LIVE UPDATES
Politike

VD-Kryetarët e degëve në PS, Gjiknuri: Nga e hëna komisioni zbret në terren

7 Maj 2022, 10:21 Nga DOSJA
VD-Kryetarët e degëve në PS, Gjiknuri: Nga e hëna komisioni

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri në një prononcim për mediat pas përfundimit të Asamblesë së PS, u shpreh se qëllimi i këtij riformatimi janë zgjedhjet vendore. Ai lajmëroi se nga e hëna Komisioni i Posaçëm i krijuar për zgjedhjen e kryetarëve të degëve në PS do të nisë punë në terren. Ndërsa shtoi se deri në periudhën e fundit të qershorit apo fillimit të korrikut procesi i zgjedhjeve brenda PS-së do të ketë përfunduar. 


“Ky do të jetë hapi i parë, ngritja e Sekretariatit Ekzekutiv prapë në nivel vendor, i cili do të përfundojë deri në periudhën e fund Qershorit fillimit të Korrikut, pra do të kemi të gjithë strukturën e re, qoftë politike, qoftë menaxheriale-administrative në të gjitha degët e Shqipërisë dhe më vonë, që është faza tjetër e programit politik të PS, do të jetë krijimi i strukturës së Koordinatorëve Elektoralë, ngritja e Platformës së Koordinimit Elektoralë dhe ndërtimi i procesit për zgjedhjet e ardhshme vendore nga ana e strukturave të PS, por tashmë edhe me forca të shtuara që janë Koordinatorët Elektoralë,“-tha ndër të tjera ai.

Prononcimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Damian Gjiknuri, në përfundim të mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste:

Faleminderit që na ndoqët në këtë zhvillim të Asamblesë Kombëtare të PS, pasi keni qendruar një pjesën më të madhe të kohës me ne, natyrshëm pjesa e dytë e sesionit ishte një mbledhje organizative ku u diskutuan, u prezantuan ndryshimet në aktet rregullatore të PS, me udhëzimet e reja që bëjnë të mundur fillimin e këtij procesi të ri organizimi, që e bëmë publike edhe dje, unë personalisht, por dhe sot Kryeministri dhe Kryetari i Partisë në lidhje me procesin ku po hyn PS deri në periudhën e zgjedhjeve vendore, pasi stacioni i madh politik i yni dhe që jam i bindur se do të kurorëzohet me një sukses të madh elektoral, do të jenë zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm. Kështu që pjesa e dytë, ku mediat nuk ishin prezente, kishte të bënte me pjesën organizative, ku u miratuan të gjitha aktet, u miratuan disa vendime të domosdoshme për funksionimin e partisë dhe mbledhja u mbyll me sukses, ku nuk pati asnjëlloj kundërshtimi dhe u miratuan të gjitha aktet, siç ishin përgatitur nga Grupi i Punës. Këtë javë fillon procesi dhe zbritja në terren i komisionit, i cili do të merret me procesin e identifikimit të kryetarëve të Partisë Socialiste të bashkive, të kandidatëve, një proces i hapur për çdo anëtar partie që e ndjen të nevojshme të drejtojë Partinë Socialiste vendore dhe ku do të ketë platforma komunikimi dhe mbi të gjitha paraqitje nga ana e tyre e gjithë vizionit të drejtimit të partisë në të gjitha nivelet vendore; ky do të jetë hapi i parë, ngritja e Sekretariatit Ekzekutiv prapë në nivel vendor, i cili do të përfundojë deri në periudhën e fund Qershorit fillimit të Korrikut, pra do të kemi të gjithë strukturën e re, qoftë politike, qoftë menaxheriale-administrative në të gjitha degët e Shqipërisë dhe më vonë, që është faza tjetër e programit politik të PS, do të jetë krijimi i strukturës së Koordinatorëve Elektoralë, ngritja e Platformës së Koordinimit Elektoralë dhe ndërtimi i procesit për zgjedhjet e ardhshme vendore nga ana e strukturave të PS, por tashmë edhe me forca të shtuara që janë Koordinatorët Elektoralë. Pra pak a shumë këto janë vendimmarrjet e marra dhe këto doja të ndaja me ju sot. Nuk e di nëse keni ndonjë pyetje për këto, por besoj janë të qarta.

LAJMI KRYESOR: PS mbledh Asamblenë! Miratohet axhenda për zgjedhjet e 2023-it, ndryshohet statuti

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike asambleja e ps 7 maj 2022 damian gjiknuri asambleja e ps 7 maj 2022 damian gjiknuri

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet