LIVE UPDATES
Bota

Pse disa tubime masive bëhen të dhunshme?

13 Janar 2021, 15:09 Nga DOSJA
Pse disa tubime masive bëhen të dhunshme?

BOTË- Mbretërimi i mbretit Louis Philippe, mbreti i fundit i Francës, mori papritur fund më 24 shkurt 1848, pas disa ditësh protesta gjithnjë e më të dhunshme në Paris, dhe muajve të kundërshtimit të fortë popullor të politikave të qeverisë.

Në fillim protestuesit ishin mjaft të rregullt:studentë që brohorisnin, burra dhe gra të veshur mirë që shëtisnin, dhe vetëm disa hajdutë përfituan nga situata duke thyer xhamat e dyqaneve dhe plaçkitur. Por në orët e vona të mbrëmjes së 23 shkurtit, situata ndryshoi.

Ushtarët kishin qëlluar mbi turmën afër Hôtel des Capucines, duke plagosur rëndë shumë burra dhe gra. Disa blloqe më tutje, një gazetar “u trondit nga sjellja e një zotërie, që vraponte si i marrë pa kapelën e tij, duke filluar t’u thoshte kalimtarëve. “Rrëmbeni armët. U tradhtuam!”.

“Efekti ishte elektrizues”- shkroi më vonë gazetari. “Secili e shtrëngoi për dore atë që kishe më pranë,kudo nëpër rrugë u përhap thirrja se duhet të rrëzohet i gjithë sistemi”.Disa dekada më vonë, në vitin 1895, ato ngjarje u bënë thelbësore për një nga përpjekjet e para shkencore të bashkërenduara për të kuptuar mentalitetin e turmës “Turma:Një studim i mentalitetit popullor” të Gustave Le Bon.

Që atëherë, sociologët janë përpjekur të përshkruajnë sjellje e njerëzve në mesin e turmave. Pavarësisht nga provokimi i policisë, çfarë e nxit një grup njerëzish në dukje paqësorë të kthehen në të dhunshëm? Sa koherente janë turmat në qëllimin e tyre? Pse dhe si një turmë bëhet e tillë?

Marshimi i javës së kaluar dhe sulmi vdekjeprurës mbi Capitol Hill, i ka ngritur sërish këto pyetje, dhe madje shumë të tjera. Mediat kanë debatuar fort për të gjetur gjuhën e duhur me të cilën t`a përshkruanin. A ishte ajo një turmë e zemëruar, një demonstratë kaotike, një protestë e shëmtuar apo një kryengritje e qëllimshme, apo ndonjë kombinim i të gjithave?

Duke pasur parasysh mungesën e kronistëve neutralë, një përshkrim i plotë i episodit mund të mos dalë kurrë. Por pamje të shumta video janë tashmë në dispozicion, dhe ekspertët kanë nisur t’i analizojnë imazhet në kontekstin e një studimi të gjerë mbi dinamikën e turmës.

Dhe ngjarjet e 6 janarit ka të ngjarë të studiohen dhe referohen për vitet që do të vijnë.

Nëse skenat nga Capitol Hill zbulojnë një gjë, ajo është shumëllojshmëria. Kishte njerëz me veshje ushtarake që mbanin armë, zinxhirë dhe harta të korridoreve; individë me kapele të ”Xhaxha Semit”, dhe kostume me lëkure kafshësh.

Të tjerët vendosnin pajisje shpërthyese, thyenin xhamat, sulmonin gazetarët; dhe qindra të tjerë vetëm sa silleshin vërdallë, duke mbajtur në duar simbolet pro-Trump. Ndoshta për t’i rënë shkurt, shumë gazetarët kanë përdorur termin “turmë”, por ajo vështirë se e rrok tërësinë e ngjarjeve, dhe aq më pak atë që studiuesit kanë mësuar rreth sjelljes së turmës 150 vitet fundit.

“Turmat nuk veprojnë me një mendje irracionale”- thotë James Jasper, sociolog në Universitetin e Nju Jorkut, dhe autor i librit “Emocionet e protestës”. “Aty ka shumë grupe, që bëjnë gjëra të ndryshme, për arsye të ndryshme. Dhe kjo është thelbësore për të kuptuar se pse ata sillen në atë mënyrë”-thekson ai.

Gustave Le Bon, një intelektual dhe shkrimtar francez, nuk kishte mbushur ende 7 vjeç gjatë rebelimit të vitit 1848 në Paris, dhe ka shumë të ngjarë të mos ishte dëshmitar i ditëve të tij më të përgjakshme. Por dëshmitë mbi rebelimin e prekën shumë. Mbi atë ngjarje, ai ndërtoi një teori mbi sjelljen e turmës, e cila nuk e ka humbur kurrë rëndësinë.

“Një grumbullim njerëzish,paraqet karakteristika të reja shumë të ndryshme nga ato të individëve që e përbëjnë turmën. Ndjenjat dhe idetë e të gjithë personave në atë tubim, marrin të njëjtin drejtim dhe personaliteti i tyre i ndërgjegjshëm. Aty formohet një mendje kolektive”- shkruan Le Bon.

Koncepti i tij ndikoi për dekada në mesin e sociologëve. Por filloi të dilte disi nga moda gjatë lëvizjeve protestuese në mesin e shekullit XX-të, si në Evropë po ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara. Kjo për një arsye:shumë sociologë nuk po i shihnin më ato demonstrata në televizion ose në letërsi; ata ishin vetë pjesëmarrës aktivë.

A ishin ata vërtet dele pa mend, të dehur nga një mentalitet i turmës që e mbyste gjykimin e tyre individual? Nuk ndihej kështu nga një vëzhgues brenda turmës. “Një turmë është si një pacient tek mjeku, si i hipnotizuari tek hipnotizuesi”-shkroi Bill Buford, duke parodizuar këto supozime në librin e tij të vitit 1990 “Midis vagabondëve”, një tregim mbi kohën e tij të kaluar në shoqërinë e huliganëve të futbollit anglez.

Një ndryshim i madh në të menduarit mbi sjelljen e turmës ndodhi në mesin e shekullit të kaluar, dhe ai integroi dy parime konkurruese mes tyre. I pari është që në kushte specifike, protestuesit me mendësi paqësore mund të reagojnë dhunshëm kur për shembull thyhet një barrikadë nga të tjerët, apo kur policia godet dikë afër tyre.

“Shumë shpesh incidente të tilla shkaktohen nga policia. Por sigurisht që mund të vijnë edhe nga dinamika e turmës”- thotë Xhasper. Njëherazi, si rregull dhuna impulsive ka më pak të ngjarë të ndodhë në turmat që kanë një strukturë sociale dhe organizim të brendshëm.

Protestat e lëvizjes për të drejtat civile në SHBA ishin taktike dhe të organizuara që në vitet 1950. Po kështu shumë protesta “sit in” (ku protestuesit ulen diku përtokë në një ambient publik)në vitet 1960-1970, kundër energjisë bërthamore dhe Luftës së Vietnamit.

Thuheshin dritare, kishte përplasje me policinë, por këto trazira spontane nuk kishte një rregull. “Që nga ajo kohë, protestat, qofshin të dhunshme ose jo, kanë përfshirë taktika, strategji, dhe trajnim, pikërisht për t’u siguruar që turma të mos e humbë fokusin nga kauza që mbron”- thotë Calvin Morrill, një profesor i drejtësisë dhe sociologjisë në Universitetin e Kalifornisë.

Sigurisht, veprimet masive nuk zhvillohen në vakum. Ato janë ndërveprime të zgjeruara me policinë dhe zyrtarët e tjerë të sigurisë. Ashtu siç ka ndryshuar kuptimi i dinamikës së turmës, po kështu ka ndodhur dhe me taktikat e policisë dhe vlerësimin e kërcënimeve.

Në protestat e viteve 1960-1970, qasja ishte të tregohej forca, e pasuar nga arrestimet e shumta masive. Tani, strategjia fillestare është shpesh përmbajtja. Policia ose zyrtarët e sigurisë zakonisht japin leje për protestat, duke bllokuar zonën përreth.

Gjithashtu, forcat e sigurisë janë stërvitur të injorojnë fyerjet apo gjestet e vogla të armiqësisë, si shtyrjet apo goditjet me shishe uji nga ana e turmës. Dhe ata trajnohen vazhdimisht si të shmangin radikalizimin e turmave, duke zhvendosur njerëzit sa më butë që të jetë e mundur, dhe duke iu përgjigjur shpejt episodeve të vogla të dhunës dhe izolimin e autorëve. Nëse një turmë është një “bombë” potenciale, puna e forcave të sigurisë është t`a neutralizojnë atë vazhdimisht.

Sot studiuesit kanë një varg mjetesh të reja për të parashikuar sjelljen e turmave. Për shembull, shkencëtarët mund të modelojnë sjelljen e turmës duke “populluar” në mënyrë dixhitale një rrugë ose park me një turmë, dhe duke programuar numrin e mundshëm të provokatorëve, si dhe duke simuluar të gjithë skenarët e mundshëm, bazuar në taktikat e ndryshme të policisë. Por gjithmonë do të ketë surpriza.

Marre nga: The New York Times

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota protesta ne bote protesta ne bote

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet