LIVE UPDATES
Bota

Publikohen dokumente të reja për fshehjen e pasurisë nga udhëheqës botërorë

4 Tetor 2021, 21:28 Nga DOSJA
Publikohen dokumente të reja për fshehjen e pasurisë nga

Në rrjedhjen e miliona dokumenteve financiare të njohura me emrin “Dokumentetet Pandora” që u publikuan të dielën, pretendohet lidhja mes udhëheqësve botërorë dhe pasurive të tyre të fshehura përmes kompanive në parajsa fiskale, duke përfshirë Mbretin Abdullah të Jordanisë, Kryeministrin çek Andrej Babis dhe bashkëpunëtorët e Presidentit rus Vladimir Putin.

Hulumtimi i gati 12 milionë dokumenteve nga 14 burime është udhëhequr nga Koncorciumi i Gazetarëve Hulumtues me bazë në Uashington, një projekt ku u angazhuan 650 gazetarë.

“Dokumentetet Pandora” pretendojnë lidhje të 35 udhëheqësve aktualë dhe të mëparshëm botërorë, me kompani sekrete për të fshehur pasuritë e tyre, përfshirë Presidentin rus Vladimir Putin, Mbretin e Jordanisë, kryeministrin çek e ish-kryeministrin britanik Tony Blair.

Grupi i gazetarëve thotë se dosja e re, rrjedhja më e madhe e të dhënave në histori, vjen pesë vite nga rrjedhja e njohur si “Dokumentetet e Panamasë”, ku ishin publikuar të dhëna se si të pasurit kishin fshehur paratë nga agjencitë për zbatimin e ligjit.

Dokumentetet tregojnë se si udhëheqësit botërorë në të pesë kontinentet fshehin pasuri, zakonisht në vende tjera të njohura si parajsa fiskale. Hetimi ekspozon më shumë se dyfishin e llogarive të fshehta në vende të huaja, krahasuar me “Dokumentetet e Panamasë”. Në dosjet e reja pretendohet se Mbreti Abdullah i Jordanisë, një aleat i ngushtë i Shteteve të Bashkuara, përmes një llogarie në një vend të huaj, shpenzoi më shumë se 100 milionë dollarë për blerjen e shtëpive luksoze në Kaliforni, Uashington dhe vende të tjera.

Zyra e Mbretit Abdullah tha të hënën se pronat e mbretit në ShBA dhe Britani nuk janë diçka “e pazakontë dhe as e papërshtatshme”.

“Këto prona nuk janë bërë të ditura për shkaqe sigurie dhe privatësie, jo nga përpjekja për të fshehur ato, siç njoftojnë këto raporte”, tha të hënën Pallati Mbretëror.

Ata shtuan se fondet personale të mbretit nuk janë para të shtetit dhe se nuk janë përdorur fonde publike për shpenzimet e pronave.

Gazeta Washington Post, një nga mediat që ndihmoi në kryerjen e hetimit, thotë se dosjet përfshijnë e-maile private, kontrata klandestine dhe të dhëna tjera, që zbulojnë skema financiare dhe se kush është pas tyre.

Washington Post, përmend rastin e Svetlana Krivonogih-it, një grua ruse për të cilën dokumentet thonë se ka marrëdhënie të fshetë me Presidentin rus Vladimir Putin.

Gazeta thotë se vetëm disa javë pasi lindi një vajzë më 2003, ajo u bë pronare e një apartamenti në Monako përmes një kompanie të huaj. Kremlini nuk pranoi të komentojë.

Dokumentet gjithashtu pretendojnë se kryeministri i Republikës Çeke, Andrej Babis, përdori një llogari në një vend të huaj për blerjen e dy villave në jug të Francës, për më shumë se 16 milionë dollarë. Zoti Babis mohoi të ketë kryer ndonjë parregullësi, gjatë një debati televiziv.

“Paratë janë dërguar nga një bankë çeke, paratë janë taksuar, ishin paratë e mia që janë kthyer në Republikën Çeke”, tha ai.

Lajmi vjen pak ditë para se çekët të votojnë për zgjedhjet parlamentare.

Sipas rrjetit BBC, Tony Blair dhe gruaja e tij, Cherie kursyen 421 mijë dollarë nga taksat kur blenë një zyrë në Londër nga një kompani në parajasa fiskale, që kishte nën pronësi ndërtesën.

BBC poashtu raporti se Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev, familja e tij dhe bashkëpunëtorët e ngushtë kanë blerë fshehurazi prona në vlerë prej më shumë se 540 milionë dollarësh në Britani.

Marrë nga VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota investigimi i pandora papers pandora papers investigimi i pandora papers pandora papers

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet