LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Rast unik’, karriera e gjyqtares Shpresa Beçaj rrezikohet nga… formularët. Ja mbi kë ‘bie’ faji

1 Korrik 2020, 16:41 Nga DOSJA
‘Rast unik’, karriera e gjyqtares Shpresa Beçaj rrezikohet

Ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, aktualisht gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë e konsideroi përballjen e saj me vetingun një “rast unik”, ndërsa u akuzua se nuk kishte përmbushur kriterin ligjor të dorëzimit të deklaratave në kuadër të procesit të rivlerësimit.

Me ton të lartë, Beçaj e kundërshtoi qëndrimin e KPK-së, ndërsa pretendoi se nuk mund të merrej një vendim përfundimtar për çështjen e saj.

Procesi i vetingut për Beçajn po kryhet nga trupa gjykuese e drejtuar nga Roland Ilia, me relator Lulzim Hamitaj dhe anëtar Olsi Komicin. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte e pranishme Elka Ermenkova.

Sipas Hamitajt, KPK nuk kishte mundur të administronte dosjet me deklaratat përkatëse të Znj. Beçaj nga institucionet ndihmëse, ILDKPKI, DSIK dhe KLD dhe pas verifikimit kishte rezultuar se ajo nuk i kishte dorëzuar as brenda afateve ligjore dhe as më vonë deklaratën e pasurisë, atë të pastërtisë së figurës dhe vlerësimin profesional.

“Gjyqtarja e Apelit Tiranë, Shpresa Beçaj nuk kishte përmbushur detyrimin ligjor që rrjedh nga dispozita e parashikuar në nenin 31 të ligjit nr.84/2016 “Për Rivlerësimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Rebublikën e Shqipërisë,” tha Hamitaj.

Sipas tij, Beçaj nuk shfrytëzoi as të drejtën e parashikuar në pikën 3 të nenit, përmes së cilës u jepet mundësia edhe ish-gjyqtarëve dhe ish-prokurorëve ligjorë që t’i drejtohen me kërkesë Komisionit brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit.

Relatori shtoi se KLGJ sqaronte në dokumentacionin e dërguar se në kohën e hyrjes në fuqi të ligjit, Beçaj nuk ishte gjyqtare në detyrë. Vetë Beçaj i kishte sqaruar KPK-së se e konsideronte veten gjyqtare, pasi nuk kishte asnjë akt për heqjen e statusit të magjistratit gjatë kohës që ajo nuk ishte emëruar ende.

Pas përfundimit të mandatit në Gjykatë të Lartë në vitin 2013, Shpresa Beçaj udhëhoqi një betejë ligjore kundër Këshillit të Lartë të Drejtësisë për t’u emëruar në Gjykatën e Apelit dhe e fitoi atë. Megjithatë, vendimi për emërimin e saj në Apel u ekzekutua në vitin 2018.

Në korrespondencën në Komisionin, Beçaj ka pretenduar se kishte shkuar të dorëzonte formularët në ILDKPKI, por nuk ia kishin pranuar pasi nuk gjendej në listën e gjyqtarëve. Ajo ka shtuar se në këto kushte kishte nisur të ushtronte profesionin e avokatit dhe se nuk ka qenë gjyqtare në detyrë.

Ajo pretendoi gjithashtu se me emërimin e saj në detyrë kishin përfunduar afatet e dorëzimit të formularëve të deklarimit.

Pretendimet e Beçajt nuk e kanë bindur Komisionin, i cili konstatoi se ajo nuk i kishte ushtruar të drejtat e saj në rrugë alternative, për t’iu nënshtruar vetingut me kërkesë.

“Duket se znj. Shpresa Beçaj nuk ka pasur ndonjë shkak justifikues apo arsye madhore që të mos iu mundësonin përmbushjen e detyrimeve ligjore apo ushtrimin e të drejtave,” pohoi Hamitaj.

“Mosparaqitja e deklaratave apo e kërkesave, sipas përcaktimeve ligjore shkakton humbjen e cilësisë apo statusit të subjektit të rivlerësimit dhe passjell pamundësimin e Komisionit për kryerjen e procesit të rivlerësimit për këtë subjekt, me pasojat që rrjedhin nga dispozitat kushtetuese të parashikuara në nenet: D, pika 5; Dh, pika 4 dhe E, pika 5 të Aneksit të Kushtetutës”, tha Hamitaj.

Në pikën 5 të gërmës D të Aneksit të Kushtetutës parashikohet se nëse subjekti i rivlerësimit nuk e dorëzon deklaratën e pasurisë në kohë sipas ligjit, ai shkarkohet nga detyra.

Avokati i subjektit, Julian Mërtiri përsëriti para Komisionit situatën unike të klientes së tij, ndërsa shtoi se situata nuk ishte krijuar për shkakun e saj.

Mërtiri sqaroi se pas largimit nga Gjykata e Lartë, Beçaj ka dorëzuar pranë ILDKPKI “deklaratën e interesave private, pas largimit nga funksioni” dhe se në tetor 2013 ka paraqitur ish-KLD-së, kërkesë për t’u emëruar gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë.

“Pavarësisht kësaj kërkese, KLD në mënyrë arbitrare ka refuzuar ta marrë atë në shqyrtim për afro 5 vjet, duke mos zbatuar detyrimin që ligji i ngarkonte,” tha Mërtiri dhe shtoi se në këto kushte Beçaj i është drejtuar Gjykatës Administrative me padi, duke kërkuar rehabilitimin e statusit të gjyqtarit në karrierë dhe shpërblim dëmi.

Sipas Mërtirit, Shkalla e Parë e Gjykatës Adminsirtative Tiranë kishte vendosur detyrimin e ish-KLD-së për shqyrtimin e kërkesës së Beçajt për t’u emëruar në Gjykatën e Apelit Tiranë, ndërsa Apeli Administrativ ka urdhëruar detyrimin e nxjerrjes së aktit të emërimit. Të dyja gjykatat kanë vendosur edhe shpërblimin e dëmit si pasojë e mosmarrjes në shqyrtim të kërkesës së Beçajt.

Ai shtoi se menjëherë pas emërimit në Gjykatën e Apelit Tiranë në qershor të 2018-ës, Beçaj ka dorëzuar pranë ILKDPKI deklaratën e Interesave Private “para fillimit të detyrës”.

Mërtiri shpjegoi se në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit të vetingut, në tetor të vitit 2016, Beçaj nuk kishte ende një vendim përfundimtar nga gjykata për rikthimin e saj në Apel.

Rezulton qartë se zonja Shpresa Beçaj nuk ka pasur statusin e gjyqtarit në detyrë. Është fakt dhe provohet se pas mbarimit të mandatit si anëtare e Gjykatës së Lartë dhe pas përfundimit të pagesës kalimtare prej 3 vitesh, znja Beçaj u detyrua të ushtronte detyrën e Avokatit, për të siguruar të ardhura,” tha Mërtiri, duke sqaruar se e përfaqësuara prej tij ishte regjistruar si person juridik më datë 30 qershor 2016.

Mërtiri tha se Beçaj e kishte konsideruar veten gjyqtare në momentin kur ligji i vetingut hyri në fuqi dhe iu drejtua personalisht ILDKPKI. Sipas Mërtirit, zyrtarët e ILDKPKI i kanë thënë Beçajt se nuk mund të dorëzonte formularët, pasi nuk ishte pjesë e subjekteve të rivlerësimit dhe se emri i saj nuk figuronte në listat e dorëzuara nga ish-KLD.

Mërtiri i kundërshtoi konstatimet e Komisionit duke pohuar se analiza e fakteve dhe e bazës ligjore nuk është plotësisht e saktë dhe se nuk është bërë në mënyrë tërësore dhe koherente.

“Komsioni kufizohet në relacion vetëm me konstatimin e faktit të mosdorëzimit në kohë të deklaratave, duke ‘kapërcyer’ më pas në konkluzionin se ‘nuk ka pasur ndonjë shkak justifikues apo arsye madhore që të mos i mundësonin përmbushjen e detyrimeve apo ushtrimin e të drejtave’, pa bërë asnjë analizë objektive e të kujdesshme të arsyeve që e kanë çuar në arritjen e këtij konkluzioni,” theksoi Mërtiri.

Ai i cilësoi konkluzionet si inkoherente dhe kontradiktore, ndërsa shtoi se nga relacioni nuk kuptohet se në cilën kategori të subjekteve të rivlerësimit është klasifikuar Znj. Beçaj.

Mërtiri tha se se Komisioni në konkluziuonet e tij, njëherë i referohet bazës ligjore për ish-gjyqtarët që mund t’i nënshtroheshin procesit të rivlerësimit me dëshirën e tyre – dhe në një konstatim tjetër konkludon se Beçaj nuk ka ushtruar detyrimin ligjor për të paraqitur deklaratat.

Sipas avokatit Mërtiraj, konkluzioni i KPK se mosparaqitja e deklaratave apo e kërkesave, shkakton humbjen e cilësisë/statusit të subjektit të rivlerësimit dhe pas-sjell pamundësimin e Komisionit për kryerjen e procesit të rivlerësimit, bëjnë fjalë për shkarkimin e subjektit të rivlerësimit nga detyra në rast të mosdeklarimit në kohë të deklaratave.

Ai pohoi se nëse Komisioni do të ri-analizonte pretendimet e Beçajt, do të konstatonte se rasti i saj nuk është i përcaktuar në legjislacionin me të cilin Komisioni operon në punën e tij.

“E thënë më qartë, statusi i zonjës Beçaj ka ndryshuar nga momenti i hyrjes në fuqi të Ligjit nr. 84/2016, duke qenë tashmë gjyqtare në detyrë, status të cilin provohet tej çdo interpretimi se nuk e ka pasur në Tetor 2016 apo Janar 2017,” tha avokati Mërtiri.

Sipas tij, Komisioni nuk mund të marrë vendim për konfirmimin në detyrë si gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë të Beçajt, ku rezulton se është emëruar prej 2 vitesh, nëse procesi i rivlerësimit ndaj saj do të bëhej në cilësinë e ish-gjyqtarit.

Ai shtoi se nëse nëse Komisioni do ta konsideronte Beçajn gjyqtare në detyrë në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit, do të ndodhej përpara një lapsusi, për shkak se në atë periudhë provohet se ajo nuk ishte gjyqtare në detyrë dhe për këtë shkak nuk kishte as detyrimin por as edhe mundësinë praktike për të dorëzuar deklaratat vetting.

Në fund të seancës, anëtari i trupit gjykues Olsi Komici e pyeti gjyqtaren Beçaj se me çfarë statusi e konsideronte ajo veten pas hyrjes në fuqi të ligjit të vetingut.

Gjyqtarja Beçaj deklaroi se e kishte konsideruar veten si gjyqtare, pavarësisht vonesës së trajtimit të kërkesës së saj nga ish-KLD. “Nuk mendoja se KLD do të shkelte Kushtetutën dhe jam shumë e indinjuar,” tha Beçaj. “Me një relacion kaq të dobët, nuk e kuptoj se si KPK mund të marrë një vendim me këtë relacion… . Më vjen keq! Më falni për emocionet,”, shtoi ajo me tone emocionale.

Beçaj u pyet për të njëjtën gjë edhe nga vëzhguesja ndërkombëtare, Elka Ermenkova.

“Unë e kuptoj mërinë e saj me KLD-në, por nuk jemi këtu për të gjykuar KLD-në. …Në vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë thuhet se ju jeni gjyqtare karriere dhe nuk vihet në dyshim statusi në asnjë moment. Ndërkohë, ligji nuk përcakton ‘gjyqtarë në detyrë’ apo ‘gjyqtarë jo në detyrë’. Koncepti “gjyqtar në detyrë” ose jo, nuk ka kuptim. Ose je gjyqtar, ose nuk je!”, pohoi Ermenkova.

“Deklaratat janë formularë të thjeshtë që printohen, plotësohen dhe dërgohen tek institucionet përkatëse. Kaq e thjeshtë është,” vijoi vëzhguesja ndërkombëtare, e cila shtoi se ishte në dijeni të “sagës” së madhe që kishte kaluar Beçaj si pasojë e mostrajtimit të kërkesës së saj nga ish-KLD.

Në këtë moment ndërhyri avokati Mërtiri, i cili sqaroi se termin “gjyqtar në detyrë” e kishin përmendur për të specifikuar disa elementë. Sipas tij, ILDKPKI ka thënë se Beçaj nuk e kishte statusin e gjyqtarit dhe nuk mund të dorëzonte formularët.

“ILDKPKI nuk ka kthyer përgjigje deri më sot nëse ka dorëzuar apo jo formularë, nëse mund të dorëzonte apo jo, nëse kishte status apo jo…,” tha Mërtiri. “A ka sot një hapësirë ligjore për të dorëzuar formularët e deklarimeve…? Është situatë unike. Jemi në një situatë që nuk ka mundësi ligjore për rivlerësimin,” theksoi Mërtiri.

Në fund të fjalës së saj, Beçaj tha se ishte e gatshme që të verifikohej për çdo gjë.

“Jam e gatshme të verifikohem për gjithçka. Prandaj kam aplikuar edhe tek institucionet e reja të vetingut dhe i kam plotësuar kriteret formale,”tha ajo para trupës.

Avokati Mërtiri kërkoi në fund që të vlerësohen me objektivitet rrethanat dhe situata juridike e Beçajt. Sipas tij, faktet nuk i lejojnë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të marrë një vendim përfundimtar në këtë çështje. Megjithatë, në fund të seancës, KPK njoftoi se do të shpallë vendimin më datë 3 korrik, ora 08:45.

Marrë nga Reporter.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kpk shpresa becaj vettingu kpk shpresa becaj vettingu

Sondazh

Poll
Aktualitet 1 Korrik 2020, 15:48

Prej me shumë se 5 muajsh, OFL i është vënë pas parasë kriminale në vend. Në fokus të emisionit “Unpublished” është pikërisht ky aksion i cili ka filluar të bëj...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës