LIVE UPDATES
Sport

Rrëfimi i Grent Halilit: “Jam penalizuar, më tepër nga të qënurit djali presidentit”

28 Tetor 2021, 18:12 Nga DOSJA

TIRANE “Nuk ka qenë një vendim i lehtë, futbollistët dhe ata që luajnë sport, e dinë shumë mirë që në moshë kaq të re, të marrësh një vendim të tillë, nuk është e lehtë. Këtë vendim e kam menduar gjatë, pa filluar faza përgatitore e mendova dhe në fund e bëra publik vendimin pas fazës përgatitore, për arsye që janë ambicje të reja në jetën time”,- e nis rrëfimin e tij në mikrofonin e “Top Channel”, ish-futbollisti Grent Halili i bardhebluve, por njëherësh edhe i biri i presidentit të Tiranës.

Refuzimi për të luajtur jashtë futboll…

“Pata një ofertë jashtë Shqipërisë dhe për arsye familjare nuk e pranova, duke menduar që të tërhiqem nga futbolli i luajtur për të vazhduar diçka tjetër, po në brendësi të këtij klubi. Unë si person mendova që kam më tepër rëndësi të merrem me këtë gjë, se sa me futbollin. Familjarët kanë qenë personat e parë, që jua kam thënë vendimin tim. Por përpara se të bëhej publike, telefonova trajnerin dhe biseduam gjatë bashkë. Ai më dha kurajo dhe e përshëndeti vendimin tim dhe më dha kurajo për nismën që kisha marrë”.

Si ishte biseda me babain tuaj për vendim?

“Babai asnjëherë në asnjë vendim në jetën time nuk më ka penguar, sigurisht si çdo prind më ka këshilluar, por ama nuk m’u bë pengesë. Madje tha se shumë mirë mirë ke bërë, pasi edhe unë kam nevojë për njerëz të besuar afër meje. Edhe unë vetë kisha parë se ai kishte nevojë për njerëz të besuar afër. Edhe kur isha futbollist kam parë shumë gjëra, por që asnjëherë nuk kisha reaguar, që të mos dukesha si çuni i presidentit, por nuk po duroja do të më, dhe më lindi dëshira të bëja këtë gjë, që të jem këtu edhe për ta këshilluar për diçka më të mire”.

Raporti me mamanë?…

“Gjithmonë kam përmendur babain ose motrën tim, por dua të përmend mamanë, e cila ka qenë e para fare, që ia thashë vendimin tim. Sigurisht nuk e priti mirë dhe u mërzit, por në fund më mbështeti. Dua ta përmend dhe ta falenderoj pamasë për përkushtimin e saj të madh gjatë gjithë këtyre viteve. Nuk i thonë pak, 13 vite që një mama të presi fëmijën t’i lajë rrobat, takat, një përkushtim i madh, ushqimi në kohën kur duhet dhe si duhet, një regjim që nuk më ka munguar asnjëherë, prandaj dua ta falenderoj dhe shpresoj që ta bëj jo atë vetëm, por edhe babain dhe motrën time, krenarë për hapin tim të radhës në jetë”.

Jeni ndjerë i avantazhuar, apo i penalizuar, nga fakti i të qënurit i biri i presidentit?

“Të them të drejtën nuk jam prononcuar asnjëherë, nuk jam ankuar asnjëherë dhe s’do të ankohem, por që i avantazhuar nuk jam ndjerë asnjëherë dhe këtë e them me bindjen e plotë. Madje jam dëmtuar, nuk po flas për paragjykime jashtë fushës, por për ato brenda fushës nga trajnerët dhe drejtuesit që kanë qenë brenda klubit tonë. Por unë me qetësinë dhe butësinë time, që i kam ngjarë babait, kam duruar, kam heshtur, por që nuk do t’i harroj këto gjëra. Me qetësi çdo gjë do të shkojë në vendin vet”.

Marrëdhënia juaj me tifozët? Si ndiheshit kur një pjesë e tyre ju refuzonin?

“Unë nuk jam me Tironën prej familjes sime, ajo është një arsye tjetër sigurisht. Unë jam me Tironën, sepse jam rritur në këtë klub që 10 vjeç. Unë edhe në detyrat e reja që do të marr, do ta bëjë sigurisht për familjen tim, por në radhë të parë për Tironën. Unë këtë emër, që mund të kem sot, e kam sigurisht falë familjes time, por e kam edhe prej këtij klubi. Sa i përket tifozëve, mund të them që jam ndjerë keq kur dëgjoja ofendime, pasi asnjëherë nuk e kuptoja pse vinin. Por e theksoj, që edhe pse me këto ofendime, që ndoshta edhe sot e kësaj dite tifozët mund të kenë, dhe kur them tifozët, nuk e kam me 120.000 tifozët që ka Tirona, por një grup njerëzish, por edhe për këta njerëz nuk është se do të kem hatërmbetje. Tifozi, në të mirë apo në të keqe, unë mendoj që ka të drejtë. Kam dëgjuar dhe dua ta theksoj edhe diçka tjetër, që është spekulluar, se një prej arsyeve që jam larguar ka qenë prej tifozerisë së Tiranës. Unë nuk jam tërhequr në asnjë moment prej tifozëve të Tiranës, apo prej dikujt apo për ndonjë arsye tjetër. Të bësh një profesion prej 13 vitesh dhe ta lësh prej disa sharjesh, ndoshta jo vetëm unë, por askush nuk do të hiqte dorë. Kjo ka qenë ëndrra ime, e realizova aq sa e realizova, ndoshta mund të bëja edhe më mirë, por dua ta theksoj se unë nuk jam tërhequr prej tifozëve”.

Si e keni ndjerë faktin, që shpesh qarkullonin fjalë, se për hir tuaj janë penalizuar drejtues apo trajnerë?

“Eshtë komentuar edhe kjo gjë, por unë mund t’ju them, hapni statistikat. Unë jam sjellë si profesionist, nuk dua të flas për veten, por edhe trajnerët që kanë qenë, ndoshta nesër pasnesër mund të pyeten, por besoj që kjo që po them, është e saktë. Unë nuk di që t’i jetë thënë ndonjë trajneri ndonjëherë që unë të aktivizohem, si nga ana ime, apo nga ana dikujt tjetër. Madje, madje, kur kam qenë për t’u aktivizuar, jam tërhequr vetë, që të aktivizohej dikush tjetër, për të mos patur hatërmbetje në grup. Por shihni statistikat, në Kategorinë e Parë po themi, ku mund të luajnë shumë njerëz, që nuk e meritojnë. Mundësia në Kategorinë e Parë. Ze Maria, në 34 ndeshje, mos gaboj, më ka aktivizuar vetëm në 10 apo 15 ndeshje. Kjo ka qenë edhe për fajin tim, sepse unë gjithmonë mundohem të fajësoj veten, sepse le të themi nuk kam qenë i zoti të luaja më shumë, por nëse do të ishte që trajnerët ndikoheshin nga kjo gjë, unë do të luaja në Kategorinë e Parë ndeshjet e plota, sepse ne kishim një ekip shumë herë më të mirë dhe nuk do të prishte punë, nëse do të luante djali i presidentit, por as kjo nuk ndodhi”.

Nga cili trajner keni mësuar më tepër, kë vlerësoni më shumë dhe kë më pak?

“Unë kam mësuar nga të gjithë trajnerët që kam patur, që kur isha 10-vjeç me profesor Krenar Alimemetin e me radhë, por besoj që trajneri që e vlerësoj më tepër, jo vetëm si trajner, por edhe si njeri që është i drejtpërdrejtë, i hapur dhe që i thotë gjërat në sy, është profesor Ges Shehi, trajneri aktual i Tiranës, kurse trajneri që kam kaluar më keq, apo që kam periudhën jo të mirë ka qenë profesor Ze Maria. Për mendimin tim ka qenë një trajner shumë i mirë, por unë mendoj, se kishte më tepër problem menaxhimin apo komunikimin me lojtarët”.

Momenti juaj më i mirë dhe më pak i mirë në karrierë?

“Një nga momentet më të mira në karrierën time ka qenë padyshim titulli kampion, një ëndërr e bërë realitet, ndërsa momentin më të hidhur më mirë s’po e përmendim, sepse më mirë të shohim përpara. E vërtet është që e shkuara nuk harrohet, mund të bësh një 100 të mira dhe një të keqe, por ajo mbahet mend. Megjithatë ka qenë një mësim. Por viti 2017 ka qenë një moment i trishtë, jo vetëm për mua, por për të gjithë klubin e Tiranës. Megjithatë unë mendoj që le të shohim atë të mirë që është duke bërë ky klub, duke filluar nga dy apo tre vitet e fundit”.

Si ju duket Tirana e këtij viti?

“Eshtë ende herët për të folur, jemi realisht në vend të parë, por është më e vështirë që ta mbash vendin e parë, që ta mbash këtë ritëm. Më ngrof shumë ky grup dhe mund të them që nga mosha 16-vjeçare e deri më sot, nuk kam parë një grup më të mire, në raport me njëri-tjetri se ky. Dua të theksoj që klima në një ekip është thelbësore, që skuadra të eci mirë. Ky mendoj që është çelësi i suksesit deri tani i joni”.

Nga lojtarët kë do të veçonit?

“Do të veçoja Elis Bakajn, i cili që në mohsë të vogël ka qenë pjesë i ekipit tonë, ka qenë në një farë mënyre idhulli im, sepse e kam patur mundësinë ta shihja edhe si stërvitej. Një lojtar për ta marrë si shembull brenda fushë, sepse jashtë fushe ka qenë pak problematik. Ndërsa shembull edhe për jashtë fushe kam marrë nga Erando Karabecin, sepse ka qenë vërtet djalë fantastik jashtë fushe dhe profesionist në fushë”.

Për këtë të vjen më keq, që nuk luan futboll?

“Më shumë keq për këtë vendim që kam marrë, më vjen keq për gjyshin, sepse që në moshën 10-vjeçare ka qenë ai që më çonte në stërvitje dhe këtë gjë e ka bërë deri në moshën 18-vjeçare. Më pas, mosha bën të veten, por që nga ajo moshë ai më ka ndjekur gjithmonë”.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport elis bakajn erando karabecin është profesor ges shehi familjarët kanë qenë personat e parë i biri i presidentit të tiranës ish-futbollisti grent halili jam me tironën por për të gjithë klubin e tiranës trajneri aktual i tiranës unë jam sjellë si profesinist unë mendoj që ka të drejtë ze maria elis bakajn erando karabecin është profesor ges shehi familjarët kanë qenë personat e parë i biri i presidentit të tiranës ish-futbollisti grent halili jam me tironën por për të gjithë klubin e tiranës trajneri aktual i tiranës unë jam sjellë si profesinist unë mendoj që ka të drejtë ze maria


Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës