LIVE UPDATES
Aktualitet

Restorantet në krizë, shqiptarët nuk po konsumojnë as qoftet, jugu i boshatisur. Frikë nga virusi apo…?

23 Korrik 2020, 16:24 Nga DOSJA
Restorantet në krizë, shqiptarët nuk po konsumojnë as

Entela më thotë se fundjavën e shkuar tek bujti në Dhërmi për të pushuar, ndjeu trishtim.

“Nuk ishte si dikur kur nuk kishe ku hidhje kokrrën e mollës”– më shpjegon ajo dhe dikur-in si marrëveshje fjale e kuptojmë të dyja që do të thotë përpara se të shfaqej koronavirusi.

“Shezlongët ishin larg njëri-tjetrit dhe as gjysma të zënë. Kishte njerëz që ishin me çadra me vete dhe nuk paguanin shezlongun. Në restorant, ata pak persona që bujtën, morën nga një pjatë, nuk qëndruan gjatë, për aq kohë sa dhe unë me mikeshën time konsumuam drekën”– vijon më shpjegon Entela.

Frika nga virusi, tkurrja e të ardhurave, paqartësia dhe pasiguria për të ardhmen i ka shtrënguar njerëzit në disa shpenzime që krahasuar me shpenzimet bazë rutinore të ditës në këtë situatë, mund të konsiderohen nga shumë syresh si shpenzime luksi.

Një nga zërat e këtyre shpenzimeve është edhe konsumimi i ushqimit në restorant, zgara apo fast food. Në një vëzhgim që bëri gazeta “Si” pasditen e djeshme në disa zgara, fast-food dhe restorante në kryeqytet pamja është shumë larg asaj gumëzhime që ishim mësuar të shihnim dikur Tiranën.

“Njerëzit do të jetojnë dhe një herë në kaq kohë për të hequr mërzinë, edhe do të vijnë nëpër zgara e restorante, por puna ka rënë shumë, shumë”– shprehet një kamarier në një zgarë në të dalë të rrugës së Kavajës. Diku sheh dy tavolina me njerëz, diku një, diku vëren se një grup miqsh në moshë të mesme po pijnë e bisedojnë, në një fast food disa të rinj sapo mbarojnë së konsumuari atë çfarë kanë marrë, ngrihen e largohen. Vëren sjellje automatike.

“Zgara ka punë, por nuk mund të krahasohet puna pas rihapjes me punën që bënim para pandemisë. Zgara frekuentohet nga njerëz në moshën e mesme më shumë, gjithmone ka qenë kështu klientela në zgarë. Pas pandemisë, normalisht që njerëzit shpenzojnë më pak.”– më thonë tek Tradita Korçare.

Mesatarisht zgarat në Tiranë kanë humbur 40% të punës që bënin para pandemisë.

Këtë e konfirmon edhe Zgara Supreme tek Rruga e Kavajës, ku para pandemisë duhej të prisje tek dera që të liroheshin tavolinat. Klientët italianë kanë qenë ata që dominonin më shumë në këtë zgarë.

“Jemi fiks 60% të punës së mëparshme. Ka thjesht mungesë pune, por nuk ka ndryshuar klientela. Është njësoj e ekuilibruar midis femrave dhe meshkujve siç ka qenë më parë. Kryesisht janë familjarë dhe të rinj nga grupmosha 25-45 vjeç.”- thotë menaxheri i Zgara Supreme. Ai mendon se rënia e punës ka të bëjë vetëm me gjendjen ekonomike.

“Nuk shikoj që njerëzit të kenë frikë apo panik nga virusi. Thjesht financat e dobëta e kanë ulur lëvizjen.”– thotë ai.

Enri Jahaj kreu i Shoqatës së Bareve dhe Restornateve më thotë se situata e aktivitetit të restoranteve në vend është dramatike. Në qytete puna ka rënë mbi 60%, kurse tek restorantet turistike gjysmë për gjysmë.

“Restorantet janë inekzistent. Por edhe ata konsumatorë të paktë, shpenzojnë më pak dhe nuk qëndrojnë. Largohen menjëherë pasi konsumojnë atë që kanë porositur. Njerëzit kanë adoptuar një sjellje të re. Nëse më parë si në bar dhe restorant, rehatoheshim me një kafe, apo një gotë verë, apo një pjatë pasta, tani sapo përfundojmë atë çfarë kemi marrë, ikim”- thotë Jahaj për gazetën “Si”.

Ejona është një restorant në Zonën e Ish Bllokut, 90 % e klietelës së së cilës kanë qenë të huaj që punonin në Tiranë, turistë e vizitorë.

Ina Baolli, zotëruesja e restorantit më thotë se “pa marrë parasysh këtë javë, po mendonim se po nisnim rrugën drejt rimëkëmbjes. Normaliteti është larg, po nisëm të punonim. Jemi kënaqur dhe habitur se na u shfaqën klientët e vjetër që kishin ardhur me rrugë tokësore për të bërë pushime në Shqipëri; zviceranë, sllavë. Rikthyem në punë edhe dy punonjës të tjerë. Të huajtë shpenzojnë si gjithmonë, shqiptarët janë shtrënguar nga pasiguria”

Por, shpjegon ajo, me mbylljen e moderuar që bëri qeveria të klubeve dhe ndalimin e muzikës, Zona më e zhurmshme e Tiranës, Ish Blloku ka rënë në gjumë dhe zor se afrohet më njeri. Puna nisi këto ditë të rikthehej në pikën zero.

Ajo parashikon që situata do të përkeqësohet nëse kjo mbyllje e moderuar është paralajmërim për mbyllje të mëtejshme.

Edhe Jahaj i Shoqatës së Bar-Restoranteve thotë se “më e keqja nuk ka ardhur. Në nëntor, atëherë mbërrin vjeshta tek ne kur do të nisin virozat e stinës dhe do të bashkohen me virusin, nuk dua ta mendoj se çfarë mund të ndodhë për aktivitetin tonë”.

4,7 % e shpenzimeve të familjeve shqiptare shkuan në 2018-ën (të dhënat më të fundit të disponueshme) për grupin restorante dhe hotele. Sipas INSTAT në Anketën e Buxhetit të Familjeve shpenzimet për “Restorante dhe hotele” kanë regjistruar një rënie prej 2%, krahasuar me vitin paraardhës. Në Bashkimin Europian shpenzimet për këtë kategori zënë rreth 8% të shpenzimeve totale të familjeve.

Marrë nga Gazeta Si

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet