LIVE UPDATES
Aktualitet

Prestigjozja britanike: Shqipëria, sinonim i tolerancës fetare

22 Prill 2019, 18:06 Nga DOSJA
Prestigjozja britanike: Shqipëria, sinonim i tolerancës fetare

BBC- Shqipëria vijon të tërheqë vëmendjen e botës për bashkëjetesën e saj fetare. Dhe është BBC ajo që i ka kushtuar një reportazh këtij fenomeni, i konsideruar si një pasuri e gjallë e shqiptarëve që ia ka ënda çdo vendi, sidomos atyre me konflikte sektare.

Një korrespondent i medias prestigjoze britanike është ndalur në Berat, ku ka takuar një muezin, ish-të krishter të konvertuar, nëpërmjet edhe figurës të cilit, ka ndërtuar tablonë e një vendi të paqtë fetarisht, si një garanci edhe për paqe sociale.

Edhe pse kjo ishte hera e parë që po takoja Hasib Buba-n, kisha dëgjuar zërin e tij tashmë disa herë duke bërë jehonë nëpër rrugët me kthesa dhe rrugicat e Beratit, një qytet i vogël në pjesën jug-qendrore të Shqipërisë.

Me flokët e mbyllta, të ndara me kujdes, një mjekër mirë të mbajtur, udhëheqësi fetar 25-vjeçar shpjegoi se si një nga detyrat e tij si muezin është të thërrasë ezanin për faljen e namazit, gjë që ndodh pesë herë në ditë.

Ai është personifikim i vërtetë e një muslimani të devotshëm; por unë mbeta i befasuar kur mësova se kjo nuk ka qenë gjithmonë kështu.

Në fakt unë jam rritur si i krishterë,” shpjegon Buba, “dhe për vite me rradhë kam ndjekur këtë rrugë. Më vonë në moshë të pjekur, pata një debat me një nga miqtë e mi, i cili ishte musliman. Debati vazhdoi për muaj, dhe në mënyrë që të jem sa më i përgatitur për diskutimet tona,unë fillova të lexoja për Islamin, përpiva gjithçka që pata mundësi në lidhje me këtë fe. Në fund, edhe pse mu duk se debatin e fitova unë, i gjithë procesi më shtyri të bëj pyetje në lidhje me bindjet e mia. Përgjigjet e dhëna nga Islami kishin më shumë kuptim për mua, kështu që unë u konvertova në musliman”, thotë ai.

Edhe pse zgjedhja për t’u konvertuar mund të duket e habitshme për shumëkënd, realiteti është se Shqipëria prej kohësh konsiderohet si një vend i tolerancës dhe harmonisë fetare.

Fetë dominuese në Shqipëri janë Islami dhe Krishterimi, ku muslimanët përbëjnë më shumë se gjysmën e popullsisë. Megjithatë, mbetet një unitet i përbashkët në mes të banorëve të vendit. Kishat dhe xhamitë shpesh zënë të njëjtën rrugë, dhe martesat ndërfetare janë pranuar gjerësisht në kulturën e vendit.

Veçanërisht vlen të shquhet Berati, në të cilin gjendet Muzeu “Onufri” që e mban ikonën e burimit të jetës. Kjo vepër artistike shqiptare e shekullit të 18-të përshkruan një skenë të krishterë me minare në sfond dhe është lavdëruar si një simbol i harmonisë fetare të famshme të vendit.

Gjatë një vizite në vitin 2014, Papa Françesku, kreu i kishës katolike, vlerësoi vendin ballkanik për tolerancën e saj të dukshme fetare, duke thënë se kjo tolerancë duhet të shërbejë si një shembull për gjithë botën.

Gjatë fjalës së tij në Tiranë, Papa Françsku vlerësoi “bashkëjetesën paqësore” të feve në vend, duke shtuar se “kjo është veçanërisht e rëndësishme në këto kohëra kur fryma autentike fetare është duke u shtrembëruar nga grupe ekstremiste”.

Kurioz të di se si ka arritur popullsia e Shqipërisë të mbesë e bashkuar, e pyeta Buba-n për mendimin e tij mbi këtë temë.

Shqipëria ka pasur gjithmonë traditë të pranimit të të tjerëve. Nëse shikoni nëpër historinë e vendit, ju do t’a shihni harmoninë në çdo shekull. Edhe gjatë Perandorisë Osmane. Shumë njerëz ia atribuojnë atë komunizmit, por unë nuk e besoj”.

Buba është duke iu referuar periudhës në mes të viteve 1944 dhe 1992, kur Shqipëria ishte nën një regjim të rreptë komunist të udhëhequr nga diktatori Enver Hoxha. Gjatë regjimit, Shqipëria u bë shteti tërësisht i izoluar praktikisht me asnjë lidhje me botën e jashtme.

Në vitin 1967, Hoxha forcoi kontrollin e tij mbi vendin edhe më tej duke ndaluar të gjitha fetë, duke deklaruar Shqipërinë si shteti i parë ateist në botë. Gjatë kësaj kohe, kishat dhe xhamitë u konfiskuan nga ushtria dhe u shkatërruan apo u kthyen në kinema e salla për vallëzim. Klerikët ishin zhveshur nga titujt e tyre, ishin turpëruar dhe në disa raste madje ishin burgosur.

Disa spekulojnë se ky përjashtim i dhunshëm i fesë së organizuar ka rezultuar me adaptimin e mendimit laik ndër shqiptarët, dhe se vendi është i njohur për mungesë të çfarëdo tensioni ndërfetar, sepse besimi nuk është një element i rëndësishëm i jetës për shumë njerëz sot. Dhe Buba lutet që kjo të ndryshojë.

Për të ilustruar se si harmonia fetare ekziston ne Shqipëri, ai solli shembullin e fundit të Malbardhit, një fshat i vogël në veri të Shqipërisë. Disa vjet më parë, zona e vogël bëri bujë në të gjithë vendin, kur popullsia lokale muslimane kishte mbledhur fonde dhe kishte rindërtuar kishën e vetme katolike të fshatit, e cila ishte shkatërruar bashkë me shumë kisha tjera gjatë sundimit të Hoxhës.

Këto tregime janë veçanërisht me rëndësi në kohën e sotme. Me frikën nga rritja e mundshme e grupeve ekstremiste, duket se vija e dallimeve në mes të besimeve ka shkuar duke u shtyrë edhe më thellë.

“Kam dëgjuar gjitha këto biseda të disa personave që dëshirojnë të ndërtojnë mure dhe të ndalojnë besimtarët e besimeve të caktuara nga hyrja në vendet e tyre”, tha Buba. “Kjo vetëm se do të ngjallë urrejtje dhe keqkuptim. Arsyeja pse ekziston harmonia në Shqipëri është për shkak se ne angazhohemi njëri me njërin. Ne debatojmë, diskutojmë dhe edukojmë veten në lidhje me ata që na rrethojnë. “

Është e vështirë të thuhet nëse bota do të marrë shembullin e Buba-s dhe të Shqipërisë për zemër, por ka diçka për të thënë për shtetin e vogël ballkanik në të cilën fëmijët rriten duke dëgjuar edhe thirrjen për namaz edhe këmbanat e kishave prej jashtë dritareve të tyre. Për ta, bashkëjetesa dhe harmonia janë bërë aq të natyrshme sa ajri që thithin./Marrë nga KultPlus.com

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fete ne shqiperi reportazh per fene toleranca fetare fete ne shqiperi reportazh per fene toleranca fetare

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale