"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
Rama zbardh MARRËVESHJEN me PD: Zv/kryetarin e KQZ do e votojmë ne, të jetë atje për teknologjinë… edhe në Izrael, mës
4 Qershor 2020, 11:42Nga DOSJA
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zbardhur sot për herë të parë, marrëveshjen që është dakordësuar me ndërkombëtarët dhe me opozitën për Reformën Zgjedhore. Teksa u pa i palëkundur për administratën zgjedhore që siç tha ai duhet të jetë e përbërë nga nënpunësit e shtetit, njësoj si në çdo vend të botës, ku mori si shembull Izraelin, Rama tha se PD do të merrte me votat e PS, nënkryetarin e KQZ. Por edhe ky post tha ai, do të lidhej drejtpërdrejt me teknologjinë në zgjedhje, në mënyrë që të evitoheshin akuzat se qeveria vjedh votat.
PJESË NGA FJALA E RAMËS:
Tani që të kuptohet nga të gjithë. Rekomandimet e OSBE/ODIHR janë atje. Problemi qëndron tek numëruesit dhe komisionerët. Që kur unë e mbaj mend, në raportin e ODIHR, imagjinoni në Izrael, Hamasi dhe Fatahu kanë komisionerë mësuesë. Ata aty s’vijnë si të partive, por si qytetarë. Edhe sot që flasim kjo duket mision i pamundur. E kemi thënë që depolitizimi është i domosdoshëm. Se ligji s’bëhet sot për nesër. Bëhet edhe për më vonë. Identifikimi, ne, duke patur parasysh edhe një nga konkluzionet e atij studimi që bëmë vetë nga kompanitë, se janë shumë pak kompani që e bëjnë, na i thanë të gjitha. Nga momenti i firmosjes së kontratës deri në momentin e realizimit duhet minimumi 6 muaj. Sot jemi shumë vonë, jemi qershor, e zemë se do të miratohet në fund të qershorit. Duhet miratuar struktura e KQZ-së së re, do korrikun në rastin më të mirë. Ja iu duhen 40 ditë, që është shumë pak për të përgatitur të gjithë studimin dhe termat e referencës. Në fund të shtatorit e hedhim në garën ndërkombëtare, tetor-nëntor, tenderi. Një muaj tjetër ankimet. Në janar kontratet. Në shkurt fillon puna. Prill-maj bëhen zgjedhjet. Ne thamë, nëse arrihet le të bëhet 100% dhe të hyjë identifikimi biometrik për aq sa arrihet dhe PD-ja ta gjejë një njeri vetë. Ta zgjedhë brenda, në një nga dhomat e SHQUP-it, ta vërë atje me votën tonë, tuajën e dini vetë. Ta vëjë atje zv.kryetar të KQZ, me mandat ekskluziv për KQZ. Që të mos thonë pastaj, jo tenderi kshu, jo Edi Rama kshu, jo Ogerta andej, e jo ndrikulla e qafiri. Po arritën ne jemi ok. Me një ekspert ndërkombëtar dhe ne s’kemi punë. S’duam të hyjmë në asnjë mënyrë në këtë proces. E bënë? Ka certifikim ndërkombëtar? Jemi OK. Ta bëjnë vetë ata.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Presidenti Ilir Meta, pas dekretimit të propozimit të tij për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, i ka dërguar një letër Gramoz Ruçit. N...
TIRANË- I keqardhur për ndërhyrjen e ambasadorëve të huaj në proces, kryeministri Edi Rama tha sot, se Bundestagu gjerman kërkon një reformë zgjedhore, por...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama la të kuptohej se edhe nëse opozita jashtë parlamentit nuk do të pranojë që të firmosë marrëveshjen e arritur dje për integri...
TIRANË- Deputeti Lefter Maliqi, ka reaguar sot për Reformën Zgjedhore dhe ka sulmuar ndërkombëtarët. Në fjalën e tij në Kuvend, Maliqi u shpreh se diplomat...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot emrin e ri për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Në bazë të dekretit të Metës, Arben Shehu i propozohet...
TIRANË- Deputeti i opozitës së re, Halit Valteri, ka përsëritur thirjen e tij për ashpërsimin e dënimit për të gjithë ata që përdhunojnë të mitur. Në dekla...
TIRANË- Ka përfunduar takimi i thirrur nga ambasadori i BE në Shqipëri në Tiranë, Luigi Soreca. Diplomatët e SHBA, Britanisë, Gjermanisë dhe OSBE, janë lar...
Politike 4 Qershor 2020, 10:01
TIRANË- Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka folur sot për rastet e ngacmimeve seksuale në shkolla, por dhe në familje. Në fjalën e saj në Kuvend, Shahini...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po vijon lëvizjet për Reformën Zgjedhore. Dosja.al mëson se kreu i PD ka mbledhur sot paradite ekspertët ...
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka pranuar sot se forcat RENEA kanë qenë në 17 maj brenda Teatrit Kombëtar. Ai tha se këto forca të Policisë s...