6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
FIER– Policia e Fierit ka dhënë njoftimin zyrtar në lidhje me procedimin e nisur ndaj naftëtarëve të Ballshit, të cilët u shoqëruan gjatë ditës së djeshme në ambientet e komisariatit. Policia njofton se ka shoqëruar 9 naftëtarë, nën akuzën e grumbullimit të paligjshëm dhe prishjes së qetësisë publike.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër proceduan penalisht për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkatërrimi i pronës” shtetasit:G. M., 60 vjeç; N. L., 58 vjeç; B. H., 54 vjeç; J. H., 54 vjeç; K. J., 46 vjeç; R. H., 53 vjeç; L. H., 54 vjeç; A. I., 48 vjeç dhe A. N., 56 vjeç, banues në Mallakastër, pasi në hyrjen kryesore të KPTHN-Ballsh, janë grumbulluar përpara uzinës bashkë me disa ish-punonjës të tjetë të kësaj uzine, dhe kanë tentuar të hyjnë me forcë në ambientet e brendshme të saj, duke dëmtuar derën kryesore.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Ç’ndodhi ditën e protestës?
10 naftëtarët e Ballshit qëndruan në komisariatin e Fierit për pesë orë, pas një proteste që zhvilluan përpara Uzinës së Ballshit, ku kërkuan marrjen e 13 pagave të prapambetura dhe rivendosjen në punë të rafinerisë. Policia pretendon se ata kanë shembur portën e rafinerisë si dhe kanë kundërshtuar policinë private që mbron uzinën.
Në fakt situata ishte krejt ndryshe. Ajo që i revoltoi naftëtarët ishte fakti që mëngjesin e 28 nëntorit në uzinë u futën mjete të rënda që do të kryenin demontimin e rafinerisë. Ata u shprehën përpara mediave se ishin vënë në dijeni që një kompani private kishte filluar punë.
Çfarë kërkojnë naftëtarët?
Naftëtarët e rafinerisë së Ballshit kërkojnë shlyerjen e 13 pagave të prapambetura dhe rinisjen e punës së rafinerisë. Naftëtarët e uzinës në Ballsh protestuan edhe një vit më parë për muaj me radhë për pagat e pamarra, edhe pse kishin punuar në kohë pandemie, kur gjithçka ishte e mbyllur dhe në “shtetrrethim”. Duke parë se nga protestat e tyre nuk pati asnjë reagim ata vendosën që të futeshin në grevë urie në ambientet e Rafinerisë. Qeveria u ofroi atyre 40 mijë lekë të reja rrogë për një periudhë 1-vjeçare. Po ashtu, iu paguan edhe kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për periudhën nëntor 2020-tetor 2021. Por në vendimin e qeverisë thuhej qartë se nëse pas kësaj periudhe nëse në rafineri nuk afrohej asnjë investim, atëherë naftëtarët nuk do të merrnin më mbështetje nga shteti. Dhe kjo ka bërë që ata të ngriheshin sërish në protesta. Mirëpo, përveçse janë pa punë, tashmë u duhet të përballen dhe me qëndrimin pas hekurave.
(a.b;F.m/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
Dy të rinj shqiptarë kanë rënë në prangat e Policisë spanjolle, pasi dyshohen si autorët e një vrasjeje të ndodhur dy vjet më parë në Volfsburg të Gjermanisë. T...
Kryeministri Rama e ka nisur ditën me një foto në profilin e tij në rrjetet sociale, teksa uron një dhjetor të paqtë për të gjithë në këtë ditë të parë të muaji...
TIRANË- Çdo vit, 1 dhjetori njihet si Dita Botërore e SIDA-s në të gjithë globin për të përhapur ndërgjegjësimin për sëmundjen dhe për të kujtuar të...
TIRANË- Është e hënë, java fillon me shpejtësi në Tiranë. Në rrugën “Kongresi i Manastirit” ndodhen shumë ndërtesa banimi dhe mes tyre edhe gjimnazi “...
Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit, Arben Hajdarmataj solli mbrëmjen e kësaj të marte në “Opinion” rastet kur gjatë hetimeve për ngjarje apo grupe kriminale ka...
TIRANË– Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë detaje në lidhje me gjendjen e akseve rrugore pas 24 orësh pa reshje. Sipas ARRSH gjatë natës për të shma...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al mban lajm kryesor në faqe sulmin që ndodhi në SHBA, ku tre persona...
TIRANË- Rezerva valutore e Bankës së Shqipërisë shënoi nivelin më të lartë historik në muajin tetor.Sipas statistikave, ajo kishte vlerën e 4.2 miliardë eu...
Në emisionin “Opinion” në Tv Klan është diskutuar në lidhje me femrat e botës së krimit.Ka qenë gazetarja e njohur, Fatjona Mejdini ajo e cila ka treguar se pre...
Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” në Tv Klan është ndalur në situatën e kopshteve në Sarandë. Një qytetar kërkon të regjistrojë djalin 3-vjeçar në kops...