Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se sulmet e kryeministrit Edi Rama ndaj Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) vijnë pas hetimit që ka nisur ndaj magjistratit Ardian Dvoranit. Në një denoncim të publikuar në Facebook, Berisha shkruan se Dvorani duhet të hetohet edhe për trafikim të kafshëve të egra. Në një mesazh një qytetar i kërkon Berishës që ta publikojë denoncimin e tij që të verifikohen udhëtimet dhe pagesat që ka bërë Dvorani për të mbajtur të lidhur kafshë të egra. Gjithashtu ish-kryeministri Berisha thotë se Dvorani ka edhe mijëra euro të padeklaruara.
Postimi i plotë:
Hajduti mbron hajdutin, apo binomi Rama – Dvorani! Te dashur miq, ne nje ligjerate te denje per bodrumet e mafies, Edi Rama sulmon Spakun e partise per hetimin qe ky organ guxon ti bej famozit Dvorani, i cili gjate vetingut doli se kishte fshehur 82 mije euro dhe jo vetem kaq, por dhe 40 m2 te apartamentit te tij dhe ishte ‘shperblyer’ me 17 mije euro nga Albtelekom per te cilin me pas kishte dhene 9 vendime ne favor te kesaj ndermarrje dhe kunder institucioneve shteterore te vendit.
Pasi degjoi avokatine e Rames ndaj Dvoranit, qytetari dixhital me shkruan se kesaj i thone: hajduti mbron hajdutin dhe se Dvorani, perveç apartamentit te kohes se diktatures, ka edhe nje apartament tjeter tek Treni te cilin nuk dihet e ka te deklaruar apo jo!! “Z. Berisha me informon nje ish koleg i Dvoranit se ky i varfer ka paguar ne afrike cash te holla per te lidhur kafshet e egra. Imagjeno se sa i varfer esht. Te shikohet pasaporta dhe udhtimet e tij jasht vendit.” Ketu me poshte keni nje analize te vetingut korruptiv te Adrian Dvoranit. Sb Procesi i vetingut të Ardian Dvoranit eshte rasti klasik i perdorimit te dy standarteve nga Komisioni I Pavarur I Kualifikimit (KPK) ne vlerësimin e ligjshmërisë së burimeve të pasurisë. Gjate ketij procesi doli se Dvorani nuk kish deklaruar 82 mijë euro te vetat dhe familjes së tij. Ai e justifikoi kete me harresen e ekzistences se tyre dhe çuditërisht kjo “harresë” u pranua dhe nga komisioneret e KPK, ndërsa për shembull, pak më vonë antarit te Gjykates Kushtetuese te emeruar nga Presidenti i Republikes Besnik Muçi nuk ju pranua “ harresa” per 16 mij euro dhe ai u largua nga detyra. Perveç kesaj ne kontrast me qëndimin mbi “harresën” e Dvoranit, KPK konsideroi se gjyqtari I Gjykatës Kushtetuese F.Hkish kryer fshehje të pasurisë duke mos përmendur deklaratën vjetore të vitit 2003 një depozitë të bashkëshortes në vlerën prej 330.000 lekësh (afërsisht 2500 euro), të cilën ai e kish deklaruar më vonë në vitin 2004 dhe vendosi shkarkimin e tij. Po kështu, KPK vendosi shkarkimin e gjyqtarit B.T duke përmendur ndër të tjera se, ai kish kryer fshehje të pasurisë kur nuk kish përmendur në deklaratën e tij të pasurisë llogarinë bankare të të bijës, të krijuar tërësisht nga rroga e saj në një institucion shtetëror, e gjitha në vlerën rreth 1000 euro (148.226 Lekë). Po kështu, apartamenti I përfituar nga Dvorani në vitin 2001, si punonjës I kompanisë shtetërore Albtelekom sha paraqiti probleme të theksuara të transparencës dhe konfliktit të interesit. Apartamenti, I cili sipas kontratës fillestare ishte 93m2, në hipotekë ishte rregjistruar në emër të një personi tjetër. Pagesa e apartamentit ish bërë fillimisht prej Dvoranit (me këste që prej vitit 2004), por pas privatizimit të kompanisë në 2013, partnerët private të Albtelekom vendosën t’I falnin Dvoranit, I cili në atë kohë ishte gjyqtar në Gjykatën e Lartë, vlerën e mbetur prej 17 mijë eurosh, nga 34 mijë që ishte vlera totale,si dhe gjithashtu ti ofrojne nje siperfaqe shtese, bërë keshtu apartamentin ne total 120 m2. Si justifikim i vetem per kete para KPK ishte se Albtelekomi e kishte kete me vullnetin e tij dhe jo me kerkkese te A. Dvoranit. Nderkohe Dvorani kishte gjykuar ne Gjykaten e Larte ne konflikt te plote interesi si kryetar apo anetar paneli 9 çeshtje ku pale ishte Albtelekomi kunder institucioneve shteterore, taksave , entit regulator te telekomunikacionit etj dhe ne te gjitha ai kishte votuar ne favor te Albtelekomit . Per kontrast jane te shumte gjyqtaret qe jane larguar vetem sepse kredite e tyre, te marra ne banka private, jane konsideruar si te dhena ne kushte me te favorshme se ato te tregut, apo kur ata kanë gjykuar çështje në të cilat pale kanë qenë bankat ku ata kanë marrë kredi.
(f.m/dosja.al)
Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?
TIRANË– Ditën e sotme është bërë publike rregullorja e garës për kreun e Partisë Demokratike. Anëtari i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të O...
TIRANË– Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, njëherësh anëtare e Komisionit të Rithemelimit theksoi se procesi i votimit dhe numërimit ish...
TIRANË- Është mbajtur sot Asambleja e Partisë Socialiste ku janë marrë dhe vendime të rëndësishme në lidhje me vazhdimësinë organizative të partisë. A...
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri në një prononcim për mediat pas përfundimit të Asamblesë së PS, u shpreh se që...
TIRANË– Socialistët kanë mbledhur sot Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste. Por që në mëngjes duhet një kafe, që sot kryeministri Edi Rama ka zg...
TIRANË– Komisioni i Organizimit të Zgjedhjeve në Partinë Demokratike, ka dalë sot në një konferencë për mediat, ku kanë njoftuar ndryshime në rregull...
TIRANË– Aktivistja Evi Kokalari ka kërkuar që gazetari Ylli Rakipi t”ja thotë në sy gjërat që mendon për të. Në një postim në Facebook, ajo Kok...
TIRANË– Ish-deputeti Myslim Murrizi e konsideron Gazment Bardhin një mashtrues ordiner që sipas tij përfaqëson një grusht fundërrinash në Partinë Dem...
TIRANË– Partia Demokratike ka publikuar procesverbalin për zgjedhjet e zhvilluara për Kreun e Këshillit Kombëtar këtë pasdite. Në procesverbal shkruh...
TIRANË– Deputeti i PD-së, Ferdinand Xhaferri ka thënë se problemi i Enkelejd Alibeajt është raporti i tij me Lulzim Bashën. Në studion e “Zonë e Lirë...