ikin me pushime në Turqi

16 Tetor 2019, 09:18 Nga DOSJA
Rrëfimi mes lotëve i babait të vajzës që shkoi në

KOSOVË- Intervistë me babain e Vlorës (emri i vërtetë i njohur për redaksinë), i cili pohon se ish-bashkëshorti i së bijës dhe e bija e kanë gënjyer, kur kanë ikur në Siri. Rrëfimin e tij e ndërprejnë shpesh lotët…

Kur e keni kuptuar se vajza juaj është kthyer nga Siria, se bashku me 109 persona të tjerë të kthyer në prill të këtij viti në Kosovë?

Unë e kam marrë vesh që bija ime është kthyer vetëm kur është lajmëruar nga Prishtina, nga një telefon i huaj. Më ka telefonuar një njeri nga Ferizaji dhe më ka treguar se i kanë kthyer nga Siria. Edhe ky person ka pasur fëmijë në Siri…(lotët e ndërprejnë rrëfimin…). 

..e shoh që jeni të shqetësuar edhe tani gjashtë muaj pas kthimit, por na tregoni pak: Si e keni ndjerë veten në momentin kur keni marrë lajmin?

…më fal për lotët po më tradhëtojnë! Nuk mund ta besoja se është kthyer. Kam qenë tepër i lumtur. Unë kam shpresuar se ajo një ditë do të kthehet, por gjithmonë kam pasur frikë se një ditë do të na vijë lajmi për vrasjen apo vdekjen e saj.

A keni pasur kontakte gjatë kohës që vajza ka qenë në Siri?

Jemi dëgjuar ndonjëherë me telefon, ku ka pasur valë. Vlora më ka telefonuar, sepse unë nuk kam pasur numër të saj. Kemi biseduar shumë rrallë. Vlora ka qenë shpesh e shqetësuar gjatë telefonatave, por kurrë nuk më ka treguar se çfarë po vuan atje. Disa herë më ka kërkuar edhe para. Kam marrë hua nga miqtë dhe disa herë i kam dërguar, më shumë nuk kam mundur (lotë…).

Si është e mundur që nuk kuptuat në kohë se fëmija juaj është radikalizuar?

Çika ime më parë kurrë nuk ka mbajtur as shami koke. Nuk ka ditur as të bje Shahadet (lutjet elementare në fenë islame), e të mos flas për falje apo diçka tjetër. Ne jemi myslimanë, por në shtëpi kurrë nuk jemi falur. Tani më duket shumë e çuditshme kur e shoh që falet pesë herë në ditë dhe praktikon fenë kaq shumë.

Po si është radikalizuar Vlora dhe pse e keni lejuar të shkojë në Siri?

E bija ime ka qenë në shkollë të mesme dhe është dashuruar me një djalë. Pak m’u ka dukur i dyshimtë ai djali, por jo tepër. Ai djali ka ardhur tek unë në shtëpi dhe më ka pyetur a mund të shkojnë bashkë me pushime në Turqi? Unë e kam ndarë çikën time dhe e kam futur me një dhomë. I thash: Këtë djalë ti nuk guxon ta martosh. Por ajo më tha se është e dashuruar. Më premtoi dhe u betua se do të shkojnë vetëm në Turqi, me pushime, dhe se do të kthehet pas dhjetë ditësh…ditën tjetër më ka telefonuar nga Siria. E ndjeva veten shumë, shumë keq. Gruaja ime tërë ditën vetëm qante. Në mbrëmje shikova pak në internet, se çfarë po ndodhte në Siri… Nuk e di, si nuk jam çmendur. Nuk mund ta kuptoja – si është e mundur që fëmija im të shkojë në Siri. Unë nuk e kuptoj politikën e madhe, por më duket se bota ka dashur t’i mbledhë krejt terroristët me një vend dhe t’i vrasë të gjithë. Mirë ua kanë bërë. Pesë vite sa ka qenë Vlora në Siri kanë qenë për mua si 50 vjet në xhehnem (ferr). Po habitem qysh nuk jemi çmendur të gjithë.

Vlora është martuar në Siri disa herë. Në Kosovë është kthyer me fëmijë. Sa kanë ndryshuar Vlora dhe fëmija i saj në gjashtë muajt e fundit, pas kthimit nga Siria?

Kanë ndryshuar shumë, sepse kur janë kthyer kanë qenë në gjendje të mjerueshme psikike dhe shëndetësore. Kohët e fundit në Siri kanë ngranë vetëm bar dhe bullgur. Gjendja e tyre ka qenë shumë e keqe. Fëmija ka qenë në gjendje katastrofale. Nuk ka mundur të çohet fare, ndërsa tani është shumë më mirë. Mund të ecë, mund të lëvizë, flet…

Po si është kontakti i Vlorës me familjarët, fqinjët dhe rrethin? A kanë ata rezerva ndaj saj?

Babai: Ne të gjithë këtu jemi të një gjaku. Fqinjtë e kanë pranuar normalisht. Të gjithë kanë qenë të lumtur për kthimin e saj. E duan të gjithë, por vajza ka mbetur e mbyllur, sepse ende është nën masat e arrestit shtëpiak.

Si po sillen autoritetet e shtetit ndaj jush?

Më duhet të them sinqerisht se shteti na ka ndihmuar shumë pak. Jo vetëm financiarisht, por edhe në mënyrë të tjera. Unë do të doja që Vlora të mos jetë nën masat e arrestit, që të mund të dalë dhe të shoqërohet me shoqe, të mund të integrohet më shpejtë. Ajo duhet të kuptojë se jeta këtu në Kosovë është krejt ndryshe nga ajo në Siri. Do të doja të shihet me njerëz të tjerë, të shohë se asnjë prej tyre nuk mban këto veshjet e zeza si ajo. Do të doja që sa më parë të heqë nikabin dhe të shëtis si të gjitha moshataret e saj.

Mendoni se shteti nuk ka bërë mjaft për riintegrimin e tyre në shoqëri?

Shteti duhet të ofrojë më shumë mundësi për integrim. Unë personalisht dhe familja ime do të bëjmë të gjitha që janë në mundësitë tona për ta riintegruar në shoqëri. Por gjendja jonë financiare është shumë e rëndë. Shpresoj se shteti do të na ndihmojë më shumë jo vetëm me para, por edhe me programe të ndryshme.

(Marrë nga DW)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni lufta ne siri rrefimi i babait te vlores shqiptaret ne siri lufta ne siri rrefimi i babait te vlores shqiptaret ne siri

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet