Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Qeveria e re në Gjermani mbështet Shqipërinë dhe Maqedoninë në integrimin europian
24 Nëntor 2021, 16:16Nga DOSJA
GJERMANI – Marrëveshja e koalicionit të tre partive gjermane, të cilat do të formojnë qeverinë e re federale kanë thënë në dokumentin e marrëveshjes së mbështesin integrimin evropian të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Sipas European ëestern Balkans, marrëveshja propozon hapjen e kapitujve të parë të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, liberalizimin e vizave për Kosovën dhe vazhdimin e negociatave me Malin e Zi dhe Serbinë.
“Ne mbështesim integrimin evropian të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe në këtë kuptim reformat e nevojshme për të përmbushur të gjitha kriteret e Kopenhagenit”, thuhet në dokument.
Në këtë kuadër do të forcohet edhe shoqëria civile, shtohet më tej. Mbështetet gjithashtu Dialogu Beograd-Prishtinë i zhvilluar nën kujdesin e BE-së, si dhe përpjekjet për të ruajtur paqen afatgjatë në BiH bazuar në ruajtjen e integritetit territorial dhe kapërcimin e dallimeve etnike. Shtohet se paralelisht me negociatat e anëtarësimit, duhet të përmirësohet kapaciteti i BE-së për të pranuar anëtarë të rinj.
Sot, socialdemokratët, liberalët dhe të gjelbërt prezantojnë marrëveshjen e tyre të koalicionit. Kancelar i ri i Gjermanisë do të jetë kreu i socialdemokratëve, Olaf Scholz, ndërsa Ministria e Jashtme, e cila përfshin edhe portofolin e Çështjeve Evropiane, pritet t’i kalojë të Gjelbërve.
BULLGARI – Në mesin e personave që humbën jetën në aksident ishte edhe familja Ahmeti. Avnie dhe Xhihan Ahmeti humbën jetën së bashku me djemtë e tyre Lua...
MAQEDONIA E VERIUT- Kryefamiljari Idaver Osmani, i cili humbi bashkëshorten dhe vajzën nga aksidenti tragjik në Bullgari ka treguar momentin që mori vesh lajmin...
SUEDI – Kryeministrja e parë femër e Suedisë ka dhënë dorëheqjen vetëm disa orë pasi u emërua.Sipas BBC, Magdalena Andersson, u shpall si udhëheqëse ditën...
BOSNJË – Eurodeputetët e Parlamentit Europian kanë paralajmëruar se situata aktuale në Bosnje dhe Hercegovinë mund të rindezë konfliktin në vend nga ...
KOSOVË – Prokuroria Themelore e Gjakovës ka reaguar ditën e sotme për ngjarjen e11 shkurt të vitit 2020, kum në fshatin Bërnjak të komunës së Rahovec...
FILIPINE – Një turist në Filipine u sulmua nga një krokodil pasi e ngatërroi me një model plastik dhe pasi ju duk si lodër u ngjit në pishinën e tij për t...
ITALI – Më 27 dhe 28 nëntor, Squid Game mbërrin në Napoli, në Edenlandia , në një version për t’u përjetuar live.Sipas Napoli today, marrë nga forma...
GJERMANI – Tre partitë gjermane, Social Demokratët, Të Gjelbrit dhe Liberalë demokratët kanë arritur një marrëveshje për të formuar një qeveri të re që do t’i j...
PYONGYANG– Në Korenë e Veriut është e paligjshme që të shohësh ‘filma të huaj’. Një student që ishte kthyer nga Kina dhe kishte shitur kopje të serialit m...