Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Shtetet e Quint-it thonë se detyra e parë e institucioneve të reja të Kosovës është zgjedhja e presidentit të ri të vendit.
Përmes një deklarate, përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës, kanë uruar Kosovën për zgjedhjen e kuvendit dhe qeverisë së re.
“Në këtë kohë të pandemisë dhe sfidave ekonomike, Kosova ka nevojë për udhëheqësi të vendosur dhe institucione qeverisëse funksionale që sigurojnë stabilitet, përfshirë edhe presidencën. Adresimi i këtyre sfidave do të kërkojë që prijësit e partive politike dhe deputetët e zgjedhur tani t’i vënë nevojat e qytetarëve të Kosovës mbi çështjet partiake politike dhe që opozita dhe qeveria të punojnë për prioritetet e përbashkëta, e detyra e parë është zgjedhja e presidentit të ri”, thuhet në deklaratë.
Më 22 mars, u konstituua Kuvendi i ri dhe po të njëjtën ditë u zgjodh edhe Qeveria e re e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje.
Sfida e radhës për partinë e Kurtit është që të zgjedhë edhe presidentin e ri të vendit. Për këtë post, kjo parti ka nominuar Vjosa Osmanin.
Por, Osmani nuk po përkrahet nga partitë opozitare Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Ndërkaq, ish-partia e saj, Lidhja Demokratike e Kosovës, ende nuk e ka bërë të qartë nëse do ta votojë ose jo Osmanin për një mandat pesëvjeçar në krye të shtetit. Ndërkaq, partitë e komuniteteve joserbe kanë shprehur përkrahjen e tyre për Osmanin.
Që prej 5 nëntorit, 2020, Kosova është me ushtrues detyre të presidentit, pasi Hashim Thaçi dha dorëheqje nga kjo pozitë pas konfirmimit të aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
Që nga 5 nëntori deri më 22 mars, këtë post e ushtroi Osmani dhe pas zgjedhjes në krye të kuvendit, Glauk Konjufca mori edhe detyrën e ushtrimit të postit të presidentit.
Që një person të zgjidhet president i Kosovës, sipas kushtetutës, në dy raundet e para të votimit duhet të sigurojë dy të tretat e votat të Kuvendit të Kosovës prej 120 ulësesh. Ndërkaq, në raundin e tretë, president zgjidhet ai që merr shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në votim duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë.
Nëse edhe raundi i tretë dështon, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.
Marrë nga REL
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
KOSOVË-Kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Parlamentit, Glaku Konjufca kanë shkruar në Prekazin. Sipas Gazeta Express, ata janë pritur nga kryetari i S...
SHBA– Vaksina Covid e AstraZeneca mund të jetë shumë e mirë, por një bord i pavarur i rishikimit në Shba është shqetësuar për mënyrën se si prodhuesi i il...
KOSOVË-Qeveria e re e Kosovës, ka zhvilluar ditën e sotme, mbledhjen e parë. Kryeministri Albin Kurti ka publikuar në Facebook, fjalimin e plotë që ka mbaj...
GREQI– I arratisuri nga Mafia, Mario Giulio Calderone u arrestua dje në mëngjes në Greqi, pranë qytetit të Larissa. Ai është një anëtar i shquar i familje...
KOSOVË-Albin Kurti është shpallur zyrtarisht kryeministri i Kosovës. Kuvendi i Kosovës, votoj ditën e djeshme me 67 vota pro dhe 30 kundër për qeverinë e K...
SUEDI– Gjykata e Stokholmit ka dënuar me burgim të përjetshëm 37-vjeçarin nga Prizreni, Adriatik Hadrin, për vrasjen e prindërve të tij. Ai duhet t...
KOSOVË-Sfida kryesore e qeverisë Kurti, duhet të jetë përballja me pandeminë dhe rimëkëmbjen ekonomike.Sipas Telegraf, Jeta Krasniqi nga Instituti Demokrat...
KOSOVË– Gjatë seancës së djeshme për votimin e Qeverisë Kurti, në një moment vëmendja u kthye edhe te familja e Albin Kurtit, saktësisht te vajza e t...
SHBA- Kompania gjigande farmaceutike ‘Pfizer Inc’ planifikon të prekë teknologjinë mRNA për të bërë vaksina të reja për viruse të tjera pas suksesit të Covid-19...
BRITANI– Ka ekzistuar një kohë, tani shumë larg, e gabimeve, madje të mëdha të Boris Johnson. Dhe ishte një kohë, kur numri në Britani të Madhe, midis vde...