LIVE UPDATES
Editorial

Rënia e Fasadës

22 Korrik 2020, 19:26 Nga DOSJA
Rënia e Fasadës

Në këtë kohë pandemie ku mbajtja e maskës është një detyrim për të gjithë madje edhe për qeveritarët, janë pikërisht këta të fundit që me veprimet e tyre e kanë rrëzuar maskën europiane duke ekspozuar fytyrën e vërtetë të një “agai” tribal. Sulmi i fundit mbi Kushtetutën, megjithëse në dukje ka në pararojë opozitarët e Parlamentit, nuk ka më dyshim as për “Ndërkombëtarët”, se është një strategji e kreut të qeverisë me synim mbajtjen me çdo çmim të pushtetit. As kërcënimet e Wadephul dhe të parlamentarëve të BE me moshapje të negociatave, nuk do ta bindin kryeministrin të heqë dorë nga ndryshimet e njëanëshme kushtetuese.

Një mandat i tretë shihet prej tij si domosdoshmëri jo vetëm për vazhdimësinë, por edhe për t’i shpëtuar ndonjë surprize të pakëndshme pas humbjes së pushtetit, që mund të trimëronte prokurorët e SPAK. Njësoj si në rastin e Teatrit ku arroganca qeverisëse shfrytëzoi pandeminë për të shembur godinën, e për t’i hapur rrugën kullave, sot do shemben muret e Kushtetutës për të ligjëruar kapjen e zgjedhjeve me ligj. Asgjë nuk do ta ndalë Ramën në këtë aventurë.

Duke shfrytëzuar një “përplasje” mes diplomacisë amerikane me atë europiane që u pa qartë në bisedimet Kosovë – Serbi, ai do përpiqet të mbështetet në “koracën” amerikane për të fituar me çdo kusht zgjedhjet.

“Topi është në fushën e Lulit,” – tha ambasadorja Kim kur vetëm disa nga kushtet e opozitës qënë dakortësuar, ndërsa kushti i qeverisë teknike për administrimin të zgjedhjeve qe hedhur në kosh. Ndërsa europianët i mbyllën derën e integrimit për të disatën herë, madje duke i kujtuar marëveshjen për reformën, kjo nuk po ndodh me ambasadoren Kim pavarësisht takimeve intensive.

Opozita e opozitës

Që kur pranuan mandatet pas djegies demostrative nga PD dhe LSI, roli i opozitarëve parlamentarë shikohej me dyshim. Kjo, pasi në mungesë të tyre ne do kishim edhe “de jure” një parlament një ngjyrësh ashtu siç kemi bashkitë, shoqërinë civile madje edhe mediat kombëtare, çka do të çonte vendin në zgjedhje të parakohshme.

Roli i tyre si “kolona e pestë” e opozitës u bë fare i dukshëm kur votonin në resht ligjet e qeverisë, sikundër po bëjnë edhe me Kushtetutën. Kjo opozitë e opozitës reale që u krijua me kujdesin më të madh nga ambasada e “Rrugës së Elbasanit” po i jep frytet e veta të kalbura, edhe tani që po diskutohen ndryshimet kushtetuese.

A kanë të drejtë ata apo flamurtarët e tyre Murrizi e Hajdari të ndryshojnë Kushtetutën? Për këtë ata duhet të pyesin zgjedhësit. Keni parë ndonjë deputet nga opozita e opozitës përfshirë këtu Murrrizin e Hajdarin të kenë bërë ndonjë takim me elektoratin e tyre në zonën ku morrën votën? Dikur kur nuk lejohej as mendimi kundra, regjimi edhe pse kishte edhe gurin edhe arrën, gjithmonë nismat “revolucionare” i’a linte organizatave nga poshtë si Bashkimet Profesionale apo Organizatës së Rinisë. Edhe kur u ndalua besimi fetar, nisma doli nga Organizata e Rinisë…me orientim nga lart dhe me propozim nga poshtë.

Opozitës reale nuk i ka mbetur alternativë tjetër veç rrugës dhe protestave, por edhe këto të fundit me shpërthimin e pandemisë duken të vështira. E ndërsa Covid po infekton miliona njerëz në botë, tek ne po infekton edhe Kushtetutën.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial ilir gjini ndalimi i koalicioneve ilir gjini ndalimi i koalicioneve

Sondazh

Poll
Editorial 21 Korrik 2020, 12:21

Ujdia e samitit, kthesë epokale në BE

GJERMANI- Katër ditët e fundit të samitit të BE ishin të vështira. Megjithatë në fund të tyre u arrit një ujdi e fortë. E kjo vlen të përmendet. Madje krahasuar...

Editorial 20 Korrik 2020, 07:47

Kina në kurs konfrontimi me SHBA

Mes SHBA dhe Kinës ka prej vitesh fërkime, por deklarata e fundit e ministrit të Jashtëm amerikan, Mike Pompeo për grindjen territoriale në Detin Jugor Kinez e ...

Editorial 15 Korrik 2020, 18:27

Rama, një fund plot frikë

TIRANË- Atë që opozita e Lulzim Bashës nuk po arrinte ta krijonte dot, pra frymën e besimit në një fitore të sigurtë në zgjedhjet e ardhshme, po ia mundëso...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet