LIVE UPDATES
Aktualitet

Reportazhi/ Udhëtimi i parë me taksi pas shpërthimit të epidemisë së COVID-19

27 Prill 2020, 17:33 Nga DOSJA
Reportazhi/ Udhëtimi i parë me taksi pas shpërthimit të

TIRANË- Për herë të parë prej 13 marsit, të hënën në rrugët e Tiranës kanë rifilluar të qarkullojnë automjetet me ngjyrë të verdhë të shërbimit taksi. Për shkak të kërcënimit të koronavirusit, shoferët qëndronin në pritje jashtë makinave të pajisur me maska, doreza dhe shishe të dezinfektantëve, ndërsa automjetet e tyre i mbanin me dyer të hapura për të mundësuar qarkullimin e ajrit brenda kabinës. “Kemi pothuajse 2 muaj mbyllur, e tani na e kanë bërë ekonominë copë,” shprehet Feim Osmani, i cili ushtron profesionin e taksistit prej 10 vitesh.

“Me këto rregullat e reja për lëvizjen vetëm brenda përbrenda qytetit na prishin shumë punë, pasi ka shumë klientë që kërkojnë të lëvizin nëpër qytetet e tyre,” shton Osmani, ndërsa ankohet se “kam që në 6 të mëngjesit që nuk bëj asnjë rrugë.” Prej të hënës qeveria ka marrë masat lehtësuese të radhës duke lejuar edhe rifillimin e aktivitetit të shërbimit taksi në Shqipëri, por kjo leje ka ardhur me shërbime të kufizuara për itinerare vetëm brenda qytetit.

Të gjitha taksitë janë detyruar të ndjekin një protokoll të masave higjeno-sanitare për parandalimin e përhapjes së COVID-19, të publikuara prej qeverisë në platformën qeveritare e-albania. Sipas protokollit shërbimi taksi është i lejuar vetëm për transport brenda qytetit dhe në asnjë rast nuk lejohet transporti ndërqytetas. Gjithashtu në rast kontrolli nga organet e policisë , pasagjeri duhet të tregojë arsyet e lëvizjes së tij në përputhje me ligjin.

Nexhip Kasneci, një tjetër shofer taksie nga Tirana, i cili ushtron profesionin e tij që prej vitit 2004, shprehet se ditën e parë të hapjes së aktivitetit – nga ora 7.00  e mëngjesit deri në mesditë, ai nuk ka mundur të sigurojë asnjë klient. “Po më duket vetja sikur kam dal të marr ajër,” ironizon Kasneci mbi mungesën e punës, duke theksuar se njerëzit kanë shumë pak orë liridalje në dispozicion dhe nuk u del koha për itinerare të gjata.

“Gjithashtu edhe shërbimet tona janë të kufizuara deri në 17.30, siç është edhe fasha orare e lejuar,” shpjegoi ai. Kostot financiare ka qenë të larta edhe për këtë profesion si edhe për shumë të tjerë, të cilët gjatë këtyre dy muajve nuk kanë pasur asnjë të ardhur, për shkak të pezullimit të aktivitet si pasojë e masave të distancimit social.

Qazim Myrtaj, i cili prej 7 vitesh ushtron profesionin e shoferit, ankohet që ndalimi i qarkullimit i ka vënë shumë taksistë në vështirësi ekonomike.“Është hera e parë në gjithë këto vite që rrimë dy muaj pa punë dhe kjo ndikoi shumë në gjendjen tonë financiare, pasi na gjeti të papërgatitur, na erdhi papritmas,” tha ai. Myrtaj shpjegon se makinën e punës e ka blerë me kredi dhe familjen e tij prej 5 anëtarësh e mban vetëm me të ardhurat që siguron në timon.

“Nga ora 6 e mëngjesit kam bërë vetëm 700 lekë të reja xhiro,” tregoi ai. “Më erdhi rruga në mëngjes për të shkuar në Peshkopi, por nuk mundem pasi ligji nuk lejon që të lëvizim jashtë qytetit,” shtoi Myrtaj. Kufizimi i lëvizjes vetëm brenda qytetit është një shqetësim që e ndajnë të gjithë shoferët e taksive.

“Sot më erdhi një klient, më tha hajde me ço në Vlorë,” tregon një tjetër shofer taksie që preferoi të mbetej anonim. “Pra nuk kemi mundësi as t’i shërbejmë klientelës që na vjen”, shtoi ai, ndërsa tregoi se ka 12 vite në këtë profesion. “Kam dal që në mëngjes e po rri pothuajse kot, përveç një klienti që pata,” u ankua taksisti. “Unë me këtë punë ushqehem, prandaj është shumë e vështirë” shtoi ai. Pesimist për situatën është dhe Fehim Osmani, i cili kërkon që sa më shpejt krijohet mundësia për të transportuar klientë jashtë qytetit.

“Të paktën të hapej më gjerë leja edhe jashtë qyteti, sepse ka shumë që kërkojnë,” tha ai, ndërsa shtoi se “nuk e di sesi do vejë puna, është keq e më keq.” Omsani shtoi se akoma nuk ka marrë as ndihmën financiare nga shteti – të ashtuquajturën pagën e luftës, dhe pse është taksapagues i rregullt dhe ka 40 vjet që punon si shofer profesionist. “Dy herët e para që aplikova për pagën e luftës, më doli përgjigje negative, tani herën e tretë jam akoma duke pritur,” tha ai, duke shtuar se me ato para synonte të paguante sigurimet shoqërore.

“Detyrime shtetit nuk i kam, jam taksapagues i rregullt, ato lekë që do të marr nga paga e luftës prap do shkojnë për pagesën e taksave” përfundoi ai. Megjithëse i kanë marrë të gjitha masat higjienike, shoferët e taksive shprehen se profesioni i tyre është shumë i ekspozuar ndaj rrezikut të infektimit nga virusi SARS-CoV-2. “Në fund të ditës pas kontaktit me klientë të shumtë, pasi shkojmë në shtëpi kemi frikën e pjesëtarëve të familjes,” shpjegoi Myrtaj.

Feim Osmani, nga ana tjetër thekson se ai është detyruar të mbulojë vetë shpenzimet e masave mbrojtëse në rast se klientët nuk janë të pajisur. “Ne kemi të gjitha kushtet për mbrojtje, me dezinfektues, me maska, me doreza….edhe për klientët që nuk do kenë maska e doreza do ja japim ne, duke i mbuluar me fondet tona,” tha ai. “Po nxjerrim lekë nga xhepi jonë për masat mbrojtëse se përndryshe gjobitemi, nëse klienti është pa maskë,” përfundoi Osmani.

(Marrë nga Reporter.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet masat kunder covid 19 rihapen taksite udhetim me taksi masat kunder covid 19 rihapen taksite udhetim me taksi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet