6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
TIRANË– Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka nxjerrë për konsultim publik tre modelet e policave të reja të sigurimit të detyrueshëm, në zbatim të ligjit të ri, që hyn në fuqi më 1 korrik të këtij viti.
Bëhet fjalë për policën e sigurimit TPL, policën e pasagjerëve në transportin publik dhe policën e sigurimit kufitar. Modelet e reja të policave, që pasi t’i nënshkrohen konsultimit publik, pritet të miratohen nga Bordi i Autoritetit, reflektojnë disa nga ndryshimet kryesore të Ligjit “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”.
Në kushtet e përgjithshme, në faqen e pasme të policës së sigurimit TPL, përfshihet detyrimi ligjor i shoqërive të sigurimit për të shpërndarë formularin “Raportit Evropian i Aksidenteve”, së bashku me policën e sigurimit. Ky formular do të përdoret në rastet e dëmeve me vlerë deri në 30 mijë lekë, nëse drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksident bien dakord për përgjegjësinë dhe nënshkruajnë formularin, pa lindur nevoja që polica rrugore të vijë në vendngjarje.
Gjithashtu, në policën e re të sigurimit reflektohen si informacion ndryshimet ligjore që kanë të bëjë me afatet e reja për trajtimin e kërkesave për dëmshpërblim, kryesisht për ato dëme me vlerë deri në 100 mijë lekë. Për këtë kategori dëmesh, ligji i ri përcakton afatin 14 ditor për trajtimin e dëmeve dhe jo 30 ditë siç është aktualisht.
Mes ndryshimeve të reja është edhe ai që ka të bëjë me shmangien e Fondit të Kompensimit, ku palës së dëmtuar në një aksident i jepet e drejta t’i drejtohet me kërkesë për dëmshpërblim drejtpërdrejt shoqërisë së saj të sigurimit, në rastin kur shkaktari i aksidentit është i pasiguruar apo i paidentifikuar, mbi çdo dëm të shkaktuar mbi pronën apo shëndetin e tij.
Gjithashtu, në pjesë e pasme të policës së re të sigurimit TPL, janë reflektuar ndryshimet ligjore në lidhje me limitet e përgjegjësisë, ku parashikohet rritje e tyre në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit, në 1 korrik të këtij viti, shoqëruar me rritje graduale nga 1 janari 2022 deri në 31.12.2026.
Ndryshimet ligjore janë reflektuar gjithashtu edhe te kushtet e përgjithshme te polica për sigurimin e detyrueshëm nga aksidentet të pasagjerëve në transportin publik, si edhe policat e sigurimit kufitar. Personat që presin siguracionin duhet të lexojnë paraprakisht kushtet e përgjithshme të sigurimit, për t’u informuar edhe për rastet kur mund të përjashtohen nga mbulimi me sigurim, ose dëmshpërblimi./Monitor.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Pjesa dërmuese e vdekjeve shtesë në vitin 2020 u justifikuan me diagnozat e sëmundjeve të zemrës dhe shkaqe të panjohura, sipas të dhënave që u publikuan sot ng...
Revista “The Economist”, në numrin e saj të fundit, i ka kushtuar një artikull fenomenit të pastrimit të parave, që po lulëzon në Ballkan.Tregu i pasurive të pa...
TIRANË– Enti Rregullator i Energjisë miratoi çmimin për energjinë nga impiantet eolikë me kapacitet të instaluar deri në 3MW në një nivel 75.6...
TIRANË– Kontrolli i Lartë i Shtetit pritet që të hartojë manualin e auditit për koncensionet. Institucioni ka njoftuar se ka hapur garën për ofrimin ...
TIRANË– Stoku i detyrimeve të prapambetura arriti në 20,7 miliardë lekë në tremujorin e parë të vitit 2021 me një ulje mbi 12 për qind në raport me f...
Emigracioni është shndërruar në problemin më të mprehtë të shoqërisë shqiptare, teksa numri i të larguarve, kryesisht të rinj po vjen në rritje, duke e vënë në ...
Numri i vizitorëve në hotele në tremujorin e parë të këtij viti ka ardhur në rritje në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë ku për pjesën e dytë të...
Vepra penale e mashtrimit me kreditë shënoi një rritje të ndjeshme vitin e kaluar.Sipas informacionit nga Prokuroria e Përgjithshme, në vitin 2020 numri i proce...
TIRANË– Raporti i dëmeve neto ndaj primeve për tregun shqiptar të sigurimeve pësoi rënie vitin e kaluar.Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes...
TIRANË– Tregu i fondeve të investimit dha shenja të mëtejshme të rimëkëmbjes në tremujorin e parë të këtij viti.Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrje...