LIVE UPDATES
Politike

Pacolli publikon foto nga shtëpia e tij në Tiranë: Po merrem me projektin e rindërtimit të Thumanës, Kurti të kam hapur d

30 Prill 2020, 12:06 Nga DOSJA
Pacolli publikon foto nga shtëpia e tij në Tiranë: Po merrem me

TIRANË– Biznesmeni dhe politikani Behgjet Pacolli ka reaguar për herë të parë pas zhurmës mediatike që bëri me futjen e tij në Shqipëri. Në një status në rrjetet scoiale, Pacolli ka publikuar një foto ku shihet në ballkonin e apartamentit të tij në Tiranë, me pamje nga kryeqyteti shqiptar, dhe krahas saj shkruan edhe arsyen që e ka sjellë në Shqipëri.

Sipas Pacollit, vizita e tij në Tiranë nuk është bërë për asnjë motiv tjetër, e as nuk është strehuar nga kryeministri Edi Rama, por ka ardhur që të punonjë në lidhje me projektin e rindërtimit të Thumanës, pas dëmeve të mëdha që pësoi ajo zonë nga tërmeti i 26-nëntorit.

Ndër rreshta, Pacolli i përgjigjet edhe Albin Kurtit, liderit të Vetëvendosjes, parti e cila ka hedhur akuza ndaj politikanit, që sipas tyre, për të mos u futur në karantinë si çdo qytetar tjetër, ka shkuar në Shqipëri. Biznesmeni i thotë Kurtit se e ka respektuar këtë të fundit, duke i hapur dyert e shtëpisë dhe e pyet: apo s’jam nikoqir i mirë? Ndërkohë më tej, shton se asnjë nga akuzat e Vetëvendosjes nuk janë të vërteta.

Reagimi i plotë

Me mendje dhe me zemër 24 orë në “lokacionin” tim të dashur, Kosovë, po ndjek me shqetësim, por dhe buzagaz satirik, telenovelat policore rreth meje, që më në fund panë heroin e ri, zotëri Kurtin. Ndërsa Kosova si mbarë bota, e prekur nga pandemia, pret prej tij mesazhe bashkimi, pajtimi, qetësie, moderimi, pret punë për çkapjen e shtetit dhe jo fjalë mediash sociale, ai bën sfida duelesh mesjetare. Pse zotëri Kurti? Ju kam pritur në shtëpinë time, ju kam hapur dyert, zemrën dhe gjithçka sipas traditës së shqiptarit. A nuk kam qenë nikoqir i mirë?

A nuk e kam votuar përkundër presioneve, qeverinë tuaj me shpresën për ndryshim? Por ju thashë: kujdes, historia nuk fillon me ju! Nuk kam kërkuar kurrgjë; por në vend të mirënjohjes, nuk kam pritur këto sulme të egra që më kujtojnë Shqipërinë e viteve 70, regjimit një partiak. Ju kam bërë tranzicion model të detyrës tek ju, dhe tek pasardhësi im në krye të Ministrisë së punëve të jashtme. Nuk kam votuar rrëzimin e qeverisë tuaj. Nga cilat modele ideologjike vjen kjo egërsi ndaj meje? Ç’është ky Xhelali, sinonim i xhandarit personal të kryeministrit në letërsinë komuniste, që shkel ligj dhe kushtetutë e që më kërcënoka mua, ndërsa jam duke përkryer projektin e rindërtimit të Thumanës nga tërmeti, në banesën time? Ç’janë këta policë të mendimit, këta luogotenentë marksistë që kërcënojnë dhe kryeministrin e Shqipërisë se më strehoka mua? Mua që me votën time mund të votuam qeverinë e pasardhësit të zotëri Kurtit?

Kam dhimbje të madhe se stili juaj i të bërit politikë, po dehumanizon brezin e ri të Kosovës, po e merr peng atë, rininë, ëndrrat e saj. Shikoni sa egërsi, sa shpërfytyrim ka në mesazhet e të rinjve mbështetës tuajët në mediat sociale, sipas modeleve të shoqërive të egra aziatike, dhe të Partisë së Antiamerikanëve që përfshin dhe tajkonë mediatikë, me themel mu në trashëgiminë titiste apo enveriste të shoqërisë sonë. E di që xhandarët tuaj të mendimit do ma përmendnin Jelcinin, i cili ishte miku më i madh i Presidentit Klinton, çliruesit tonë. Bashkë kanë vendosur për çdo hap për Kosovën, dhe unë jam dëshmitar i këtij bashkëpunimi. Sigurisht Kosova nuk është në kufi të Meksikës, prej ku SHBA-të vendosën të bombardonin Serbinë, duke na çliruar si popull dhe duke ju nnxjerrë juve nga burgu. Por nuk është as në pjesë të caktuara të Azisë, prej nga duket se vjen kultura e egër e linçimit, e mendimit uniform dhe pa ngjyrë, e njerëzve të veshur njëlloj brenda dhe jashtë! Zotëri Kurti, do ikni dhe do vini në pushtet, sepse ky është ligji i pluralizmit, i rotacionit. Lini gjurmët tuaja në historinë moderne të Kosovës dhe kombit tonë duke ndërtuar dhe jo duke shkatërruar; duke nderuar njeriun, dhe jo duke e sulmuar atë; me mirënjohje dhe jo me agresivitet; duke bashkuar dhe jo duke ndarë. Mos vallë ju është korruptuar arsyeja juaj filozofike prej peshës së pushtetit? Mos rendni pas shumicës së verbër të cilës po ja shpëlani trurin, me mjete të paligjshme, por kërkoni aprovimin e pak-ëve, pa i numëruar, por duke i pëshuar ata – si ju thotë një filozof i dashur për ju.

Prej dy ditësh rrjetet kanë gumëzhuar me futjen e Pacollit në Tiranë. Para dy ditësh, politikani kërkoi që të hynte në Prishtinë, por pa iu nënshtruar rregullit për të qëndruar 14 ditë në karantinën e ngritur tek Qendra e Studentëve. Autoritetet kosovare ia refuzuan kërkesën Pacollit, duke thënë se rregullat e karantinimit për këdo që futet në Kosovë nga jashtë janë të njëjta.

Nga ana tjetër, qeveria shqiptare u tregua më bujare, duke e lejuar që të hyjë dhe të shkojë direkt e në shtëpinë e tij!

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albin kurti behgjet pacolli behgjet pacolli ne tirane albin kurti behgjet pacolli behgjet pacolli ne tirane

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet