Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Rama me mjekët në QSUT: Do ju rrisim rrogat, edhe infermierëve, vaksinën ndaj Covid-19 e kemi porositur…e vështirë situa
25 Gusht 2020, 11:33Nga DOSJA
TIRANË- Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me mjekët në spitalin Infektiv, ku e pranishme ishte dhe ministrja Ogerta Manastirliu. Ai deklaroi se së shpejti do të ketë rritje pagash për bluzat e bardha. Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë theksoi se rritja e pagave do të bëhet realitet në fillim të vitit të ardhshëm.
“Po përgatitemi për një rritjeve masive të pagave. Duam që të realizojmë një rritje pagash që të jetë shumë e konsiderueshme, jo 5 apo 7%. Duam të bëjmë një rritje të konsiderueshme jemi duke bërë kalkulimet, por ne duam që në aspekt të pagës, përtej bonuesit që i merreni, po flasim për të gjithë mjekët edhe infermierët në të gjithë Shqipërinë që të jemi në një nivel në mesataren e lartë të rajonit, kjo është ambicia. Nuk flasim për një rritje që do të planifikohet në kohë, por ta fusim në buxhetin e ri dhe ta bëjmë fakt në fillim të vitit të ardhshëm. Me të filluar viti i ardhshëm. Ajo nuk e kompenson aspektin fizik apo moral, është një vlerësim objektiv. Kemi marrë hapa që të mos i lënë mjekët të largohen dhe nga pikëpamja financiare të ketë një balancë më pas zgjedhjen e bën secili, jetojmë në një sistem të hapur.“, tha Rama.
Kreu i qeverisë u shpreh në vijim se Shqipëria ka bërë rezervim të vaksinës së Covid-19. Po kështu ai tha se nuk do të ketë një izolim të dytë të vendin, pasi kjo do të dëmtonte ekonominë. Rama nënvizoi më tej se qeveria do të marrë masa të mëtejshme, pasi gripi i stinës e bën edhe më të rrezikshme situatën e COVID-19.
“Virusi do të ketë këtu dhe nuk dihet sesa do të zgjatë. Nuk e kemi zgjedhur, na kanë zgjedhur. Gripi i stinës e bën edhe më të rrezikshme situatën e COVID-19. Para kemi edhe sfidën e hapjes së shkollave, pasi edhe fëmijët janë transmetues të virusit.“, tha kryeministri. Ndërsa për shkollat, kryeministri u shpreh se situata është e vështirë dhe e ndjen këtë edhe tek djali i tij Zaho.
(j.v;f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
FARKË– Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, ka shkuar sot në Farkë, pë...
TIRANË- Partia Demokratike akuzon qeverinë se nuk ka marrë asnjë masë serioze për përballimin e pandemisë tashmë me rihapjen e shkollave. Albana Vokshi, is...
Politike25 Gusht 2020, 08:06
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar për studimin e “The Economist” , në të cilin thuhet se në vitin 2100 Shqipëria do të ketë një popullsi preh 860 mij...
TIRANË- Ditën e premte, kryeministri Edi Rama, nën cilësinë e kryesursit të OSBE-së do të marrë pjesë në Këshillin Special që do të zhvillohet në Vjenë. Në...
ELBASAN- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka zhvilluar një takim me ekipet drejtuese vendore të Partisë Socialiste për vendosjen e ...
TIRANË– Një prej lajmëve më të komentuar të ditës së sotme është raporti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, lidhur me numrin e vogël të mjekëve për 10...
TIRANË– Rebelim nga deputetët e opozitës së re! Deputetët Myslim Murrizi dhe Artur Roshi kanë paditur në Gjykatën Administrative një padi kundër Kuve...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka reaguar lidhur me të dhënat e publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për numrin e mjekëv...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka dekretuar 12 rektorët fituesë të universiteteve publike në Shqipëri. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Presidenti kërkon a...
TIRANË- Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka denoncuar se Drejtori i Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe për një vit e gjysmë ka tenderuar 8 milion...