Të tjera LISTA/ Kryetar komune, drejtor shkolle e biznesmenë, kë zgjodhën Berisha e Meta në bashkitë e tjera p&eum...
Politike
Rikthim i Patozit dhe Topallit? Ristani: Po të jemi së bashku edhe njëherë, vetëm mirë i bëjmë PD-së
30 Qershor 2020, 19:18Nga DOSJA
TIRANË- Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, thotë se hapra e partisë dhe aktivizimi i të gjitha potencialeve ka çuar në fitoren e demokratëve në të shkuarën. Në një intervistë me gazetarin Nertil Agalliu në emisionin “Në fokus”, në TvT, Ristani tha se rikthimi i figurave të hershme të PD-së si Jozefina Topalli, Astrit Patozi e Bamir Topi veçse mirë do t’i bënin partisë.
“Përvoja ka treguar se hapja dhe aktivizimi i të gjithë potencialeve që ka PD, konsiderimi dhe vlerësimi i të gjitha eksperiencave nuk duhet të shkojë dëm. Ne duhet ta përdorim të gjithë potencialin që kemi, përvojën dhe investimin intelektual që ka krijuar. Besoj që të gjithë po të jemi së bashku edhe njëherë, vetëm mirë i bëjmë PD-së”, tha ai.
Sa i takon marrëveshjes së arritur për reformën zgjedhore, Ristani tha se opozita ia doli në dy pika, por mbetet objektiv i papërmbushur votimi elektronik.
“Marrëveshja nuk ka të bëjë thjesht me KQZ-në. Ka një fitore të qenësishme të opozitës që ka të bëjë me pranimin e identifikimit biometrik. E dyta, marrëveshja ndërpreu iniciativën e fortë të qeverisë dhe kryeministrit Rama për të manipuluar procesin përmes njerëzve të besuar në administratë. Për mua duhej të kishte shkuar akoma më thellë. Duhej shkuar te votimi elektronik. Por si fazë e parë, pranimi i identifikimit biometrik është një masë që shmang një pjesë të manipulimit zgjedhor”, tha ai.
Djegien e mandateve dhe atë që erdhi si pasojë: opozita e re në Parlament, Ristani i sheh si një përvojë nga e cila duhet të mësojnë të gjitha palët.
“Opozita është e domosdoshme. Sigurisht që ky Parlament nxori në dritë më të keqen e luftës politike që është zhvilluar këto vite në Shqipëri. Presim që nga ky mësim që morëm të gjitha palët të mos përsëritet më sepse produkti është ai që të gjithë shqiptarët shohin. Opozita jashtë parlamentit ka filluar të ketë tre shtylla kryesore: përfaqësimin e kujdesshëm të elektoratit të saj dhe shqiptarëve në përgjithësi. Ka filluar një proces që do të nxjerrë në pah njerëzit që duhen për betejën e opozitës dhe aksioni politik”, tha ai.
TIRANË-Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në lidhje me ndarjen nga jeta të mjekut Arjan Pushi. i ftuar në emisionin “Tempora”, Berisha u shpreh, se mj...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me zyrtarë të PDK-së, të ardhur nga Kosova për të takuar liderin e PD-së.Ka qënë vetë Basha...
TIRANË- Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë një mesazh në ditën ndërkombëtare të Parlamentarizmit. Me anë të një statusi në Facebook, Ambasada Ameri...
TIRANË– Ministrja Belinda Balluku i ka kthyer përgjigje skeptikëve që sipas saj kanë deklaruar se kjo është qeveria e drejtoresha dhe zv. ministrave....
TIRANË -Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari në lidhje me tërheqjen e padisë së kryeministrit Edi Rama, ndaj kreut të AAK, ...
TIRANË- Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka deklaruar se ndërtuesit e rrugës së Arbrit kanë premtuar se projekti dhe pse ka afat deri në nëntor ...
KOSOVË- Kryeministri Edi Rama nga konferencna për mediat në përfundim të vizitës së tij në Kosovë ka folur dhe për Shengenin Ballkanik. Ai tha se Kosova d...
KOSOVË– Kryeministri Edi Rama është pyetur sot për lajmet e publikuara nga mediat në Kosovë se ai kishte veshur dje jelek antiplumb. Në konferencës në përf...
Politike30 Qershor 2020, 13:33
KOSOVË- Kryeministri Edi Rama ka folur sot për përplasjen e tij me Ramush Haradinajn, por dhe për paditë e tij që ka bërë për ata që i quan shpifës. Në fja...
KOSOVË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se ka tërhequr padinë kundër ish-kryeministrit Ramush Haradinaj. Në konferencën e tij për mediat në përfundim...