LIVE UPDATES
Aktualitet

Moody`s për Shqipërinë: Aftësia paguese e borxhit, në të njëjtat nivele si para pandemisë

4 Mars 2022, 11:26 Nga DOSJA
Moody`s për Shqipërinë: Aftësia paguese e borxhit, në

TIRANË- “Scan” ka siguruar ekskluzivisht raportin më të fundit të agjencisë së vlerësimit të kreditit, Moody`s, për Shqipërinë, ku krahasuar me raportin e kaluar, atë të 23 nëntorit të vitit të kaluar, vlerësimet kryesore mbeten të pandryshuara. Sa i përket indikatorëve makro-ekonomik, rritja ekonomike për vitin e kaluar dhe atë aktual është rishikuar në rritje, nga 7.6% në 8.9% për vitin që lam pas, dhe nga 4.2% në 4.5% për vitin aktual. Sa i përket vitit të ardhshëm ndërkohë, Moody`s parashikon një rritje ekonomike pranë 4%.

Pavarësisht situatës, raporti duket se sjell disa lajme të mira. Së pari, sa i përket normës së inflacionit, që parashikohet për të gjithë vitin në 2.6%, paçka se agjencia nënvizon se për pjesën më të madhe të vitit do të vijojë të mbetet mbi objektivin e Bankës Qendrore, pra mbi 3%. Lajmi i dytë i mirë ndërkohë i referohet financave publike. Moody`s nënvizon se pavarësisht faktit se borxhi publik është rritur gjatë vitit të kaluar, do të rinisë trajetoren rënëse duke filluar që prej këtij viti, duke theksuar se aftësia paguese mbetet e njëjtë me periudhën para-krizës së shkaktuar nga pandemia. “Indikatori i aftësisë paguese të borxhit në periduhën 2022-2023 parashikohet në 7.6% të të ardhurave të qeverisë, po aq sa në periudhën para pandemisë, si dhe poshtë nivelit të dekadës së fundit, pranë 9.7%”-nënvizon agjencia mes reshtave në raport. Nga ana tjetër, indikatori i vulnerabilitetit të jashtëm projektohet në rënie këtë vit, nga 51.6 pikë në 2021-shin, në 47.5 pikë në 2022-shin. Kjo rënie duket të jetë rrjedhojë e rritjes së rezervave ndërkombëtare të Bankës së Shqipërisë, por që tregon se pavarësisht krizës së shkaktuar nga pandemia apo situatës me të cilën përballet globi sot, financat vijojnë të jenë të shëndosha dhe larg ndonjë rreziku madhor potencial.

Duke filluar prej muajit shkurt të vitit të kaluar, agjencia po përdor disa mjete të tjera të vlerësimit të kreditit, faktorët ESG, ose më saktë faktorët ambiental, social dhe të qeverisjes. Ndryshe nga termat teknikë mbi të cilat jemi mësuar të “lexojmë” raportet e vlerësimit të kreditit nga agjencitë e specializuara, tanimë, nota e borxhit dhe analiza që bën agjencia për të arritur në një përfundim është më e kuptueshme. Kështu, të tre këta faktorë ndikojnë shumë negativisht në profilin e borxhit të Shqipërisë, nënvizon Moody`s. Madje, sipas agjencisë, ky impakt është edhe më i theksuar se vendet e ngjashme me ne, sa i përket notës së borxhit. Të tre këta faktorë marrin nga një vlerësim, dhe duket se goditjen më të madhe notës së borxhit, Shqipërisë ja jep faktori social. “Ekspozimi ndaj rreziqeve sociale është i lartë dhe lidhet kryesisht me cilësinë e shërbimeve bazike, faktorët demografik jo të favorshëm, emigrimin e lartë, si dhe popullsinë në plakje, që do të peshojë në terma afat-gjatë. Edhe shëndeti, të ardhurat, arsimi, apo puna vlerësohen si burim rreziku për profilin e borxhit të Shqipërisë, paçka se në një nivel më të moderuar”, nënvizon agjencia. Sa i përket notës mbi qeverisjen, vlerësuar si negative e moderuar, agjencia nënvizon se sundimi i ligjit dhe kontrolli i korrupsionit mbeten të dobëta. Nota e vlerësimit për të tre këta faktorë mbetet e pandryshuar krahasuar me raportin e muajit nëntor.

Marrë nga Scan-Tv.com

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet moody’s raporti per shqiperine moody’s raporti per shqiperine

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës