Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Sport
Roma nuk thyen “bunkerin” Genoa, VAR i prish festën në sekondat e fundit
5 Shkurt 2022, 16:28Nga DOSJA
ITALI– Roma nuk shkon më shumë se një barazim 0-0 ndaj Genoas në javën e 24-të Serie A. Një ndeshje me nerva ku në sekondat e fundit të takimit verdhekuqëve iu anullua goli me VAR. Rastin më të pastër për Romën e ka Sergio Oliveira, që gjuan jashtë pas një pasimi të bukur të dhënë nga Zaniolo. Mbyllet 0-0 në “Olimpico”, një pjesë e parë e dominuar nga vendasit, por pa shumë raste të pastra shënimi.
Në pjesën e dytë Smalling humbet një rast të artë, godet me kokë, por topi përfundon jashtë. Provon edhe Zaniolo, por nuk arrin që të gjejë rrugën e rrjetës. Është radha e Abraham që të rrezikojë portën e Genoas, por goli nuk vjen.
Ostigard merr karton të kuq në minutën e 68-të dhe Genoa detyrohet që të vazhdojë sfidën me 10 lojtarë. Vendasit kërkojnë me ngulm golin e avantazhit, por miqtë mbrohen mjaft mirë.Zaniolo zhbllokon sfidën në minutën e 91-të, por goli i tij anulohet nga VAR. Pak sekonda më vonë, talenti i Romës merr karton të kuq, duke mos e fshehur nervozizmin. Mbyllet pa gola, sfida e “Olimpicos”.
E.Ç (Dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
KAMEZ – Në sfidën e tretë midis tyre, Kastrioti ka marrë tri pikë të arta kundër Dinamos, teksa krutanët kanë fituar me rezultatin 2-0.Sulmuesi i krahut B...
TIRANË-Dinamo humbi në transfertë përballë Kastriotin me rezultatin 2-0. Në përfundim të kësaj sfide, për mikrofonat e “Super Sport”, ka folur dhe trajneri...
SHBA – Hue Jackson, ish-trajneri i Cleveland Browns, tha të premten se ai nuk ishte paguar për të humbur ndeshjet kur drejtonte ekipin e NFL.“Jo, kurrë nu...
GJERMANI – Dëmtime të papritura. Për t’u shtuar atyre të ditura. Pas më shumë se dy muajsh, Shtutgarti, në ndeshjen kundër Eintracht Frankfurt, mund...
ANGLI– Pasi mbërriti në stolin e Everton më pak se një javë më parë në vend të Rafa Benitez, Frank Lampard tashmë ka filluar të vendosë një rregullore të ...
KAMERUN – “Faraonët” për të shtuar numrin në tetë, ndërsa “Luanët e Tarangës” për për të shkruar emrin për herë të parë në librin e artë. Finalja e Kupës ...