LIVE UPDATES
Ekonomi

Qeset plastike ndalohen pas 1 Qershorit! Pasojat tek industria e riciklimit

27 Shkurt 2022, 06:52 Nga DOSJA
Qeset plastike ndalohen pas 1 Qershorit! Pasojat tek industria e riciklimit

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit pohon se projektligji për menaxhimin e integruar të mbetjeve nuk synon ndalimin e të gjitha llojeve të qeseve në Shqipëri. Ricikluesit e plastikës paralajmërojnë se linjat e prodhimit në fabrika do të përgjysmohen nga ndryshimet ligjore, për ndalimin e prodhimit të qeseve të ripërdormshme Për fabrikën e riciklimit të plastikës ETNA POLIMER sh.p.k., në Devoll të Korçës, rreth 60% e shitjeve do të bien me miratimin e draftit për ndryshimet në ligjin “Për menaxhimin e mbetjeve të integruara”.

Projektligji, që do të ndalojë pas 1 Qershorit prodhimin dhe shitjen e qeseve plastike mbajtëse, i depozituar në 2020 nga Ministria Turizmit dhe Mjedisit, është rikthyer për shqyrtim në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese.

Administratori i kompanisë ETNA POLIMER sh.p.k., që kryen ciklin e mbyllur, nga riciklimi i mbetjeve plastike deri në prodhimin e produktit fundor, z. Erold Begolli, thotë se ndryshimet e propozuara do të shkurtojnë edhe numrin e të punësuarve, pasi prodhimi do të ulet. “Me këto ndryshime, shteti bllokon shitjet. Ne nuk mund të prodhojmë mall për ta mbajtur stok kur nuk ka shitje.

Linja e prodhimit për qeset plastike me doreza zë 55% të prodhimit, ndërsa në stinën e verës, janë 60%. Automatikisht 60% të shitjeve mbyllen”, pohon Erold Begolli, i cili operon në tregun e riciklimit të plastikës që prej vitit 2008.

Nisma për ndalimin e përdorimit të qeseve plastike mbajtëse, pas 1 qershorit 2022 në Shqipëri, sipas administratorit të kompanisë ricikluese ETNA POLIMER sh.p.k., ka krijuar panik te klientët, të cilët kanë ndërprerë porositë. Për ngritjen e fabrikës, kompania ka investuar 3,9 mln euro.

Cilat qese do të ndalohen të prodhohen?

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit tha për ‘Monitor’ se nisma ligjore nuk merr përsipër të ndalojë gjithë plastikën, as të ndalojë të gjitha llojet e qeseve, por ndalon vetëm qeset plastike mbajtëse; qeset e lehta plastike mbajtëse; qeset shumë të lehta plastike mbajtëse dhe qese plastike mbajtëse oxo-degradueshme ose oxo-biodegradueshme. 6

“Bizneset që operojnë në këtë fushë, nuk prodhojnë vetëm këto lloje qesesh, por një gamë shumë të gjerë produktesh plastike. Nisma ligjore është prezantuar që në vitin 2019, duke ndjekur të gjitha hallkat e informimit dhe konsultimit publik, gjë që u ka mundësuar bizneseve të përshtasin planet në bazë të kuadrit të ri”, thekson ministria.

Por, sipas kryetarit të Shoqatës së Konvertuesve të Plastikës, Vullnet Haka, qeveria “po fshihet” pas diskutimit teknik që po heq nga përdorimi qeset njëpërdorimshme. Ndryshimet ligjore do të ndalojnë përdorimin e plotë të qeseve në Shqipëri. “Sot është në fuqi vendimi i Këshillit të Ministrave, të miratuar në vitin 2018, për ndalimin e qeseve plastike njëpërdorimshme që konsiderohen qeset nën 35 mikronë.

Për ndalimin e tyre, edhe ne si grup interesi kemi dhënë dakordësinë. Për këtë ndryshim, fabrikat përshtatën industritë e tyre. Çfarë ndryshimi ligjor do të bëjë Ministria e Turizmit dhe Mjedisit për një produkt që është ndaluar që në 2018-n? Edhe nisma e miratuar në 2018 nuk po gjen zbatim, pasi duhen të ngarkohen me ligj institucionet monitoruese dhe gjobat të jenë proporcionale. Ministria publikisht shprehet se po ndalon prodhimin e qeseve njëpërdorimshme, ndërsa drafti synon të ndalojë përdorimin e plotë të qeseve plastike në Shqipëri.

Në relacionin e projektligjit thuhet se ndryshimet kërkojnë ndalimin e qeseve të ripërdorimshme, me trashësi mbi 35 micron/anë. Me këto përcaktime teknike konsiderojnë si qese të ripërdorueshme ato mbi 35 micron dhe mbi 50 micron/anë ato shumëpërdorimshe. Nuk jemi kundër kësaj, pavarësisht adoptimeve shtesë që do të na duhen të bëhen në makineri. Por me ndryshimet ligjore bëhet ndalimi e plotë i qeseve, si atyre shumë të lehta 15 micron/anë, të lehta 35 micron/anë dhe qeset e rënda mbi 50 micron/anë.

Në ndihmë të industrisë, Shqipëria nuk duhet të ndalojë përdorimin e qeseve mbi 50 micron”. Z. Haka veçon se nisma nuk është konsultuar nga MTM, me grupin e interesit, për adresimin e shqetësimeve të tyre. “Kur ne kërkuam konsultimin për draftin e paraqitur në vitin 2020, nga ish-ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, u tha që ky është vendim politik i mazhorancës dhe grupet e interesit të depozitojnë shqetësimet e tyre në komisionet parlamentare.

Pse nuk realizohet ndarja në burim e mbetjeve

Në Shqipëri, sipas INSTAT, shkalla e menaxhimit të mbetjeve është ulur 4%, ndërsa mbetjet e pamenaxhuara janë rritur 9%. Totali i mbetjeve të menaxhuara për banor në vitin 2020 është ulur 3% në raport me 2019-n.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, në qëndrimin e saj, shprehet se projektligji për ndalimin e qeseve me doreza do të ulë nivelin e ndotjes, duke përmbushur objektivin e qeverisë për reduktimin e ambalazhimit plastik të përcaktuar në programin për vitet 2021-2025.

“Duke qenë se qeset plastike njëpërdorimshme nuk ripërdoren, nuk riciklohen apo rikuperohen, në këtë këndvështrim, ndërhyrja e qeverisë zbut efektet negative në mjedis dhe shëndetin e njeriut e të kafshëve, të cilat vijnë nga përdorimi pa kriter i plastikës, veçanërisht i qeseve plastike, duke nxitur njëkohësisht zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë”, nënvizon MTM.

Vullnet Haka, president i Shoqatës së Konvertuesve të Plastikës në Shqipëri, thekson se pasojat bazë nga ku niset MTM për ndryshimet ligjore rrjedhin nga mungesa e menaxhimit të integruar të mbetjeve me ndarje në burim. “Në Shqipëri nuk është problemi vetëm te qeset plastike, që janë më të dukshme se mbetjet e tjera, tek përrenjtë kur hidhen në rrugë të paligjshme. Shqetësimi për të gjitha produktet e mbetjeve vjen nga mosmenaxhimi me ndarje në burim.

Është detyra e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të hartojë ligjin dhe të monitorojë institucionet e tjera për zbatimin e tyre. Shqipëria, më parë, nuk investonte në menaxhimin e integruar të mbetjeve, sepse nuk kishte para. Kostoja për ndarjen e mbetjeve në burim, në nivele të pranueshme, llogaritej rreth 108 milionë euro. Papritur, në vitin 2015, qeveria investoi 430 mln euro në incenerim, për asgjësimin e mbetjeve dhe jo për ndarjen e tyre në burim. Tashmë qeverisë i duhet një show, apo lëvizje populiste për të thënë që për ndotjen e mjedisit, e kanë fajin qeset”, pohon Haka.

Sipas të dhënave të INSTAT rezulton se mbetjet e plastikës në totalin e mbetjeve që gjenerohen nga aktiviteti human dhe ekonomik zënë rreth 9% në 2019-n dhe 8,5% në 2020-n. Shoqata e Ricikluesve të Plastikës pohon se mbetjet që krijohen nga qeset plastike shumëpërdorimshe në raport me të gjitha mbetjet e tjera, përbëjnë 0.8-1% të totalit të mbetjeve të plastikës. Nisur nga pesha e ulët që zënë qeset shumëpërdormishme, Vullnet Haka shton se vendimi është përzgjedhës.

“Sipas statistikave publike e deklarimeve të vetë MTM-së, në të gjithë sipërfaqen e banuar të vendit, mbetjet mblidhen dhe transportohen në rreth 65% të territorit dhe depozitohen në 4 landfille sanitare që përmbushin kushtet bazë mjedisore. Pjesa tjetër e këtyre mbetjeve hidhet në rreth 208 vend-depozitime të paligjshme të krijuara nga qeverisja vendore, që nuk përmbushin asnjë kusht mjedisor.

Për më tepër, që janë të vendosur buzë përrenjve, lumenjve dhe minimalisht në dy vërshimet e ujërave nga reshjet e pranverës dhe vjeshtës, të gjitha mbetjet, përfshi edhe ato plastike, përfundojnë në bimësinë anash përrenjve, lumenjve apo në grykëderdhje e në det. Në këto kushte, kur pak a shumë rreth 50% e mbetjeve që krijohen në shkallë vendi nuk menaxhohen, por përfundojnë në territor, në peizazhe në sipërfaqet ujore e nënujore, të bësh një ndërhyrje ligjore selektive dhe kaq drastike, jo proporcionale me ndikimin që ato kanë në mjedis duket e pakuptimtë”, – pohon Haka.

Ulen porositë për qese

Industria e riciklimit të plastikës po humbet porositë e klientëve nga ndryshimet e shpeshta ligjore. Petrit Xheli, administrator i kompanisë ‘Xhelips’ në Shkozet të Durrësit, shton se vendimi i marrë në mënyrë të papritur, po ndikon edhe në veprimtarinë e aktivitetit të tij, ku një pjesë e tregtarëve nuk po marrin më qese, për shkak të paqartësisë së shkaktuar në treg.

Sipas tij, edhe makineritë që i bleu vetëm pak kohë më parë, me vlerë 1,5 milionë euro, pritet t’i dalin jashtë përdorimit prej vendimit të qeverisë. Ai thotë se prej 5 vitesh trendi i të ardhurave të kompanisë vijon të jetë me rënie dhe parashikon që edhe këtë vit, kompania të dalë me humbje, edhe për shkak të rritjeve të kostove nga çmimi i energjisë dhe lëndës së parë.

“Me këtë ndryshim, biznesi ynë falimenton. Përse duhen makineritë nëse do të ndalet prodhimi. Na mbetet që 40 makineritë e blera për një investim të ngritur rreth 30 vite më parë dhe të konsoliduar ndër vite, t’i shesim për skrap. Nuk është arritur të na kthehen investimet në makineri dhe pajisje, për të përshtatur prodhimin sipas kritereve të fundit ligjore.

Sipërmarrjes duhej t’i lihej të paktën një afat 5 -vjeçar nga ndryshimet e fundit të miratuara, pasi jemi biznese që operojmë sipas rregullave dhe ligjeve fiskale. Kjo nuk është e drejtë”. Kompania e riciklimit ‘Xhelips’ e siguron 60% të lëndës së parë për prodhim nga tregu i brendshëm, nëpërmjet kompanive të grumbullimit të mbetjeve plastike, ndërsa 40% është me materiale importi.

Efektet te sektori i riciklimit

Fabrikat e riciklimit të plastikës, në varësi të llojit të produktit, përdorin 30 deri në 60% lëndën e parë të përfituar nga riciklimi. Drejtuesi i Shoqatës APKA thekson se ndalimi do të dekurajojë dhe ndikojë negativisht edhe në këtë sektor kaq delikat e me ndikim pozitiv në mjedis dhe punësim. “Heqja e qeseve plastike, jo vetëm që do të sjellë efekte dhe dëme ekonomike, sociale, juridike dhe për pasojë edhe financiare, në masë të konsiderueshme për buxhetin e shtetit, por në tërësi edhe në shoqëri.

Në këtë sektor janë investuar më shumë se 50,3 milionë euro. Xhiroja vjetore e subjekteve është rreth 31,4 milionë dhe punësojnë 439 persona. Nga ky aktivitet përballojnë jetesën të paktën rreth 2,000 persona, pa përllogaritur familjet që zotërojnë këto biznese, si dhe zinxhirin e gjithë personave të tjerë të ndërlidhur që arrin deri në 5,000 persona.

Kontributi në buxhetin e shtetit është 6,6 milionë euro të ardhura. Këto ndryshime ligjore të propozuara, nëse do të ndodhin, nuk do të sjellin humbje dhe dëme ekonomike vetëm tek operatoret ekonomikë të drejtpërdrejtë, por edhe tek ata të lidhur me këtë industri. Ato do të ndikojnë edhe në të gjithë popullatën, e cila do të marrë shërbime alternative shumë më pak cilësore dhe do të paguajë disa herë më shumë sa shpenzon sot për qeset plastike shumëpërdorimshe.

Për më tepër, për familjet për të cilat të ardhurat që arrijnë të sigurojnë janë kryesisht për produktet bazike të shportës, do të jetë një kosto e lartë dhe e papërballueshme”, veçon ndër të tjera z. Haka.

Ndikimet e ndryshimeve të shpeshta ligjore tek industria

Në vitin 2018, pas ndryshimeve ligjore për ndalimin e përdorimit të qeseve plastike njëpërdorimshme më të vogla se 35 micronë, në total kompanitë e industrisë së riciklimit të plastikës investuan rreth 10 milionë euro për të përshtatur industrinë ekzistuese.

Administratori i kompanisë ETNA POLIMER, z. Erold Begolli, thotë se në 2018-n, investoi 1 milion euro në makineri, pajisje dhe linjë prodhimi, por që nuk po arrin t’i kthehet, për shkak të ndryshimeve të shpeshta në legjislacion.

“Nëse miratohen ndryshimet e reja ligjore, për të bllokuar prodhimin e qeseve, i gjithë investimi për përshtatjen e industrisë dhe ai i kryer ndër vite shkon dëm. Jo vetëm që do të bien shitjet, por nuk na lënë kohë as për kthimin e investimeve që bëmë 3 vite më parë. Ne vazhdojmë të bëjmë investime për të përshtatur prodhimin me kërkesat ligjore të 2018-s”, pohon administratori i kompanisë ETNA POLIMER. Njëzeteshtatë shoqëritë kanë investuar deri në prill 2020 rreth 50,4 milionë euro, sipas të dhënave të APKA. Vlera e investimit përpara vitit 2018 ishte 41,2 milionë euro.

Ricikluesit, në vështirësi, edhe nga rritja e çmimit të energjisë

Vendimi për heqjen e qeseve shumëpërdorimshme, jo vetëm rrezikon mbylljen e prodhimit, për 50% të linjave të fabrikave ricikluese të plastikës, por vijnë në një kohë kur industria po vuan rritjen e kostove të prodhimit, nga rritja e çmimit të energjisë dhe shtrenjtimi i çmimeve të lëndëve të para në tregjet ndërkombëtare.

“Viti 2022 erdhi me dy surpriza, e para është rritja e lartë e çmimit të energjisë. Ne jemi subjekte që përfshihemi në tregun e lirë të energjisë dhe, nga 13 lekë/kw që ishte më parë çmimi i furnizimit me energji, tani po e paguajmë 33 lekë/kw. Lëndët e para nga importi janë 70% më të larta. Rritja e kostove 35% më shumë, na detyroi të rrisim çmimit e produkteve.

Pas përfundimit të festave, kërkesa për porosi ka shënuar rënie. Në anën tjetër, edhe fillimi i diskutimeve për heqjen e qeseve shumëpërdorimshme ndikoi negativisht te porositë. Efekti ishte si në rastin e bursave, kur një lajm për rritje çmimesh ndikon tek aksionet”, nënvizon z. Begolli nga kompania ETNA POLIMER.

Për vënien në punë të fabrikës, për kapacitetin e prodhimit nga 20 deri në 30% plotësohet me lëndë të riciklueshme nga tregu i brendshëm, kurse 70-80% sigurohet nga importi.

“Prej vitit 2013, me bllokimin e importit të mbetjeve, lëndën e parë të riciklueshme e sigurojmë nga grumbulluesit vendas. Tregut të brendshëm i mungojnë kapacitetet për të na furnizuar në sasi të lartë të lëndës së parë të riciklueshme, pasi nuk funksionon siç duhet grumbullimi i tyre në nivel lokal. Lënda e parë e siguruar në vend merret nga operatorët.

Nëse do të realizohej projekti i ndarjes së mbetjeve në burim, ashtu siç ndodh në vendet e zhvilluara, do të ishte shpëtimi i industrisë. Kjo do të sillte që 70% të produkteve plastike të prodhohen me materiale të riciklueshme jo për përdorim ushqimor, kurse 30% do të jetë prodhim i pastër, për industrinë ushqimore me lëndë të parë origjinale”, veçon ndër të tjera Erold Begolli.

Bizneset do të intensifikojnë kundërshtimet

Bizneset e riciklimit të plastikës do të intensifikojnë oponencën e tyre, për moszbatimin e ndryshimit të ligjit për daljen nga qarkullimi të qeseve shumëpërdorimshme. Kryetari i Shoqatës së Konvertuesve të Plastikës, shprehet se do të intensifikojë kundërshtimet ndaj draftit, duke e çuar ligjin në Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Arbitrazhit Ndërkombëtar.

“Miratimi i ndryshimeve ligjore do të sjellë humbje edhe për investitorët e huaj, që operojnë në këtë sektor dhe janë të shumtë në Shqipëri”, thotë Vullnet Haka. Për shkak të ndryshimeve të shpeshta në legjislacionin për përdorimin e qeseve plastike, Kryetari i Konvertuesve të Plastikës shton se ka pasur raste që operatorët kanë shitur linjat e prodhimit në Europë, pasi ndihen të pasigurt në investimet e tyre.

Antikushtetutshmëria e ndryshimeve ligjore

Referuar konkluzioneve të avokatit Jordan Daci, të dërguara nga Shoqata e Konvertuesve të Plastikës pranë Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, projektligji bie ndesh me nenet e Kushtetutës, pasi cenon nismën e lirë dhe ekonominë e tregut, duke vendosur kufizime ndaluese e diskriminuese për këtë grup interesi, që nuk janë proporcionale dhe nuk janë as legjitime, e as të nevojshme për një shoqëri demokratike.

“Tre vjet më parë nuk u tha që do t’ju mbyllim aktivitetin, por ju tha investoni dhe përshtatuni me kërkesat e reja të ligjit. Ndërkohë që 1/5 e investimit është bërë pas këtij ndryshimi dhe vetëm 3 vite më vonë ju thuhet, ndaloni s’ka më aktivitet, këto subjekte nuk kanë marrë mbrapsht as investimet e kryera, se për fitime nuk bëhet fjalë. Është parim kushtetues që një ligj i ri nuk mund të cenojë të drejtat e fituara me ligjin e kohës.

Në këtë rast, nëse ligji kërkon të kufizojë të drejtat që kanë fituar subjektet e industrisë së shndërrimit të plastikës, ato minimalisht do të duhej të kompensohen në masën e plotë të vlerës së tregut të investimit të tyre. Pra bie ndesh edhe me parimin e ndalimit të fuqisë prapavepruese të ligjit, pasi në fakt cenon të drejtat e fituara me ligjet e mëparshme.

Sikurse thekson edhe Vendimi Nr.1, datë 31.01.2003 i Gjykatës Kushtetuese: ‘Në aspektin kushtetues, ligji me fuqi prapavepruese është i kundërshtueshëm, në qoftë se cenon të drejtat e fituara me ligjet ekzistuese, ose krijon një detyrim të ri për sa u përket transaksioneve të shkuara’”.

Drafti bie ndesh me Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit me Bashkimin Europian dhe Marrëveshjen e Përgjithshme për Tarifat dhe Tregtinë 1994, Neni XI, në kuadër të anëtarësisë në Organizatën Botërore të Tregtisë.

“Projektligji cenon edhe detyrimet e Shqipërisë që rrjedhin nga anëtarësimi në Organizatën Botërore të Tregtisë, pasi Marrëveshja e Përgjithshme për Tarifat dhe Tregtinë 1994, Neni XI, si rregull të përgjithshëm pengon shtetet të zbatojnë ndalime apo kufizime për importin/eksportin e mallrave, me përjashtim të disa rasteve të mirëpërcaktuara.

Ndërkohë, që nevoja e projektligjit nuk lidhet me mbrojtje të jetës, apo shëndetit të njerëzve, kafshëve, bimëve, ose mjedisit në tërësi, por vjen si përgjigje e keqmenduar, pasojë e problemeve ligjore dhe teknike në administrimin e integruar të mbetjeve”, thuhet në raportin e dërguar për mendim pranë Komisionit Parlamentar.

Sipas konkluzioneve të avokatit, Jordan Daci, projektligji bie ndesh edhe me disa marrëveshje ndërkombëtare dypalëshe për mbrojtjen e investimeve me disa shtete që ka nënshkruar Shqipëria të cilat, parashikojnë mundësinë e dërgimit në arbitrazh të mosmarrëveshjeve.

“Duke pasur parasysh shumën e investimeve dhe faktin që disa ortakë të shoqërive, që janë në këtë fushë, kanë shtetësi të këtyre shteteve, mundësia e dërgimit të Shqipërisë në arbitrazh është plotësisht e mundshme dhe kostoja ekonomike për Shqipërinë në një apo disa procese arbitrazhi, do të rezultonte në disa dhjetëra apo qindra milionë euro”, citohet raporti i Shoqatës së Konvertuesve të Plastikës.

Të ardhurat e kompanive

Kompania ‘Albi Plastics’, sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Bizneseve, në vitin 2020 ka pasur rënie të të ardhurave 8% krahasuar me 2019-n. Edhe fitimet e kompanisë kanë pësuar tkurrje të lehtë 1%. Kompania ‘Xhelips Sh.P.K’, në 2020-n, ka rritur të ardhurat 18% dhe fitimet 95% më shumë se në vitin 2019.

Rritje të të ardhurave ka pasur edhe për kompaninë tjetër të konvertimit të plastikës, PPLY PACK, me 5% dhe fitimet 51%. Të ardhurat e kompanisë ‘Thea Plast’, në 2020, u ulën 12% dhe fitimet 31% më pak se në 2019-n. Për kompaninë ‘Fe.Fa.Ta SH.P.K’ të ardhurat në vitin 2020 ranë 5% krahasuar me 2019 dhe fitimet u rritën 49%. Të ardhurat e kompanisë ETNA POLIMER u rritën 30% dhe fitimet 41% në 2020 krahasuar me vitin e kaluar./MONITOR

 

 

Kërkesat e industrive

Qëndrimi i përfaqësuesve të kompanive të prodhimit të ambalazheve, qeseve plastike shumëpërdorimshe për ndryshimet ligjore të propozuara janë nga ato me karakter teknik deri te masat për përshkallëzimin e masave administrative.

–Trashësia (spesori) i qeseve plastike të “rënda” shumëpërdorimshe të bëhet nga 35 micronë për anë në 50 micronë për anë.

-Qeset plastike të “rënda” shumëpërdorimshe të prodhohen me 100% lëndë të para që vijnë (përftohen) nga procesi i riciklimit. (Përveç rasteve kur ligji për “food contact” e përcakton ndryshe)

– Në kuadrin e “Circular Economy” (Ekonomia Qarkulluese) kompanitë që prodhojnë ambalazhe, qese plastike marrin përsipër që në afatin jo më shumë së një vit të instalojnë impiante riciklimi, në mënyrë që sasitë e prodhimeve të plastikës që do të hedhin në treg, t’i rimarrin, riciklojnë e rifusin në zinxhirin ekonomik të vlerës. (II) – Ndryshime në kuadrin e masave ndëshkuese për kundërvajtjet administrative:

-Propozojmë që gjobat të përshkallëzohen në mënyrë proporcionale nga individi, biznesi i vogël, biznesi i mesëm dhe ai i madh.

-Të ketë definicion të saktë se sa do të jetë masa e gjobës në rast përsëritje të parë, përsëritje të dytë.

-Në rastet kur subjekti bën përsëritjen e tretë, përveç masës së gjobës, do të duhet të këtë edhe masa me pezullim të përshkallëzuar të aktiviteti ekonomik.

-Në të gjitha rastet e kundërvajtjeve të parashikuara në pikat 1, 2, 3 më lart të bëhet sekuestrimi i qeseve plastike që nuk plotësojnë kushtet dhe standardet mjedisore që përcakton ligji.

-Organet ligjzbatuese, që do të duhet të ngarkohen me monitorimin, zbatimin e masave shtrënguese që do të parashikojë ligji. Organet që do të duhet të përcaktojë ligji për sa më sipër propozojmë se duhet të jenë: Inspektorati Mjedisor, në nivel qendror e lokal; Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, me të gjitha strukturat e saj; Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, me të gjitha strukturat e saj; Inspektoratin e Mbikëqyrjes dhe Kontrollit të Tregjeve.

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

ekonomi ekonomi qese qeset plastike riciklim qese qeset plastike riciklim

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale