Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
ELBASAN- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot deputetët në Elbasan, ku ka mbajtur dhe një fjalim në të cilin ka bërë të qarta objektivat për sezonin e ri politik. Në hyrje të fjalës së tij, Rama është shprehur se ky ka qenë një vit i vështirë, por sërish ka kërkuar që të vijohet e të punohet përpara.
Rama ka kërkuar refletkim nga të gjithë dhe ka pyetur deputetët nëse ai është më i miri dhe meriton një mandat të tretë.
PJESË NGA DEKLARATA
Uroj për të gjithë të jeni sa më mirë në këtë periudhë të vështirë dhe ju të jeni kthyer nga pushimet me të gjithë energjinë e nevojshme për të nisur sezonin e fundit të këtij mandati të vështirë dhe sfidues për të gjithë ne. Sezonin e sapo kaluar na u desh të përballemi edhe me një tërmet shkatërrues edhe me një pandemi globale që vazhdon, a thua se nuk na dilnin dhe tepronin sfidat e punës sonë në kthesën e fortë ku e kemi futur Shqipërinë për ta nxjerrë në një lartësi të re.
Këtu jemi mbledhur që tu ftoj në një reflektim të thellë dhe të shpejt, sot dua që ta nisim dhe ta kryejmë në javët e ardhshme bashkarisht. Dua një reflektim se si duhet të vijojmë betejen tonë, si skuadër dhe si do ta kurorëzojmë këtë mandat për të merituar një mandat tjetër nga qytetarët tanë.
Po e nis nga vetja dhe jo pa qëllim publikisht me zë të lartë, që kam priviligjenin të drejtoj shtëpinë tonë të përbashkët. A jam unë kryeministri më i mirë që mund të jem për ta, po ju jeni deputetët më të mirë që mund të kenë qytetarët? A është kjo që kemi bërë më e mira? Shqiptarët sot nuk e kanë një alternativë më të mirë, se sa unë dhe sa ju, këtë ata e dinë. Shumica e tyre nuk e diskuton, por kjo nuk më mjafton fare dhe atyre jo e jo.
Kjo deklaratë e Ramës është bërë pas mbledhjes që ka zhvilluar me Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste në Elbasan. Takimi i sotëm është zhvilluar për caktimin e detyrave për sezonin e ri politik. Rama ka vendosur të bëjë disa ndryshime për drejtuesit politik në qarqe dhe u ka bërë të qartë deputetëve se nuk e kanë vendin të garantuar për listën e zgjedhjeve të ardhshme dhe nëse duan të jenë pjesë e skuadrës, duhet të punojnë shumë.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ELBASAN– Kryeministri Edi Rama, numri një i Partisë Socialiste ka larguar ish-kryebashkiakun Vangjush Dako, si drejtues politik nga qyteti i Durrësit. Mësohet s...
ELBASAN- Partia Socialiste ka mbyllur mbledhjen e sotme që ka zhvilluar në Elbasan. Sipas informacioneve mësohet se mbledhja ka zgjatur 90 minuta dhe i vetmi që...
TIRANË- Partia Socialiste sot është zhvendosur në Elbasan, ku po zhvillohet mbledhja e Grupit Parlamentar dhe Edi Rama po u jep deputetëve porositë për zgj...
TIRANË– Ndue Totri, ish-deputeti i Kuvendit të Shqipërisë në legjislaturën e viteve 1991-1992 është ndarë nga jeta. Mësohet se Totri, me profesion inxhinie...
ELBASAN– Kryeministri Edi Rama ka caktuar si drejtor politik në qarkun e Shkodrës, ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Lajmi është konfirmuar nga bu...
ELBASAN- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Elbasan, qytet në të cilin Partia Socialiste do të mbledh grupin parlamentar dhe drejtuesit partiak për sezonin e...
TIRANË- Në prag të zgjedhjeve, dhe nën presionin e kohës që nuk pret, kryesocialisti Edi Rama ka vendosur t’i japë fund situatës së vështirë politike në st...
TIRANË– Drejtori i fushatës në Partinë Demokratike Alfred Rushaj i ka kthyer përgjigje ambasadores amerikane, Yuri Kim lidhur me letrën që ajo i dërgoi kre...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim online me drejtuesit e Drejtorive Rajonale dhe zyrave arsimore vendore, disa javë para rinisjes së pro...
TIRANE- Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku përmes një statusi të publikuar në rrjetin e saj social ‘Facebook’ ka publikuar shifrat e bizneseve që...