Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Të enjten (11.04) policia britanike arrestoi themeluesin e platformës investigative Wikileaks, Julian Assange në ambasadën e Ekuadorit në Londër. Sipas Scotland Yard, 47 vjeçari është dërguar në komisariatin e policisë. Më parë Assange humbi azilin diplomatik në ambasadën e Ekuadorit. Në fillim të vititi 2012, Assange u arratis në ambasadën ekuadoriane për t’i shpëtuar një ekstradimi në Suedi dhe një procesi gjyqësor në SHBA.
Sipas të dhënave, Assange u mor në arrest në bazë të një urdhërarresti të lëshuar në qershor 2012 nga një gjykatë britanike. Urdhërarresti u lëshua pasi Assange nuk u paraqit në një orar të gjykatës. Platforma investigative Wikileaks kritikoi tërheqjen e azilit diplomatik për Assange si “ilegale” dhe shkelje të së drejtës ndërkombëtare. Në një deklaratë të publikuar në Twitter thuhet se ambasadori ekuadorian ka “ftuar” policinë britanike të arrestojë Assange.
Marrëdhënia mes Julian Assange dhe palës ekuadoriane ishte keqësuar muajt e fundit. Javën e kaluar Wikileaks paralajmëroi nga një dorëzim i mundshëm i themeluesit të saj. Arsye ishte, sipas tyre, publikimi i fotove, videove dhe bisedave private të presidentit ekuadorian, Lenin Moreno. Në tetor Ekuadori kishte filluar të kufizonte vizitat për Assange dhe mjetet e komunikimit.
Moska e kritikoi arrestimin e Julian Assange. “Dora e ‘demokracisë’ mbyt ” lirinë”, shkroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Saharova në Facebook. Kurse Ekuadori reagoi duke thënë, se ka qenë e drejta e këtij vendi të kufizojë azilin, Julian Assange.
Julian Assange, që ishte shumë i interesuar për teknikën e kompjuterave që në moshë të re lindi në Australi. Pas divorcit të prindërve ai jetoi në shumë vende të ndryshme. Assange u martua në moshën 18 vjeçare dhe u bë shumë shpejt baba. Por martesa nuk rezistoi gjatë.
Në themelimin e platformës investigative, Wikileaks në vitin 2006, Assange ishte figura qendrore. Wikileaks premtonte me zbulimet e saj të hidhte një vështrim në veprimet joetike të qeverive dhe firmave. Por për kritikët, Assange ishte një aktor mendjemadjh, që me publikimin e informacioneve rrezikonte madje edhe jetë njerëzisht. Platforma e tij u bë e njohur sidomos për publikimin e informacioneve mbi dokumente të brendshme për luftën në Irak dhe Afganistan.
Australiani 47 vjeçar është figurë e debatuar edhe brenda skenës së hakerave. Kritika ka pasur për stilin autoritar të tij dhe madje edhe akuza për dhunim seksual në Suedi, ku edhe u ngrit një aktakuzë, që më vonë u rrëzua.
Por shumë të tjerë e nderojnë Julian Assange si hero dhe e quajnë mjaft karizmatik. Gjatë qëndrimit të tij në ambasadën e Ekuadorit ai ka pasur vizita nga figura të njohura, si Lady Gaga apo Pamela Anderson. Marrë nga Deutche Welle
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Lajmi i arrestimit të themeluesit të WikiLeaks, Julian Assange bëri bujë në media, dhe të gjithë vunë re ndryshimin e tij drastik, në 7 vite i izoluar në Ekuado...
Në bashkëpunim me ‘Waste2Tricity’, kompania e përpunimit të mbeturinave, “Peel Enviromental’ po punon në partneritet në mënyrë që për herë të parë në Britaninë ...
Një nga bashkëpuntorët më të afërt të themeluesit të WikiLeaks, Julian Assange, u arrestua të enjten në Ekuador, në përpjekje për tu arratisur në Japoni. Këtë l...
Maqedoni e Veriut- Ministria e Drejtësisë e Maqedonisë e Veriut tha të mërkurën se kishte filluar procedurat për ekstradimin drejt Turqisë të 15 persona të cilë...
GREQI- Alarm për bombë në parlamentin grek. Një person anonim gjatë një telefonate në orën 08:10 të mëngjesit të sotëm kërcënoi se ishin vendosur pajisje rreth ...
Amerikani Edward Snowden e ka përshkruar arrestimin e Julian Assange në Ambasadën e Ekuadoras si një “moment të errët për lirinë e shtypit”.Snowden, një ish-pun...
Një grua është burgosur për të paktën 15 vjet për therrjen e burrit të saj.Natasha Uells, 43 vjeç, gjuajti me thikë guzhina 15 centimetra, Martin Uells m...
SHBA- Dhjetëra të tjerë janë infektuar në një shpërthim misterioz të bakterit E. colit (escherichia coli), duke e çuar numrin e përgjithshëm të njerëzve ...
Një qen i është nënshtruar një operacioni emergjent që i shpëtoni jetën pas gëlltitjes së një videoloje.Rocco u dërgua në klinikën veterinare ‘PETS’ në Glasgow ...
Ngjarja e bujshme që ndodhi 2 ditë më parë në aeropostin e Rinasit, ka tërhequr vëmëndjen e medieve ndërkombëtare.E përditshmja më e madhe gjermane, “Bild” i ka...