Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
“Pse s’merrni prova nga prokuroria”, Logu përplaset me Rusmajlin e KAS: Atë s’e dini ju, e kemi të qartë…
14 Maj 2021, 10:58Nga DOSJA
TIRANË– Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike Marash Logu ka debatuar me anëtarin e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ilir Rusmajli.
Logu është interesuar për provat e marra deri më tan inga institucionet dhe ka pyetur Rusmajlin se përse nuk pranojnë provat e prokurorisë.
Konkretisht Logu tha se janë depozituar mbi 22 raste kallëzimi në prokurori dhe pyeti KAS se përse nuk pranon provat e SPAK. Rusmajli nuk preferoi të përgjigjej, por u mjaftua me fjalët: Atë nuk e dini ju!
Pjesë nga debatet në mbledhje:
Marash Logu: Jemi të qartë në qëndrimet tona.
Ilir Rusmajli: Na thoni pak, në rrethin e provave që keni për sa raste bëhet fjalë për blerje votash?
Marash Logu: Për të gjitha rastet të shitblerjes së votës kemi depozituar kallëzime penale. Janë shumë
Ilir Rusmali: Përgjigjja juaj është raste të shumta, e kam të qartë. Shumë e qartë.
Marash Logu: Kallëzimet i kemi depozituar që në datën 7 prill. SPAK ka kryer hetime. Cila është arsyeja që ju refuzoni të merrni prova nga SPAK?
Ilir Rusmajli: Këtë nuk e dini ju.
Marash Logu: Kallëzimi i rremë është vepër penale. Pse refuzoni të merrni prova nga prokuroria?
Ilir Rusmajli: Refuzimin dhe pranimin e merr nga trupa.
Marash Logu: Për 22 rastet që kemi folur, kemi depozituar ato prova që kemi pasur në dispozicion.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se të gjithë ata që ndërtojnë pa leje, në momentin kur shteti do ti prishë ndërtimit, e gjithë kostoja e pastrim...
TIRANË- “Ç’kuptim ka të shkosh në majën e Kallmetit për një avlli kur në Velipojë dikush po bën namin”, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama, duke ...
TIRANË– Altin Kaziaj, përfaqësuesi ligjor i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka debatuar me përfaqësuesin e Partisë Socialiste, Eridjan Salianji. Kaziaj th...
TIRANË- Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj deklaroi sot se kuadri ligjor për të mbrojtur territorin është i plotësuar. Gjonaj deklaroi se Policia e Shte...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka treguar se për të kanë qenë ditë shoku, ditët e para pas 25 prillit kur mori vesh edhe rezultatin e zgjedhjeve parlam...
TIRANË– Deputeti Myslim Murrizi ka kërkuar që prezent në mbledhjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta të jetë edhe kreu i SHISH ba...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama foli sot për ndërtimet pa leje duke iu bërë thirrje efektivëve të Policisë së Shtetit që të jenë të vëmendshëm për të kontrol...
TIRANË- Lëvizja Vetëvendosje me qendër në Shqipëri, ka treguar disa prova nga manipulimet e votave në zgjedhjet e 25 prillit. Në një postim në Facebook, VV...