LIVE UPDATES
Bota

Qeveria e re e Kosovës/ Përfundon takimi mes VV-LDK-së, formati me 12 ministri

23 Tetor 2019, 18:27 Nga DOSJA
Qeveria e re e Kosovës/ Përfundon takimi mes VV-LDK-së, formati

KOSOVË– Pas një orë e gjysmë takim në mes grupit punues të Lëvizjes Vetëvendosje me atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, u tha se ata janë marrë vesh për axhendën e takimeve të ardhshme, dhe se nuk kanë diskutuar për afatin final të një marrëveshje apo për emra se kush do të jetë në krye të ministrive.

Lumir Abdixhiku, anëtari i Kryesisë së LDK-së tha se dy liderët e partive politike do të përcaktojnë emrat në bazë të propozimeve të grupeve.

Ai u shpreh para gazetarëve se tema e dialogut me Serbinë do të ngrihet në nivel të diskutimit në mes të dy liderëve të partive politike.

Takimin me grupin punës të Vetëvendosjes, Abdixhiku e quajti pozitiv dhe tha se ishte përafrim i qëndrimeve në mes të dy subjekteve politike.

Ai tha se kanë diskutuar për formatin e qeverisë, siç theksoi për 12 ministri.

“Ne nuk kemi folur për afatet finale të finalizimit të marrëveshjes, kemi ndërtuar në agjendë të takimeve të ardhshme. Për çështje ekonomike do të flasim të hënën, për programin ekonomik, për rendin dhe ligjin do të flasim të enjten, dhe për dialogun do të ngritim nivelin e diskutimeve në nivel politik të liderëve të dy partive politike. Natyrisht ka dallime në disa tema, por për pjesën me të madhe kemi përafrime dhe jemi duke shikuar drejt pikave të përbashkëta që partitë politike i kanë”, tha ai.

Abdixhiku theksoi se vazhdojnë të presin certifikimin e rezultateve finale nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të vazhduar me finalizimin e marrëveshjes.

Nuk jemi në afat të qartë të finalizimit të marrëveshjeve. Ne ende presim certifikimin e rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, por deri në datën e certifikimit pjesa e grupeve punese do të finalizojë pjesën e vet… Në këtë fazë nuk kemi qasje të diskutimit të emrave konkretë. Ne synojmë të flasim për tema për çështje të rëndësishme të Kosovës dhe për formatin e qeverisë, dhe pastaj dy liderët do të bëjnë marrëveshjen finale, do të përcaktojnë emrat, në bazë të propozimeve të grupeve punese do të bëjnë marrëveshjen finale”, tha ai.

Abdixhiku u përgjigj edhe për mundësinë e bashkëpunimit me Listën Serbe.

“Nuk e kemi diskutuar ende, por Kushtetutën e Republikës e respektojmë pa dyshim, por nuk pranojmë kushtëzime prej askujt”, shprehet Abdixhiku.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni ldk takimi mes dy partive vetëvendosje ldk takimi mes dy partive vetëvendosje

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë