LIVE UPDATES
Aktualitet

Rrëfimi i biznesmenit shqiptar në Itali: 24 orët e vetëizolimit dhe çfarë më ndalohet

14 Mars 2020, 16:19 Nga DOSJA
Rrëfimi i biznesmenit shqiptar në Itali: 24 orët e

ITALI-Ai është drejtues i një prej bizneseve të vogla, që merret me ndërtim në një nga komunat e rajonit të Massa Carraras në Itali, prej më shumë se pesë vitesh. Të premten e javës së kaluar, si shumë syresh, ai iu bind masave drastike të qeverisë për minimizimin e përhapjes pa masë të virusit COVID -19.

E kyci biznesin për një kohë të pacaktuar. Dhe bashkë me disa miq u ul për të rrakëllyer nga një gotë në një nga baret e zonës (kur ende nuk ishin mbyllur përfundimisht).

48 orë më pas, të dielën në mëngjes, i bie telefoni. Një prej miqve të aperitivit të së premtes ishte shtruar në spital sepse rezultoi pozitiv me koronavirus. Menjëherë njofton mjekun e familjes (duke qënë se janë komunë e vogël). Pyetet imtësisht nëse ka simptoma të virusit COVID 19. Deri më tani jo.

Megjithatë prej ditës së hënë, ai duhet të qëndrojë i vetëizoluar për 14 ditë në shtëpi. Masat ndaj tij janë të njëjta sikur të ishte me simptomat e lehta të virusit. Rrëfimin e sjell për gazetën ‘Si’ një shqiptar me inicialet P. L.

Ai zgjohet i vetëm në mëngjes. I izoluar në një dhomë që duhet të ajroset disa herë përmes dritares, por jo derës së dhomës. Ajo duhet të qëndrojë e mbyllur. Dhoma e tij duhet të ketë higjenë të lartë. Ka luksin të përdorë një banjo më vete, që duhet të pastrohet me desifektues normal ose me produkte, që kanë bazë klorin apo alkool 70%.

Duhet të qëndrojë me maskë kirurgjikale. Ndihmohet nga bashkëshortja e tij, e cila po ashtu duhet të jetë e pajisur me një maskë, dhe e distancuar nga ai të paktën një metër. I ndalohet rreptësisht hyrja çdo familjari tjetër në dhomë. Atij i vihet në dispozicion çdo gjë veçmas. Nuk duhet të ndajë asnjë send me të tjerët nga celulari, tableta, kompjuteri e deri tek cigarja apo gota, filxhani, pjata, piruni, luga, shishja…etj.

I ndalohet të prekë madje edhe telekomandën. Në të kundërt, duhet pastruar direkt me alkool mbi 60%. Rrobat e tij nuk duhet të përzihen me familjarët e tjerë. Ai ka peshqirin e tij që duhet të lahet (ashtu si edhe ndërresat) në lavatriçe veças rrobave të tjera në temperaturë 60 gradë. Në vend të peshqirit, rekomandohet të përdorë më mirë facoleta dhe letër guzhine një përdorimshe duke i hedhur menjëherë në një kosh të vendosur vetëm për atë, në dhomën ku qëndron.

Pas gjithçkaje që prek, ai duhet të lajë duart të paktën 20 sekonda. Ose të përdorë desifektues me përqindje alkooli mbi 70%. Nuk duhet të fusë duart në gojë, hundë dhe sy. Për ushqimin mjekët nuk e kanë këshilluar.

Por për gjendjen e tij fizike shumë. Ai duhet të masë temperaturën të paktën 5 herë në ditë. Kështu i kanë thënë. Nëse ndjen dhimbje gjoksi, i fillon kolla, dhimbje të pazakonta të muskujve, probleme me frymëmarrjen apo rritje temperature të menjëhershme mbi 37 gradë Celsius duhet të informojë menjëherë mjekun. Një marrëdhënie kjo reciproke.

Atij i bie telefoni nga mjeku i familjes dy, deri në tre herë në ditë. Ndërsa mjeku i infektivit e merr në telefon një herë në ditë. Përpos telefonatës, mjeku i familjes e viziton edhe në shtëpi. Sigurisht, jo çdo ditë. Duke mos pasur simptoma, mjeku e viziton i pajisur vetëm me maskë kirurgjikale dhe doreza. Në rast së gjendja e tij do të rëndohet, atëherë në shtëpi mbërrijnë mjekët e infektivit të veshur me rroba të posaçme që i marrin tamponin. Ky i fundit nuk duhet të lëvizë nga dhoma ku qëndron. Nëse ai rezulton pozitiv, janë mjekët të shoqëruar nga infermierët që bëjnë transportin e pacientit.

Mjekët janë urdhëruar të flenë në spital. Për ta nuk ka pushim. Ndërsa për qytetarët duhet vetëm ndërgjegjësim dhe përgjegjshmëri. Si rasti i shqiptarit P.L që nuk e mendon të thyejë rregullat e izolimit edhe pse deri më tani nuk ka asnjë simptomë të virusit.

“Ai mund të shfaqet edhe ditën e 14-të”, – shprehet ai. “Nëse ruaj veten, ruaj familjen dhe të tjerët. Për mua asgjë tjetër nuk ka rëndësi në këto momente”, – e mbyll bisedën. Është ora 20.00 e mbrëmjes dhe ai duhet të masë temperaturën…

Konfirrmohet vdekja e parë nga koronavirusi në Neë York
Neë York- Në Neë York është raportuar vdekja e parë nga koronavirusi.Sipas mediave vendase, viktima është një grua 82-vjeçare.

Këtë e ka konfirmuar Kryetari i bashkisë Blasio konfirmoi, ku sipas tij, gruaja, kishte emfizemë të përparuar dhe në gjendje kritike.
“Ne e kemi ditur që në fillim që këta njerëz janë më të rrezikuarit në këtë pandemi dhe lajmet e sotme janë një konfirmim i trishtuar i këtij realiteti. Dua të falënderoj stafin e Qendrës Mjekësore Ëyckoff për përpjekjet e tyre për të shpëtuar jetën e kësaj gruaje dhe të gjithë profesionistët mjekësorë në vijat e frontit që mbrojnë të prekurit tanë”, tha de Blasio.

Ai ka kërkuar nga të gjithë që të bëjnë pjesën e vet dhe të marrin masat e nevojshme paraprake për të mbrojtur njerëzit që janë më të rrezikuar.

Në rang global janë regjistruar 4,947 viktima dhe 132,000 të tjerë janë prekur nga koronavirusi në 127 vende të botës. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i viktimave ka shkuar në 1266 dhe janë prekur mbi 15 mijë të tjerë. SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Në Greqi janë shënuar 3 viktima, në Kosovë janë konfirmuar dy rastet e para ndërsa në Shqipëri janë 38 të infektuar, mes tyre një viktimë.

Marrë nga: Gazeta Si

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet coronavirusi ne itali rrefeshet shqiptari coronavirusi ne itali rrefeshet shqiptari

Sondazh

Poll
Aktualitet 14 Mars 2020, 13:51

TIRANË– Ka nisur faza e dytë për të gjithë ta sapokthyerit nga Italia. Policia e Shtetit ka identifikuar të gjithë qytetarët që kanë hyrë ditët e fundit ng...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës