LIVE UPDATES
Aktualitet

Punëtorët e ndërtimit pa masa sigurie, bëjnë ‘cirk’ në majë të skelave

3 Maj 2022, 18:45 Nga DOSJA
Punëtorët e ndërtimit pa masa sigurie, bëjnë

TIRANË- Siguria në punë dhe respektimi i kushteve teknike nga kompanitë e ndërtimit, por dhe nga punonjësit në vendin tonë nuk është bërë ende një kulturë pune. Aksidentet përgjatë orarit të punës me pasojë ndërrim jete dhe jo vetëm, janë kthyer në fenomenin më shqetësues, ndërkohë që shumë qytetarë përpiqen të sigurojnë mënyrën e jetesës përmes këtij profesioni, por neglizhojnë masat e sigurisë për jetën. Kamerat e “Fiks Fare” përgjatë një vëzhgimi disa ditor në ndërtesat e reja në qytetin e Tiranës, kanë hasur shumë punonjës që nuk respektojnë të gjitha rregullat e sigurimit teknik të shënuara në Vendim të Këshillit të Ministrave numër 312 datë 5 Maj 2010, pika 14.1 ku thuhet se “Kur lartësia ose përkulja kalon vlerat e përcaktuara në rregullore, duhet të parashikohen pajisje për të evituar rënien e punëmarrësve”.

Nga vëzhgimi i Fiks Fare anjë nga këta punonjës nuk është i pajisur më të gjithë veshjen e sigursë në tërësi. Disa prej tyre suvatojnë dhe lëvizin nga njëra anë në tjetrën mbi skela në një lartësi të konsiderueshme e të pa lidhur me nje rrip sigurie. E një tjetër punonjës nga kati i fundit i një pallati në ndërtim, veçse i pasiguruar në atë çfarë po bën njëkohësisht përdor dhe telefonin e gjithashtu konsumon cigare edhe pse në një lartesi të konsiderueshme.

Edison Hoxha drejtues i qendrës për të drejtën e punonjësit në lidhje me sigurimin teknik tek punonjësit tha se sektori i ndërtimit është ai me problematiku. Ka shumë punëmarrës që nuk i respektojnë vetë këto kushte, por ka dhe nga ata punëmarrës që nuk kanë pajisjet e duhura. “Institucionet duhet të bëjnë një punë pak më kërkuese. Punonjësi duhet të ketë patjetër veshjen si një ndër kushtet për të siguruar jetën. Është punëdhënësi ai që duhet të jetë më kërkues, por edhe institucionet përkatëse duhet të inspektojnë pak më shumë” shprehet z. Hoxha. Gazetarët e “Fiks Fare” jashtë kameras takuan 2 prej inxhinierëve të dy ndërtesave të reja në ndërtim. Njëri prej tyre teksa u pyet nga gazetarët në lidhje me veshjen e sigurisë teknike tha se veshja kishte të bënte me jelekun për të treguar që është punonjës, me kaskën e sigurisë për të mbrojtur kokën, dorezat dhe këpucët e punës. E ndërsa u pyet në lidhje me rripin e sigurimit ai tha se nuk kishte shpjegim për këtë. Ndërsa inxhinjeri i njërës prej godinave tha se inspektimet nga institucionet përkatëse janë shumë të varfëra. Vendosin gjoba për kapelen e sigurisë dhe nuk marrin masa për rripin e sigurimit.

Por duke qenë se siguria në punë dhe jo vetëm janë nën mbikqyrjen e Inspektoratit të Punës vetë zëvëndës kryeinspektoria e këtij institucioni, znj. Irida Qosja tha se ky institucion ka detyrim kontrollin e zbatimit të ligjit. Ndërtimi klasifikohet si një ndër profesionet më të vështira. Aksidentet në ndërtim në të shumtën e rasteve janë fatale. “Në sektorin e ndërtimit 3 mujorin e fundit për vitin 2022 kemi gjithsej 6 aksidente të regjistruara dhe të konfirmuar 1 aksident me humbje jete dhe një çështje tjetër që ende nuk kanë mbaruar hetimet” shtoi ajo.

Në Inspektoratin e Punës janë gjithsej 98 inspektorë të cilët janë të atashuar në 6 drejtori rajonale. Për secilin rajon janë 13 sektorë inspektimi. “Sektori i ndërtimit ka një zhvillim të menjëhershëm. Sado i lartë të jetë numri i inspektorëve është e pamundur të qëndrosh pas çdo biznesi. Ne kemi një staf të caktuar inspektoresh dhe s’mund të jenë pas çdo kantieri ndërtimi ose pas çdo subjekti”përfundon kryeinspektorja.

Top Channel

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet edison hoxha irida qosja edison hoxha irida qosja

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet