LIVE UPDATES
Bota

Pse qëndrimet ndaj përdorimit të maskave kanë ndryshuar në të gjithë botën

15 Korrik 2020, 18:11 Nga DOSJA
Pse qëndrimet ndaj përdorimit të maskave kanë ndryshuar

Ditët e fundit, presidenti i SHBA-së Donald Trump së bashku me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson janë parë për herë të parë duke mbajtur maska në publik.

Është një kthesë dramatike, Trump më parë ironizonte të tjerët për përdorimin e maskës, dhe la të nënkuptohej që disa mbanin maska për të kundërshtuar mendimin e tij edhe pasi qendrat e SHBA-ve për Kontrollin e Sëmundjeve rekomanduan përdorimin e maskave.

Ndërkohë, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar fillimisht nuk ishte gati të këshillonte publikun e gjerë për të mbajtur maska për fytyrën, siç vepruan vendet e tjera në Europë. Ajo bëri të detyrueshëm përdorimin e maskave në transportin publik në qershor, dhe madje ka deklaruar se njerëzit në Angli duhet të mbajnë maska edhe në dyqane, ose do të gjobiten.

Në botë, shumë autoritete, përfshirë Organizatën Botërore të Shëndetësisë, sugjeruan që maskat nuk ishin efikase në parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Megjithatë, tani ato po rekomandojnë përdorimin e maskave në mjedise të mbyllura, dhe shumë qeveri madje i kanë bërë të detyrueshme.

Çfarë ndryshoi dhe pse?

Numri i qeverive që kanë rekomanduar përdorimin e maskave është rritur ndjeshëm gjatë gjashtë muajve. Nga mesi i marsit, rreth 10 vende rekomanduan përdorimin e maskave, tani janë më shumë se 130 vende dhe 20 shtete të SHBA-së që kanë bërë të detyrueshëm përdorimin e maskave, sipas Masks4All, një grup aktivistësh që sugjeron përdorimin e maskave të bëra vetë, gjatë pandemisë. Disa studime sugjerojnë gjithashtu se sjelljet e njerëzve kanë ndryshuar.

“Vende që nuk kanë përdorur maska në publik filluan me shpejtësi përdorimin e tyre, si në Itali (83.4%), Shtetet e Bashkuara (65.8%) dhe Spanjë (63.8%)”, thuhet në një raport nga Royal Society – një nga organet kryesore shkencore në Mbretërinë e Bashkuar.

Ndryshimet duket se vijnë pjesërisht për shkak se njerëzit filluan ta kuptojnë më mirë se si përhapet Covid-19. Fillimisht, OBSH deklaroi se maska duhet të mbahet vetëm nga punonjësit e mjekësisë, ose nga njerëzit që kishin simptoma si kollitja dhe teshtitja.

Sidoqoftë, në muajt e fundit, ka prova se shumë njerëz të infektuar me koronavirus nuk kanë simptoma por mund të jenë infektues dhe maska mund t’ju ndalojë që të transmetojnë virusin të tjerëve. OBSH ndryshoi disa udhëzime në qershor.

Ndërkohë, ka më shumë ndërgjegjësim se rreziku i transmetimit është më i lartë në hapësirat e brendshme të ajrosura dobët dhe prova se virusi mund të përhapet nga grimca të vogla që qëndrojnë pezull në ajër.

Kjo do të thotë se nëse të gjithë përdorin maska, kjo do të “mbrojë kundër mënyrës më të zakonshme të transmetimit të virusit –piklave dhe deri në një farë mase ndoshta, edhe piklave të aerosolit”, thotë Kim Lavoie, shefe e mjekësisë në Universitetin e Quebec në departamentin e psikologjisë në Montreal.

Prof Lavoie shton se “ka pasur shumë studime” mbi maskat përfshirë studime vëzhguese të cilat tregojnë se “vendet që përdorin maska kanë shkallë më të ulët infeksioni”.

Për më tepër, një numër shkencëtarësh tani thonë se ekzistojnë “disa prova” që maskat mund të mbrojnë si personin që e mban, ashtu dhe njerëzit përreth.

Pandemia mund të vazhdojë për një kohë të gjatë dhe maskat mund të shihen si diçka e nevojshme për t’i ndihmuar njerëzit të mbrohen dhe të zvogëlojnë rreziqet, ndërsa bizneset dhe shkollat rihapen.

“Covid nuk do të zhduket, me siguri do të kemi një vaksinë pas disa vitesh, jo muajsh”, thotë Prof Lavoie, e cila ka udhëhequr Studimin iCARE, një studim ndërkombëtar për sjelljet e lidhura me Covid-19. “Pra, të gjitha këto parime duhet të jenë të integruara dhe të adaptohen në jetën e re normale”.

Pse vendet kanë qëndrime kaq të ndryshme?

Edhe pasi politikat qeveritare kanë ndryshuar, ka një hendek të madh në mënyrën se si njerëzit janë të gatshëm të përdorin maska. Rreth 83% e njerëzve në Itali, dhe 59% në SHBA thonë se do të mbanin gjithmonë maska për fytyrën jashtë shtëpisë por vetëm 19% e njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar thonë të njëjtën gjë, sipas Covid-19 Behaviour Tracker – një projekt i drejtuar nga Instituti i Inovacionit të Shëndetit Global në Imperial College London me kompaninë e sondazheve YouGov.

Cilat vende po përdorim më shumë maska në vende publike?

“SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja kanë qenë relativisht të ngadalta në përshpejtimin e përdorimit të maskës, ndryshe nga Spanja, Franca dhe Italia”, thotë Sarah P Jones.

Në vendet me rritje të theksuar të përdorimit të maskave, njerëzit janë ndërgjegjësuar në lidhje me ashpërsisë dhe prekshmërisë e koronavirusit dhe qeveritë kanë imponuar përdorimin e maskave të fytyrës”. Kjo të jep ndjesinë që shumë njerëz nuk e kanë dhe aq problem mbajtjen e maskave. Prof Lavoie ra dakort se vendet që u prekën më shumë dhe më shpejt, si Italia, mund të kenë pasur më të lehtë përdorimin e maskës, raporton abcnews.al

Si përfundim njerëzit në shtetet që përjetuan epideminë e Sars në 2003 ishin më të gatshëm që të mbanin maska. Njerëzit në Azinë Lindore e kujtojnë shumë mirë virusin Mers dhe kanë një kulturë tashmë të mësuar se përdorimi i maskave është një ide e mirë, thotë Jeremy Houard, shkencëtar në Universitetin e San Franciscos dhe një prej themeluesve të Masks4All.

Pse disa vende nuk janë ende të gatshme të përdorin maska?

Shumica e vendeve tani po rekomandojnë ose po kërkojnë që njerëzit të përdorin maska në disa situata. Sidoqoftë, shumica e njerëzve janë më të gatshëm të përdorin dezinfektues, të praktikojnë distancën sociale ose të lajnë duart rregullisht, sesa të përdorin maska ​​për fytyrën, sipas të dhënave nga iCARES.

Njerëzit mendojnë se larja e duarve dhe distanca sociale janë gjëra më të lehta se sa përdorimi i maskave, thotë Prof Lavoie. Në të kundërt, përdorimi i maskës është shumë më kompleks, njerëzit duhet të gjejnë dhe të blejnë një maskë, ta vendosin dhe ato janë të parehatshme për tu mbajtur gjithë kohën.

Shumë ekspertë besojnë se qeveritë nuk dëshironin përdorimin e maskave për fytyrën sepse ata kishin frikë se do të kishte mungesë të pajisjeve PPE për punonjësit e mjekësisë. Howard beson se shumë qeveri në Perëndim nuk vepruan në kohë duke mos bërë të detyrueshëm përdorimin e maskave deri në pikën kur u prekën shumë nga pandemia.

Pavarësisht kësaj, ai mendon se Boris Johnson dhe Donald Trump mund të kenë një ndikim pozitiv tek populli nëse fillojnë mbajnë maska në publik. Kjo është veçanërisht e rëndësishme tani që SHBA po përjeton një valë të re infeksionesh, shton ai.

Marrë nga:BBC

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë