Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Protestat mbi burgosjen e Navalny, arrestohen rreth 200 politikanë dhe deputetë të opozitës në Moskë
15 Mars 2021, 09:38Nga DOSJA
RUSI- 200 politikanë dhe deputetë të opozitës janë arrestuar në Rusi për shkak të mbledhje që bënë mbi burgosjen e kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny. The Moscow Times shkruan se arrestimet janë bërë për shkak të grupimeve si dhe protestave të shumta që kanë nisur në të gjithë Rusinë për burgosjen e Navalny.
Kritiku i Kremlinit Mikhail Khodorkovsky, në një postim në Twitter i quajti arrestimet anti-kushtetuese.
“Forumi i të gjithë deputetëve të bashkisë ruse është ndaluar në Moskë! Arrestimet janw antikushtetuese,” shkroi ai.
“Një fund shumë simbolik i një forumi të shkurtër: deputetët në furgonët e policisë dhe policia e maskuar po përdredhin krahët e njerëzve,” shkroi një nga të arrestuarit në Facebook.
Ndërsa vetë Policia e Moskës në një deklaratë për mediat tha se arrestimet u bënë për shkak të mos respektimit të masave anti-Covid.
“Shumë nga pjesëmarrësit e konferencës nuk kishin maska, ndërsa disa ishin anëtarë të një organizate, puna e së cilës është deklaruar e padëshirueshme”, tha policia.
Disa nga personat e arrestuar janë opozitarët Ilya Yashin, Vladimir Kara-Murza, Yulia Galyamina, Yevgeny Roizman dhe Andrei Pivovarov si dhe shumë gazetarëtë pavarur.
Arrestimi dhe burgimi i Navalny shkaktoi protesta mbarëkombëtare të rrugëve në Rusi, por aleatët e tij thonë se ata kanë planifikuar protesta dhe demostrata deri në pranverë. Navalny u arrestua sapo u kthye në Rusi nga Gjermania, ku po kurohej ndaj një helimi nga agjentë nervor, për të cilin ai drejtpërdrejt ka akuzuar Putin, por Kremlini i ka mohuar akuzat.
(I.A/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KOSOVË-Situata në të cilën gjendet Kosova, fillimisht me gjendjen e rëndë në aspektin e shëndetësisë, të shkaktuar nga pandemia, por edhe me pasojat ekonom...
ANGLI- Linja ajrore e Britanisë, po planifikon futjen në fuqi të pasaportave të vaksinimit. Metro shkruan se me nisjen e pasaportave të vaksinimit vendi pritet ...
KOSOVË- Lumir Abdixhiku është kreu më i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Pasi u zgjodh ditën e djeshme Abdixhiku, nuk humbi kohë, por menjëherë mori v...
TAJLAND- Tajlanda është bërë vendi i parë që do të rinis vaksinimin e popullsisë me vaksinën e AstraZenecës. The Guardian shkruan se vaksinimi në Tajldanë prite...
Pandemia e COVID-19 shënon çdo ditë shifra rekord të infektuarish. Deri më tani në rang global janë shënuar 120,452,458 raste të infektuara, prej të cilë...
HOLAND- Holanda është shteti tjetër në Evropë që ka pëzulluar vaksinimin e popullsisë me vaksinën e AstraZenecës. The Guardian shkruan se Holanda ka anuluar rre...
Vitin e kaluar, Teuta Fazliu u njoftua nga autoritetet komunale të Bujanocit se emri i saj është hequr nga lista e vendqëndrimit, ku kishte qenë e regjistruar.F...
GJERMANI– Asnjëherë më parë Unioni Kristiandemokrat, CDU nuk ka pasur një rezultat kaq të dobët zgjedhor në të dyja landet. Dukshëm më pak se 30% në të dy...
BRITANI– Nga një studim i kryer nga Guardian Seascap, më shumë se 9,000 mostra ushqimesh deti nga restorante, shitës peshqish dhe supermarkete në më shumë se 30...
KOSOVË- Kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani do të nisin ditën e sotme takimet me krerët e part...